SHËNIM: Simbolika e (pa) shpjeguar e dy gishtave

February 28, 2014 12:39

SHËNIM: Simbolika e (pa) shpjeguar e dy gishtave

Një prej simbolikave të mbetura nga 23 vjet më parë, pa pësuar asnjë lloj zbehjeje apo harrese, është ajo e dy gishtave përpjetë, një akt që përfaqsonte thirrjen për demokraci që pushtoi gjithë vendet e Lindjes komuniste, në kapërcyell të 90-ës, sigurisht dhe Shqipërinë. Berisha nuk mund të kuptohet pa dy gishtat. Këto, portreti herë i ngërdheshur me buzët vesh më vesh e herë i murrëtyer, si dhe kadencat e regjistrit vokal, që finalizohen më pas ne një kantilenë gricëse për çdo vesh të ndjeshëm ndaj të bukurave zëra të kësaj bote, janë konfigurimet që na nuk na shqiten dot prej dy dekadash. Dy gishtat i ka marrë si stafetë dhe Lulzim Basha, që i tund sikur të ketë tufa lulesh ndër duar, shoqëruar gjithnjë nga një pamje lumturie orgazmike, krejt e pashpjegueshme, porsi arsyeja se përse duhen ngritur ato, gjersa ishin të kushtëzuar nga një konteskt i caktuar që sot nuk ekziston më. Por mundet ta ketë një shpjegim, nëse ngrehësit e tyre gjykohen për mbajtjen gjallë të një populizmi, pa të cilin nuk mund t`i sigurojnë vetes asnjë frymëmarrje në politikë. Ndaj, jo më kot u panë të ngrihen dy gishtat edhe në një protestë të të larguarve nga administrate, paraditen e së enjtes.    E.H.                     

February 28, 2014 12:39
Komento

13 Komente

  1. ali February 28, 12:57

    Dy gishtat, V-ja eshte shenja e victory/fitore, por perdoret edhe si simbol paqeje.

    Reply to this comment
  2. mendim i lire February 28, 13:01

    Eshte hipokrizi e Berishes dhe e klanit te tik ngritja e dy gishtave. Sepse me hipokrizi e pato qe ne fillim te “lojes demokratike”.
    Berisha simboliken e dy gishtave, pasi eshte kalbur ne krime e korru[sin gjithe keto vite, e perdor per shplarje trush, ndaj debilave ne mase, por te mencurve s’ja hedh dot.
    Simboliken e dy gishtave perpiqet ta perdore si efekt psikologjok ndaj mases se vet, per t’u thene se eshte si ai i pari qe ngrinte dy gishtat ne Qytetin Studenti dhe genjente studentet e varfer.

    Reply to this comment
  3. italia February 28, 13:37

    ne afrike. ne irak ne iran ne siri dhe ne disa vende te tjera ku pjeserisht apo totalisht mungon jo democracia por edhe te drejtat me minimale te jeteses ngrihen gishtat por ti ngreshe sot ne 2014 ne shqiperi nuk edi se kush eshte …..

    Reply to this comment
  4. kurva e shkodres February 28, 13:47

    sal futi prapa se ke ku i fut ose tash po ta fusim shum

    Reply to this comment
  5. Skifter Mergimi February 28, 19:04

    Dy gishtat per here te pare i ka ngritur Jul Cezari ne simbol te germes “V”, victoria apo vinceremo. Kete veprim e ka bere ne nje moment kur populli i Romes protestonte ndaj tij per krimet qe ai kishte bere ndaj nje prej kryengritjeve popullore zhvilluar ne ate kohe te cilen e udhehoqi Cezari dhe e fitoi.
    Me vone ky simbol mori interpretimin e asaj qe fitorja nuk diskutohet. Eshte perdorur nga Ducja.Cercilli etj.. Per sa i perket Saliut ju lodheni kot te gjeni arsyen per kryerjen e ketij gjesti. Do te ishte njesoj qe te kerkonim arsyen perse majmunet imitojne.

    Reply to this comment
  6. P.A.B February 28, 20:05

    Numri i levizjeve me dore, dhe shenjave qe mund te besh eshte i kufizuar. Brryli nuk shkon, krahun e shtrire e mori Hitleri, gishtin e mesit…grushti s’bente per ate kohe, e gishti tregues per auto-stop ne Shqiperi ka kuptim tjeter. Pra Saliu mori ate qe kish ngelur. 🙂

    —-

    Seriozisht tani, eshte simboli i Fitores (sic ka thene postuesi S.K) Ndersa nga vitet 60-te u fut ne levizjet e kunder-kultures, rebelimin nga autoritetit bile dhe konsumatoret e mariuanes e perdorin si simbol: peace out, paqe etj.

    Rendesi ka Konteksti dhe Kultura, ne ate Anglosaksone (nga austrlia ne britani) Dy gishtat lart jane e Share/ ofendim. Nje here gazeta SUN, e botoi ne faqe te pare “Stick two fingers up at the European Commission President Jacques Delors” Por e bere me doren te kthyer nga ana tjeter. Po ashtu ne Itali e France konsiderohet si ofeze e perdorur ne ate forme.

