SHËNIM: Të gjenerosh pisllëk apo të bëhesh pis, kush është më e rëndë?!

July 13, 2014 15:05

SHËNIM: Të gjenerosh pisllëk apo të bëhesh pis, kush është më e rëndë?!

Rasti Ndoka, nuk tregon se ç`lloj fati të çuditshëm në jetë ka patur Arbeni, por më shumë akoma, tregon se vendi ku jetojmë, është bërë aq pis, sa çdokush e ka marrë me dashje ose pa dashje një njollë në trup, apo qoftë dhe disa stërpika. të hasësh një njeri krejtësisht të panjollë në këtë vend, është më utopike sesa të thuhet një ditë se mali i dajtit mban në barkun e saj një thesar gjigand prej floriri.

T`i kesh rezistuar me ndershmëri e vetëdije të thellë për të mos u bërë pis, valës së fuqishme të cytjeve për t`u pasuruar me çdo mënyrë, që si llavë vullkanike ka marrë e vijon të merr përpara e të përvëlojë njëkohësisht çdo virtytshmëri njerëzore këtyre anëve, kjo është e barazlefshme me një Gines. Nuk është fjala se në 23 vjet, një pjesë u pasuruan padrejtësisht e një pjesë tjetër vuajtën si qenër; as se një ngrusht pushtësh të pushtetshëm bën pluhur e hi çdo ëndërr shqiptarësh të `90 se çoç ky vend mund të bëhej më i mirë; as se nuk qenë të aftë për të ndërtuar një shtet dinjitoz, bashkëshoqëruar me dështime katastrofike në çdo drejtim; më e rënda që ka ndodhur prej tyre, është se qëllimisht ndoqën strategjinë për ta bërë pis gjithçka e këdo, me hir apo pahir, që të humbnin gjurmët në pisllëkn e përgjithshëm që i ndihte për t`i ndenjur në qafë vendit.

Kur dje Pd publikoi një dosje penale të deputetit Arben Ndoka, gjëja më rëndësishme nuk ishte se cili qenka arbeni në të vërtetë. Jo! Gjëja më ulëritëse në këtë rast, është se deri ku shkon pisllëku i kësaj partie me kreun e saj historik. Nëse vërtet Ndoka ka qenë i tillë siç e paraqiti Pd-ja, e kjo e fundit vërtet do ta kishte seriozisht të qeverisurit dinjitoz të këtij vendi, Shqipërisë e shqiptarëve fare mirë do u ish kursyer një gurgule stresuese e pa buk e këtyre ditëve, me të shkuarën e një deputeti të majtë, që mbi të gjitha ka qenë  për vite nën sqetullën e tyre.

Ky rast, nuk është për të thënë se kush është bërë pis, Ndoka apo sa të tjerë si ai, por se kush e ka iniciuar zhvilluar projektin e pisllëkut të madh, ku çdokush ndihet i bërë pis?! dhe emri dihet…

July 13, 2014 15:05
Komento

19 Komente

  1. Enkel July 13, 15:19

    Shume mire bejne qe denoncojne.Ristani jo vetem qe ka qene i denuar vete por u vodhi shqiptareve dy pale vota dhe te majtet kane frike ti afrohen. Basha ka akoma te hapur dosjen e rruges se kombit dhe 21 Janarit dhe askush nuk merr mundimin te beje drejtesi.Berisha…. historine kriminale te tij e dime te gjithe.

    Reply to this comment
  2. rebel July 13, 15:20

    Per sa kohe jeton Sali Berisha dhe ekziston prona e tij PD Shqiperia???????????

    Reply to this comment
  3. shoku " Shpati " July 13, 15:20

    Mire do te ishte qe kjo puna e perzgjedhjes se njerezve per poste drejtuese apo per ne kuvend te ngjasonte sadopak me dritat e semaforit ! Ne kufijte kohor te drites jeshile pra ne kufijte e njerzve me nje shkollim te shendetshem dhe edukim qytetar mund te zgjedhesh pa problem kedo qe ze lapsi . Mirepo ne Shqiperi ata qe vendosin perdorin kufijte kohor te drites portokalli ose sekondat e fundit prane drites se kuqe . Pra njerez me nje te kaluar shume afer kriminelit apo keqberesit . Dhe kuptohet se si do te shkojne punet !

    Reply to this comment
  4. tirona July 13, 15:38

    E bukura eshte qe nje i denuar me pare sic eshte Ristani dhe i zgjedhur deputet akuzon nje tjeter te denuar qe eshte deputet …
    A nuk eshte kjo per te vu duart ne koke…???????
    Sa qesharak…….

