SHËNIM: Shuplaka e parafundit?

Ylli Përmeti June 22, 2015 18:31

SHËNIM: Shuplaka e parafundit?

Pjesëmarrja e vogël në zgjedhjet bashkiake ishte një shuplakë e vogël për klasën tonë politike të 25 viteve të fundit.

Ajo tregon, midis te tjerash, se një pjesë e vogël e popullit është ndërgjegjësuar dhe nuk ndjek instinktin në të cilin e ka vendosur klasa politike: në zgjedhjen e të “keqes më të vogël”. Por bojkoton.

Do të ishte, sigurisht, një bojkot më i madh nëse në arenën politike shqiptare massmedia lejonte shpalosjen e një alternative tjetër, vertetë demokratike dhe shkencore. Por, edhe në kushtet e çensurës, populli bojkoton.

Sigurisht, bojkoti do të jetë më i madh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare: sepse në njërën anë gjendja e përgjithshme do të përkeqësohet dhe në anën tjetër një “vizion” i ri është në ngjizje në mendjet e aktivistëve politikë dhe, një pjesë e mirë e atyre që votuan në këto zgjedhje do të zhgënjehen.

Të zhgënjyerit më të mëdhenj do të jenë anëtarët dhe mbështetësit e opozitës: sepse në bashkitë që ajo fitoi do të ketë më pak investime. Duhet thësë se këto zgjedhje, njëlloj si zgjedhjet pararendëse, i karakterizon pragmatizmi sesa një vizion i qartë demokratik dhe shkencor.

Kësisoj shqiptarët u përballën me dy lloj “pragmatizmash”: të fushatës zgjedhore, përgjatë së cilës shumë u përpoqën të “zhdapnin” ndonjë shumë në këmbim të votës dhe pas zgjedhjeve, ku shumë shpresojnë se do të punësohen diku.

Por, ngaqë pragmatizimi s’ka asnjë lidhje me kuptimin e sistemit, se ku çon ai dhe përse, të gjithë pragmatistët do të zhgënjehen: rrjedhimisht, një shuplakë përfundimtare e pret klasën politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Për të njëjtën arsye do të ishte mirë që përgjatë kësaj kohe çdokush të ndihmonte në promovim e alternativave vërtetë demokratike dhe shkencore me qëllim që të bënim të mundur organizimin politik të popullit sa s’është vonë…

Ylli Përmeti June 22, 2015 18:31
Komento

4 Komente

  1. katarakti June 22, 18:50

    Shkruaj shqip. Jo te “zhdapnin”, dmth te hanin dru, por te “zhvasnin”, pra te fitonin ndonje lek.

    Reply to this comment
    • drini June 23, 13:28

      Keto ”gazetaret” jane me te vertete te dobishem: budallalleku i tyre e detyron trurin tone te jete vazhdimisht ne pune per te gjetur se cfare kane dashur te thote ne te vertete. Ne kete rast ”provimi” ishte per te gjetur fjalen qe duhej per te zevendesuar fjalen zhdapje.

      Reply to this comment
  2. shpatar June 24, 08:44

    Z.Ylli .Mire i ke thene por ke harruar gjene me kryesore .Po te shikosh politiken shqiptare ne keto 24 vjete te bie ne sy nje mit .Fitorja me cdo kushte dhe me cdo lloje cmimi .Populli kete tendence e ka kuptuar mbas 97 .
    Sjellja e Pd ne 4 vitet e para te qeverisjes e zhgenjeu popullin por jo politiken .Politika vazhdonte te ecte ne thonjzat e dyshesh Berisha-Nano ku populli akoma nuk kishte kuptuar Katovicen Shqiptare .Deshtimet e Nanos dhe qasjet me Pd e bene me agresive popullin per te thyer kete mit .Ketu padyshim sukses ka Ps e drejtuar nga Rama qe nisi fushaten per pastrimin e kompromiseve te pista per pushtet .E rinovoje Ps dhe i dha fytyren e vertet. Rezultatet vije gradualishte dhe do te ishin finalizuar ne 2009 nese Meta ,pra LSI, nuk do te bente ate veprim akrobatik .2011, ne zgjedhjet lokale, tregoje se pushteti i Berishes po binte edhe pse u manipuluan ne Tirane ku sollen Lulin .
    Populli vazhdoje te mbeshtes te Majten si nje parti qe do te permbyste mitin per te sunduar. Dhe erdhi 23 Qerashori .Asnje nuk e kishte parashikuar kete rezultat nga cdo pikpamje qe ta analizosh.23 Qershori arrine kulmin e ndeshkimit te Sali Berishes qe do te pasohej me humbje te tjera .Populli e realizoje ate qe mori persiper.Nuk duhen shikuar keto vogelsira ne zgjedhjet lokale ku themi se nuk pati nivel pjesemarje.Ketu gabojme dhe nxjerrim konkluzjone jo te sakta duke parashikuar se ne te ardhmen ,si rezultat i pjesemarjes se vogel , do bieri fuqia e te Majtes .Kjo pjesmarje ,sic kam biseduar dhe me shume te tjere ka vetem nje arsye .Besimin se e Majta ,perballe Pd te inkriminuar ,e ka te sigurt fitoren edhe kur pjesemarja eshte e vogel .

    Reply to this comment
  3. lida al June 24, 14:54

    Une nuk e kuptoj perse eshte pjesemarrje e vogel kur ne censusin e vitit 2011, te kryer nga Sali Berisha, ne Shqiperi u regjistruan 2.893.005 persona, te vegjel e medhenj. Kjo shifer me 3 milione e ca vete eshte qe ne kohen e Enverit, kur ishin pak mbi 4 milione banore. Bejini mire llogarite e do t’ji dale se kane votuar pjesa me e madhe e zgjedhesve. Ju gazetaret merruni me shifrat reale, zbulojini. Populli ka marre e do te marre pjese ne mase ne cdo zgjedhje sa te jete kjo PD e mostra Sali Berisha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*