SHËNIM: “Të dua, pa të përgjoj!”

August 29, 2014 13:30

SHËNIM: “Të dua, pa të përgjoj!”

“Përgjimet shtojnë sigurinë” – është cituar të ketë thënë Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK-ut, duke komentuar përgjimet e përfolura që Gjermania ka ndërmarrë ndaj Shqipërisë pak vite më parë. Klosi ka mbrojtur idenë se kur të përgjon një aleat i madh, aq më tepër një vend si Gjermania që nuk renditet tek të dyshuarat si keqdashëse ndaj nesh, kjo nuk ka përse të na shqetësojë, pasi arsyet mund të kenë qenë dashamirëse. Por në si popull jemi të kompleksuar nga përgjimi, e ndaj na vjen pak si hidhur kjo punë; edhe kur të përgjon gjermani. Me një 50-vjeçar nën komunizëm, ku u bindëm përfundimisht se dhe murret kanë vesh, e ku për pasojë të vinte Gazi legjendar i Degës tek dera, kjo ka lënë pasojat e veta. Ne mund të trembemi, por hatri hiç mos na mbetet, se përgjimin e kemi pak në gjak. Nëse përgjimi që bëjnë shtete të ndryshme ka arsye të forta, hem për pozitën e tyre në zhvillimet botërore e hem për sigurinë, përgjimi ynë është një ves, një zell, një pasion sportiv. Syri tek vrima e çelësit e veshi ngjitur në mur, janë trajta fizike karakteristike tonat si popull. Më së miri, kjo është shpalosur në një episod të filmit ‘Kapedani’, ku e bija e xha Sulos po i lexon ta atit një letër të lënë nga i biri ushtar. Pas derës së dhomës, ndodhet e shoqja plakë e Sulos duke mbajtur vesh, ndërsa kjo e fundit përgjohet nga xha Beqoja. Më pas, zhvillohet ky dialog:

Beqoja: “Se ç`u tha e se ç`u bë këtu, unë nuk di gjë, por jot shoqe i mori vesh të gjitha!”

Suloja: “Nga i mori vesh more?”

Beqoja: “Po përgjonte prapa dere!”

Suloja: “Po ti nga e pe?”

Beqoja: “Po dhe unë po përgjoja prapa dere!”

Më pas, Beqoja i justifikohet Sulos se përgjimin e bëri nga shoqëria dhe për asnjë arsye tjetër të ligë. Dhe këtu është rasti që përgjimin gjerman, duke e parë dhe në kontekstin e dashamirësisë që ka treguar ky vend ndaj nesh, shpalosur sidomos në rastin e dhënies së statusit e së fundi me predispozitë për të na trajtuar si të përkëdhelurit e saj në Ballkan, ta kuptojmë si një përgjim…nga shoqëria! Thënë ndryshe: “Të dua, pa të përgjoj!”/E.H

August 29, 2014 13:30
Komento

3 Komente

  1. XUME PROTOPAPA August 29, 15:07

    PERGJIM KA BERE, BEN DHE DO TE BEJE EDHE SHQIPERIA

    Natyrisht jo te nivelit bashkekohor te demokracive perendimore, pergjohen telefonat ne lidhjet nga e per ne Shqiperi.
    E jo nga koha e qepes, por edhe tani qe kur filloi shkaterrimi i madh i vendit nga armiq serbo-malazeze, e vllahe, e jevgjite, e çame te ngujuar me force ne trojet tona.

    Ishte 20 dhjetori i 90-tes se shekullit qe mbyllem dhe nga amerika i bera nje telefonate nje te njohuri tim qe ne te ri. Nuk thashe dot as fjalen “Hello” kur ne sotofond degjova muzike shqiptare ! E kishin lene te hapur mikrofonin e pergjimit.

    E mbaj mend si sot ate dite edhe sepse eshte dite historike per gjthe mal-lartin vend te shqipeve: u krijua, sapo u ngjit nga Greqia ( me thonj te prere me maje ne mes e te llakuar), Partia Popullore Fetare, nga nje “çun tirone” me baba vrases poetesh.

    U krijuan edhe deget perberese te saj: ajo e ballisteve, e zogisteve, e antikomunisteve (nuk dihet edhe sot kush ishin keta symbajtur hapur me forcen e skotch-it), demokristianeve, ish te burgosurve, e kododsheve seksepur pa dallim krahine feje (mbase) e idee.
    Per fatin e keq te piktor-themeluesit te saj Kuvendi e masakroi qe ne gjeneze me ligjin anullues qe aprovoi me pas.