    Berisha?? Lereni ne pension te gjorin… .

    Nuk kerkohet origjinalitet atje ku s’ka pasur kurrre.

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi February 28, 22:46

    Dy gishtat përpjetë kanë ndryshuar në velipojë qysh ne vitin e mbrapshtë të ngjarjes në Gërdec!? Velipojasit në një miting ku saliu do të përuronte një copë rrugé për të dhjeten herë përshëndetën për herë të parë me “një gisht”! Saliu i habitur që velipojasit nuk po e imitonin dergoi në turmë badigardin e vet me porosinë dhe habinë që përse nuk manifestohej sipas “stilit dygishtak”!? Badigardi shkoi,pyeti dhe u kthye te saliu. Hë cfare te thanë demokratet e pyeti saliu. Badigardi u përgjigj: më thanë,i thuj salës se qysh sot e tutje do e bajm’pershnetjen me “nji gisht”. Po pse kan’vendos këshu tha saliu? Badigardi shtoi: kan vendos me e ba me nji gisht sepse gishtin tjetër “than se e kan’ hup në Gërdec”!!! Me kaq mitingu i velipojës mbaroi… Salës i kishte hup zani krejt……! Velipojsit sot e kësaj dite vazhdojnë përshendetjen me nje gisht!? Madje me gishtin e mezit në formën “ta lerofsha o salë”!!! E kini parë më salinë pas 2008-ës tê shkojë në velipojë? Unë asnjehere! Shenja “viktory”në velipojë ka pesuar mutacionin cmendurak që ka pësuar saliu? Madje këtu filloi tatepjeta e betejave të tij “dygishtake”. Njeqindpërqind e vërtetë!!! E kini dhe në enciklopedinë e gomerëve botërorë!?

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi February 28, 22:50

    Shenja “V”nuk bëhet më me dy gishta por me një!!! “Dy gishtat përpjetë kanë ndryshuar në velipojë qysh ne vitin e mbrapshtë të ngjarjes në Gërdec!? Velipojasit në një miting ku saliu do të përuronte një copë rrugé për të dhjeten herë përshëndetën për herë të parë me “një gisht”! Saliu i habitur që velipojasit nuk po e imitonin dergoi në turmë badigardin e vet me porosinë dhe habinë që përse nuk manifestohej sipas “stilit dygishtak”!? Badigardi shkoi,pyeti dhe u kthye te saliu. Hë cfare te thanë demokratet e pyeti saliu. Badigardi u përgjigj: më thanë,i thuj salës se qysh sot e tutje do e bajm’pershnetjen me “nji gisht”. Po pse kan’vendos këshu tha saliu? Badigardi shtoi: kan vendos me e ba me nji gisht sepse gishtin tjetër “than se e kan’ hup në Gërdec”!!! Me kaq mitingu i velipojës mbaroi… Salës i kishte hup zani krejt……! Velipojsit sot e kësaj dite vazhdojnë përshendetjen me nje gisht!? Madje me gishtin e mezit në formën “ta lerofsha o salë”!!! E kini parë më salinë pas 2008-ës tê shkojë në velipojë? Unë asnjehere! Shenja “viktory”në velipojë ka pesuar mutacionin cmendurak që ka pësuar saliu? Madje këtu filloi tatepjeta e betejave të tij “dygishtake”. Njeqindpërqind e vërtetë!!! E kini dhe në enciklopedinë e gomerëve botërorë!?

    Reply to this comment
  9. Velipojsi tirons February 28, 23:21

    Çfarë tallje e bukur e velipojsve të mi té shtrenjtë. Ju lumtë. Pasha zotin ju lumtë!

    Reply to this comment
  10. shaban February 28, 23:50

    nga tash e tutje na takon ti rikthehemi nderimit me grusht

    Reply to this comment
  11. TUKI March 1, 05:34

    Dy gishtat, V-ja eshte shenja Vicidol.

    Reply to this comment
  12. Mark.uk March 1, 08:11

    Ju e kuptoni shume mire shoku E.H se cfar eshte simboli I dy gishtave.Po ju u verbojn syt.Duhet ta dini sh Enver se aq vite qe ishim te ozurpuar nga komunizmi aq kohe duhet per tu zhdukur era e keqe e tyre.Si nuk u bere nje here gazetar I vertet e te pakten nje artikull te kritikosh qeverin e sotme edhe sikur te ishte qeveria me e persosur e Europes o gazetaruc partiak.Nuk duhet te jet gazetari %per% servile se I bjen boja.

    Reply to this comment
  13. Komit naganti March 1, 10:56

    Ti mark uki atë që i kërkon ermirit pse nuk ja ke kërkuar kaq e kaq vite fahri mark balliut? Gjej nje,një të vetme kritikë për qeverinë e saliut? Je komplet jashté ringut o trap marku i ukit. Sot ke thënë gomarllëkun e 5 miliontë, dyfishin e gjithë budallenjve që ka sërbia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*