    Reply to this comment
  5. Tarrasi July 13, 15:48

    As qe me intereeson te per kete Ndoken.Une di se superhajdutin Ilir Meta e pane me ze dhe figure duke vjedhur.U vrane 4 fakire kunder ketij superhajduti.Keto falte na i tha Edvin Rama.Keto te shikoje pacavurja flete-rrufe Dita.

    Reply to this comment
  6. Zani July 13, 15:52

    Pra sipas shkrimit nuk eshte fajtor ai qe eshte pis, por ai qe e tregon pisllekun e pisit. Sipas kesaj del se nuk ka faj psh, Berisha qe eshte pis, por kane faj ato qe ja thone. Apo shkrimi e ka, ndoshta, vetem per Ben Ndoken kete teori pislleku!

    Reply to this comment
  7. Naci July 13, 16:24

    Dhe nese keta plehra deputet kane pasur fatin e keq te sperkaten nga e keqja shume mire do te vazhdonin ndonje biznes privat,dhe jo te na dhjesin foltoren e parlamentit ku nje pjese e shqipetareve mendojne se do te miratojne me demek ndonje ligj qe tu sherbejne gjenerates ardheshme, Arben Trimi qe i fitoi ata vota me fis e me shoke mendoj 100 % se Ed Rama duhet ta largoj kete pis nga parlamenti qe ti hape rruge dosjes se krimit te A.Ndokes…..nga ky fare arbeni me arsim te vjedhur dhe i pasur ne fushen e krimit te gjithe duhet ta len vendin e deputetit, se keshtu po fundoset dhe besimi i njerzeve te punes.

    Reply to this comment
  8. CAJA E VAKUT TE TABAKEVE July 13, 16:53

    DAJTI KERKON MIRENJOHJE

    Meqe tema e kesaj esseje eshte Dajti, po perpiqem te perdor institucionin e avokatise mbrojtese te pa autorizuar, per te vetmen arsye se Dajti nuk flet.

    Auron Tares i pelqen Dajti, ben edhe kerkime arkeologjike per te gjetur ndonje thesar te se kaluares pa sukses deri me tani. Ka gjetur vetem nje zgjidhje te pranueshme per ate “pronarin” e Butrintit, qe e lejon te kullose vetem delet dhe jo dhite ne parkun per rreth tij.

    Ish pronares se shtepive publike te Brrakes, apo siç njiheshin aso kohe shtepite e çengijeve, Jorides se Tabakeve, i pelqen Dajti per “me pa tjeter” qellimin e legjitimuar te gjetjes se eshtrave te qeneve te rruges, te pushkatuar nga gollobordasit e zbritur enkas ne Tiranen e “kohes se qepes”. Per kete u ankua edhe tek Victoria Jane Nudelman, me perkthyes hollandezin e Bashkise, dje ne takimin e mbushur me puthje e percjellje.

    Marko Dajti akoma nuk ka vendosur tipologjine e kavos qe do i hedhe ne qafe bustit te qoftelargut Zogu dhe mjetin me te cilin do e terheqe zvarre andej nga fillimi i Shtatorit. Jemi akoma ne pritje, pa deshtim kesaj radhe.

    Ish banori i Sokakut te te Marreve, eshte thellesisht i dashuruar pas Dajtit, tani meqe qoftelargu tjeter i kohes se kepurdhave ja mbuloi pamjen me nje perbindesh te ndertuar pese metra nga dritarja e bashkebisedimit me madheshtorin Dajt, po perpiqet me nje sere pasqyrash e ekranesh ta riktheje si me pare edhe me mire Dajtin ne tryezen e tij te punes, ne krevatin e gjume-zenjes dhe ne halene moderne si stimul i pa zevendesueshem ne shkarkimet tashme te veshtiresuara nga atrofizimi i pa shmangeshem i Vite-largesise se Madhe.

    Te tjere po nguliten mu ne qafe te Dajtit, ne Surrel. Aty ku lopet kullosnin te pa trazuara, barerat e fresketa te mbira gjithandej, per ti dhene “çunave tiranas” qumeshtin e llallen (jo Llallen e prokurorise) qe i beri te zote edhe pa u shkolluar, sepse ne fund te fundit “me pa tjeter” ishin dhe mbeten çuna tironas.

    Dhe te vijme tek ai qe nuk ka goje te flase, sa rreke zbrazi ne Lanen e qelbur, duke pastruar i pa lodhur qe kur nuk mbahet mend, pislleqet e vjetra, te rejat dhe do pastroje pa kerkuar shperblim edhe ato qe pritet te vijne.
    Si avokate e pa autorizuar, kerkoj ne emer te Dajtit mirenjohje nga te gjithe.