    Endrren e mahitur per bashkim felliqesirash e realizoi shume vite me pas, ne qershorin e shkuar. Dhe mire te na behet qe flejme me syte e mbyllur, per keta delenxhinj duhet te flejme me sy kater pash te hapur, po na mjerojne me buzeqeshje bastardhe, duke na shkulur dhembe e dhemballe, se te tilla mjeshteri te jo kushdoqofteshe i kane trasheguar nga mama e ballare po aq te piste sa ç’jane vete keto pinjolle bythegrisur.

    Andaj Ermir largohu pak filmave, futu ne lukunine qe te degjeneruar po na servirin me forcen e frikes, te bombaroleve, te hajduteve ne mes te dites, te opingareve ministri drejtues, te pedofileve inçestare me seksualitet kokainomaniakor, te bankevjedhesve profesioniste.

    P.S. vazhdo me gogolin komunist….

    Reply to this comment
  2. mir August 29, 15:32

    po mire, mbas 25 vjetesh u kujtuat te ruani ….virgjerine

    Reply to this comment
  3. perkthyesi August 29, 16:10

    SHQYPNIA PERGJOHET NGA GJERMANIA SEPSE MINISTRAT E QEVERISE RAMA-META SHKOJNE DHE BEJNE HOMAZHE TEK LAPIDARET KOMUNISTE ME FOTOGRAFINE E ENVER HOXHES NE DORE DHE ME GRUSHTIN BOLSHEVIK TE NDRITUR LARTE.

    Si mund t’i besoje Perendimi nje politike si mesalla me dy faqe qe nga njera ane deklaron per deshiren e saj per t’ju bashkuar vendeve demokratike te BE-se dhe nga ana tjeter kerkon te festoje 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare?

    Si mund t’i besoje Perendimi nje politike hipokrite qe nga njera ane i betohet me perkushtim SHBA dhe vendeve te BE-se antikomuniste dhe nga ana tjeter vajton si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne kanalin e Korfuzit me nje pabesi te papare, vetem per t’u servilosur ndaj Moskes dhe Beogradit?

    Si mund t’i besoje Perendimi shqyptareve qe la pas Enver Hoxha qe spiunonin vullnetarisht tek Sigurimi i Shtetit njeri-tjetrin, motra-vellane, femijet-prinderit e keshtu me radhe nga mengjes deri ne darke, bile edhe ne gjumin e nates spiunimi ne Shqypni ishte bere si kripa e gjelles dhe po te mos spiunoje te quanin bile budalla?

    Si mund t’i besoje Perendimi i cuditur informacionit te pasur qe mbush si ujvare informative pa LEKA, badiava fare ne ambasadat e tyre ne Tirane nga ministra dhe deputete, politikane dhe biznesmene qe me te kaluar porten e ambasades hapin barkun dhe zbrazin gjitheshma qe dine per kundershtaret e tyre.

    Kjo mani dhe psikoze nacionale eshte trashegimni nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes sepse:

    Kur Enver Hoxha bente nje pordhe ne gjumin e nates tek vila e tij ne Bllokun Komunist te nesermen e gjithe Tirana e kishte mesuar lajmin dhe thashethemet ishin perhapur ne te gjithe Shqypnine se Komandanti ishte cliruar nga gazrat e demshme megjithe vigjilencen e Sigurimit te Shtetit dhe te Sillos besnik qe asgje te mos dilte nga perimetri i Bllokut Famoz. Flitet qe Fadil Pacrami dhe Todi Lubonja i shkuan t’i kerkojne falje Enverit per pjesen teatrale Gjurme te Murme perpara vajza e tij Prandvera ta njoftonte per ARMIKUN E KLLASES qe ishte shfaqur papritur ne kulturen marksisto-leniniste ne kete pjese fatale qe nuk i thurrte aspak hymne Komandantit stalinist. Enver i cuditur pyeti xhelatet e tij: “Po keta firaune nga e morren vesh qe une do t’i denoj per veprimtarine e tyre armiqesore ndaj Partise? Kush i ka pergjuar mendimet e mia?” Sulo Gradeci qe i rinte prane per cdo rast ja ktheu: “Duhet te risim vigjilencen se ARMIKUN mesa duket e kemi prane dhe na pergjon.” Pas kesaj filloi edhe kahsapana me likuidimet e gjeneraleve ne ushtri qe pasoi me vone me vrasjen e Mehmet Shehut si poliagjent dhe te Kadri Hazbiut si superagjent.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*