SHËNIM: “Ta hapsha dosjen!”

November 23, 2014 11:14

SHËNIM: “Ta hapsha dosjen!”

Dje në çeljen e Bunk`Artit, që bashkë me të të qasurit artistikisht, është prezantimi për publikun i një prej “kryeveprave” të paranojës komuniste, Rama është cituar të thotë se do hapen dhe dosjet.

Jo tekstualisht kështu, por e nxjerrë me metodë deduksioni, si fjala vjen, nga një fjali ku ai thotë: ”…..për të ekspozuar të shkuarën në të gjitha format”. Çështjen e dosjeve, Rama nuk e ka artikuluar ndonjëherë në retorikën e tij politike.

Aq më pak si premtim. Por nëse do ndodhte kjo, ka gjasë që të provokonte problematike tejet serioze. Edhe paradoksale, pa dyshim. Le të marrim për një moment të vërtetë këtë fakt; që ai pra e premton këtë proçes. Çfarë do ndodhte nga kahja përballë?! Pra, si do reagonte opozita, ajo e djathta pra?! Natyrshëm që, pa pyetur për asnjë lloj parimi në këtë mes (se ndryshe do i kish hapur vetë), do kërkojë nga Rama mbajtjen e premtimit(!!!) Por derisa nuk e ka bërë vetë një gjë të tillë, ç`ka të çon në arsyetimin se shkaqe të forta duhet të ketë patur, vështirë të bie në këtë kurth.

Por ajo do bëjë të kundërtën: Do gjejë një casus për të thënë se Rama nuk po e mban premtimin, ngase të tijtë i ka me dosje. Kjo lojë, do zgjasë derisa vërtet të jenë hapur. Por deri më atëherë, nuk dihet se syresh do jenë ende në jetë….

p.s. Në gjuhën e popullit, ekziston një lloj mallkimi I tillë: “Ta hapsha varrin!” E përkthyer në gjuhën e politikës, del: “Ta hapsha dosjen!”/Ermir Hoxha

November 23, 2014 11:14
Komento

3 Komente

  1. I.Troplini November 23, 12:05

    Si gjithmone, “i thelle ne mendime”, “i qarte ne analize” dhe nje “vigan i fjales se shkruar qe edhe Migjenin do e linte gojehapur” ,,,,artikullshkruesi.
    Gazeta DITA, duhet pergezuar per kete thesar me rendesi kombetare si ky EH.. Sa me shume te botohet prej tij dhe sa me pak prej nje Viktor Malaj apo nje Bedri Islami,,,aq me shpejt do tia arrini qellimit tuaj, per tu bere nje leter bakallesh. Perpara, perpara,perpara.

    Reply to this comment
  2. petrit November 23, 12:07

    Edhe nese do te ishte e vendosur politika e djathte shqiptare per te hapur dosjet e sigurimit, eshte nje fakt se ajo nuk e ka pasur asnjehere nje “shumice absolute” sic fituan “te majtet” qershorin e kaluar.
    Dihet se kundershtimit te se majtes per te bere lustracionin, te motivuar si nje “lufte te re klasash” qe e pengonte edhe Kushtetuta, e mbeshteten edhe vecanerisht politikane te majte te huaj..
    Tani me duket se nese e ka pasur me sinqeritet Rama per te bere denimin e plote te krimeve te komunizmit, i ka te gjitha kushtet e numurat e nje shumice absolute per ta aprovuar nje ligj, pa e pyetur fare minorancen e djathte.
    Po me habit z.E.H. qe e paskej me kaq frike hapjen e dosjeve, kur na i perkthen fjalet “te hapsha dosjen”, me fjalet “te hapsha varrin”.
    Me duket si shume larg ky krahasim.
    Vertete qe drejtesia per te zbuluar ndonje krim te vjeter, mund te qelloje edhe ” te hape varre” (kur ti gjeje se ne Shqiperi akoma kemi shume te vrare qe nuk ju dihet as varri), por eshte tjeter gje te hapesh nje varr per te gjetur te verteten, e tjeter gje te hapesh varre per te vraret per nje fjale goje.

    Reply to this comment
  3. Toni November 24, 12:32

    Dosjetttt po fillo nga bishti i klikes se SHQUP-it plaku i edi palokes e mbaro tek katragjyshi ish-sekretari i PPSH-se salesh berisha jane te gjithe pjese e atij regjimi,keta nuk jane te djathte por thjesht jan fshehur pas sigles PD se keta as nuk ja kane haberin demokracise por ama per monarki jep edhe shpirtin komunisti sali…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*