    Reply to this comment
  9. iliri July 13, 17:32

    Do desha ti them artikullskruesit se midis nesh ka me qindra njerez te arsimuar e te ndershem qe e fitojne jetesen me ndershmeri e qe nuk do te beheshin kurre pjese e korrupsionit por keta nuk mund te jene ne parlament se nuk bejne dot sherbetorin ,trafikantin e prostitutave e te votave ,fallcifikuesin e procesverbaleve te votimit ,santazhuesin e kolegeve brenda partise se tyre e shume te tjera si keto.Nuk i lejon ligji qe berjen e listes se deputeteve ja ka lene ne dora kryetarit te partise EKSKLUZIVISHT.
    PO VAZHDOI KESHTU NE PARLAMENTIN E 2017 NUK DO JENE VETEM 19 “ARBENER” QE “FATI I KEQ” I KA BERE TE DENOHEN PER TRAFIK TE QENIEVE NJEREZORE ,DO TE JENE 119 TE TILLE.

    Reply to this comment
  10. Lorena July 13, 18:07

    Spiuni i UDBse Lulzim Basha….godet qdo dite te tjeret…..kete spiun e ka mesura UDBja qetnike serbe se .Sulmi eshte mbrojtja me e mir. dhe ky qafir shkine nuk prane te flet dhe te akuzon te tjret per te njejtat krime qe vet i ka bere dhe po i ben ..PD ja tash e 30 vite po financohet nga Droga te ciolen PD ja e kontrabandon ne perendim me shtin qetnik serb ..serbine qetnike…dhe bosse t saj t droges e sigurimsa te UDBse Fazliqi me kompani

    Reply to this comment
  11. LORA July 13, 19:18

    Do te deshiroja shume qe autori i ketij shkrimi,E.H. ,te ishte ne gjendje dhe mjaftushmerisht i kthjellet per t’a vene gishtin ne plage,,,,,natyrisht nese eshte seriozisht i interesuar per mjekimin dhe sherimin e kesaj plage.
    Venja e gishtit ne plage do te thote qe te flitet ashiqare per te inkriminuarit ne parlament,ne anen e pushtetit apo te opozites qofshin,pamvaresisht se dokumentet e pamohueshme i servir nje qelbesire kriminale si arben ristani.
    Shmangia e autorit nga ky artikulim dhe piruetat e tij deduktive me berjen pis te gjithe njerezise,,,si nje komardare marifetcie shpetimi per njefare arben ndoke,,,,,me duket nje intencion aq negativ per ta futur qellimisht ne nje rreth vicioz ceshtjen.Kjo ceshtje eshte thelbesisht shume e qarte,,,arben ndoka eshte i inkriminuar dhe duhet te qerrohet nje ore e me pare nga parlamenti.Nese shumica nuk e ben kete gje,,,,do te thote se po merr nje kosto te pariparueshme para opinionit publik.Nuk mund te behet,kurrsesi,ky shkrim nje alibi per mbajtjen e arben ndokes ne parlament.
    Nuk eshte asfare e vertete se tere njerezia na qenkan bere pis ne 23 vjetet e fundit.
    Kjo fare teorie eshte e njejta me ate te brekeshjerit te historise ,me te cilen synonte te shkaperdante vullnetin e 23 qershorit.”Te dyja palet jane njesoj,te dyja vjedhin dhe vrasin shqiptaret”,,,,keshtu bubullonin tere mediet klienteliste te brekedhjerit te historise me shpresen e vetme se do te pirdhnin mendte e shqiptareve.Por verdikti i shenjteruar i 23 qershorit tregoi se pjesa e shumices se cilesuar te ketij vendi nuk eshte e bere pis dhe bile aspiron per nja Shqiperi e bere sa me pak pis.
    Ne rastin me te mire do te thoja se autori ja ka futur kot,ne rasin konkret nuk i leviz asnje germe bindjes sime te mesiperme.

    Reply to this comment
    • MENTORES July 14, 12:22

      Lora

      jam shume dakord me ty. fija e holle logjike e shkrimit eshte, “c’doni o shqiptare qe flisni se te gjithe jemi nga pak trafikante”.
      ajo qe nuk po kuptojme akoma eshte qe DIta ka zene rradhen per te qene Fahri Balliu i 8 vjecarit te ardhshem! keta nuk kane moral me shume se ata te paret, kane thjesht nje mision qe besoj se ua paguajne mire!

      duke shpresuar te mos censurohemi!

