Shënim / Spektakli i të pandëshkuarve

January 22, 2016 17:40

Shënim / Spektakli i të pandëshkuarve

Kujt do t’i kishte shkuar në mendje më parë, se në një homazh prej një minutë heshtjeje në Kuvend, deputetët hezitues të PD-së do urdhëroheshin nga vetë Berisha që të respektonin kujtimin e katër viktimave? Ja që kështu ndodhi dje. Mënyra sesi Berisha ka dashur t’i nderojë të vrarët e pesë viteve më parë poshtë zyrës së tij, asokohe ishte tjetër: Për shembull, duke dërguar truprojën e tij me para në dorë, për të blerë heshtjen e vëllait të Hekuran Dedës.

Por tani kjo nuk i hyn në punë. Jo. Tani ai mban një minutë heshtje, dhe pastaj zhurmon sërish pa e bërë qejfin qeder. Krimi i shëmtuar rëndon mbi Edi Ramën, thotë ai. Në vijim, lejtnanti i tij Paloka bëri të qartë se do dalë se kush ka dhënë realisht urdhër për plumbat e 21 janarit (çfarë, e majta ka bllokuar hetimet?!). Ndërsa Topalli, që nuk humbet asnjë rast për të bërë zërin e dytë të Berishës, deklaroi, më saktë, deliroi, se më 21 janar ishte vendosur të merrej pushteti me dhunë. Edhe deputeti tashmë pothuaj “i deklasuar” i PD-së Patozi, filozofoi pak a shumë se këto tani janë muhabete kot, pasi e majta nuk ka moral të flasë për 21 janarin pasi bëri marrëveshjen e 1 Prillit. Pra, kush vrau, kush urdhëroi, kush shoi katër jetë, të gjithë këto nuk kanë pse hetohen, thotë Patozi mendjembledhur.

Një spektakël makabër, i atyre që ‘bilbilojnë’ të ndërgjegjshëm se kjo çështje tashmë është hedhur pas krahëve, u dha dje në Kuvend. Trishtimi dhe zemërimi i kësaj gjendjeje, mbivendoset me pafuqinë e mazhorancës, që përpiqet t’u rrijë afër familjarëve të viktimave, por nuk ndikon dot mbi drejtësinë e tanishme. Një drejtësi që nuk rresht që ofruari shembuj shastisës edhe të njerëzve të saj “më të përzgjedhur”. Si për shembull, një gjykatës që refuzon të flasë pse e kanë goditur me thika, pavarësisht se kamerat kanë kapur gjithçka.

Pse të mos rikthehet Berisha tek “puçi dhe puçistët”, dhe të akuzojë gjithkënd për këtë “krim të shëmtuar”, e madje të pohojë gojëplot se bëri detyrën? Në fakt, ai vazhdon të bëjë detyrën…

January 22, 2016 17:40
Komento

6 Komente

  1. lm January 22, 18:52

    Ore po pse nuk pyet edhe per Ilir Meten dhe deputetet e tij pse e braktisen seancen? apo nuk te intereson

    Reply to this comment
  2. Zefi January 22, 19:28

    Te bejne shou qe cke me te, si me cdo gje tjeter. Taksirati atyre qe iken. Dhe deputetat socialiste bejne shoun e tyre. E pe cfare i punove dje Sales, thote Brace. Po Brace po, e shkalafite fare

    Reply to this comment
  3. Saro January 22, 19:33

    Me i forti nuk ishte as Jozi, as Saliu, as Bracja, po Balla. Betim prej kreshnikesh, mos me tresi dheu po se futa nburg Berishen! ky po qe qe spektaklel

    Reply to this comment
  4. demo January 22, 19:52

    Na lodhet.Nuk ju ndjekim dot! Doni te na tregoni se nje shumice me 84 vota e ka te pamundur ne sistemin aktual te vendose drejtesine ne vend?Atehere,me 84 vota ndryshoni sistemin! Doni te na tregoni se kjo shumice eshte fiktive dhe ligjin e pengojne 18 votat e Ilir Metes?Kalo ne zgjedhje te parakohshme,por mos mbaj padrejtesite mbi kurriz!

    Reply to this comment
  5. historia January 23, 01:06

    KONKLUZION.
    saliu me meten, kane lidhur besen, te mos tradhetojne njeri tjetrin, qe kurse Prifti kapi mat meten dhe saliu e mbrojti.
    I bashkon te dy pervec krimit edhe pasuria e zeze e tyre.
    Konkluzion, shqiperia s’eshte shtet,por ciflik i disave.

    Reply to this comment
  6. gushti January 23, 09:44

    Saliu “do ta beje detyren” per sa kohe drejtesia do te mos e beje detyren qe i ngarkon ligji.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*