      Reply to this comment
      • LORA July 14, 13:55

        Duhet te te vije zor qe perdor komentin tim per te anatemuar “DITEN” deri ne krahasime me ate gropen septike,fahri balliu.Sic duket qarte e njihke mire nahijen e fahri ballinjve.
        Te informoj se mua deri me sot,nga administratori i gazetes online,nuk me eshte censuruar qofte edhe nje fjale ne komentet e mia.TUNG.

        Reply to this comment
        • MENTORES July 14, 14:31

          Lora

          mua edhe mund te me vij zor kur gaboj ne nje gjykim, se nejri jam dhe mund te gaboj! me behet qejfi qe nuk ekziston politika e censurimit, shume mire!
          ka nje problem Lora, gjykimet tona formohen ne baze te arsyetimeve qe bejme. ti siper ben nje arsyetim shume te sakte, por me pergjigjen qe me dhe, me ben me dije se po e le ne gjysem te rruges analizen tende! nese gjerat qe thua jane te sakta, dhe jane me te vertete, atehere pse nuk ben pyetjen se cfare do ky shkrim ne faqen e Dites? a eshte nje tentative per te relativizuar nje skandal qe nuk pertypet nga asnje njeri me nje fije morali? ose ndoshta gazetari eshte naiv apo i pasakte ne shkrimet qe ben dhe nuk ekziston asnje lloj kontrolli ne shkrimet qe botohen ne faqe? nuk besoj, se e kemi lexuar shume here te tjera!
          personalisht jam lexues i vjeter i Dites dhe nuk e luan topi faktin qe nuk eshte ne nivelin e gazetes qe ka qene para 23 Qershorit. ndoshta tani sepse kane ardhur ne pushtet “tanet”, nuk e di. di qe nuk po me pelqen fare kjo linje.
          sa per fahriun, e vertete qe e njoh aq mire sa me duhet ta njoh. e kam krijuar njohjen nga Tema dhe Dita, besoj se nuk jam i keqinformuar!
          te pershendes Lora.

          Reply to this comment
  12. Billy July 13, 19:53

    Mos i vini faj PD-se dhe Lulit. Kto i komandon Berisha. Perderisa je me te, te jesh njeriu ma i ndyt, per te je burri ma i mire. Ama, po i dole kunder, e ka gadi dosjen.
    Ja po mar disa shembuj:- Ne se Ristani do te dilte kunder Berishes, a nuk do t’ja nxirrte Berisha dosjen qe e ka dergu ate ne burg ne vitin 1995?
    Po nese Jozefina, kundershton per nje moment Berishen, te gjithe do te mesojne se c”permban dosja e saj me sigurimin e shtetit me pseudonimin “dizesnjatorja”.
    Imagjinoni tani, sikur Liri Berisha, do te braktiste per nje moment burrin e saj, sic ndodh me grate. A e sillni neper mend se cfare do te na servir imagjinata e Berishes kunder ish gruas se tij…!!!???

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi July 13, 20:54

    Shqipëria vënd i bekuar, me politikanë të mallkuar !??

    Reply to this comment
  14. Titi July 14, 00:12

    Po nga u shtuan gjithe keto maskarenj, sikur ska patur kaq shume. Zor te gjesh nje njeri te paster, te ndershem e me dinjitet. I ka lyer Saliu te gjithe qe ti kete poshte vehtes e te beje me to si ti doje b…a kur i duhen. Mallkuar qofsh ne jet te jeteve ti the rraca jote e felliqur!
    Kurre mos befshi hajer mbi kete toke.

    Reply to this comment
  15. Ghost July 14, 10:35

    Mire se Berisha na paska patur e ka te piste prane vehtes, po pastertori Rama pse i ka shtuar e shumfishuar keta te piste ( disa dhe te Berishes )? Dhe me tipiku i tyre eshte ish-zv. kryeministri e ish-ministri i jashtem i qeverise Berisha Ilir Meta, sot i vene nga Rama kryetar kuvendi. Hajde gjeni pastaj kush eshte me pis dhe ster pis.

    Reply to this comment
  16. Sokol July 16, 14:25

    Përshëndetje!
    Kam përgjithësisht dëshirë ta lexoj gazetën ‘Dita’, kryesisht për hir të përpjekjes që bëhet në faqet e saj, për t’i analizuar situatat me guxim dhe objektivitet qytetar! S’më vjen mirë të ndaloj tek emrat e përveçëm të gazetarëve të saj, por kur sot lexova shënimin “Të gjenerosh pisllëk apo të bëhesh pis, kush është më e rëndë?!”, u ndjeva vërtet ligsht! Një ‘dilemë’ që s’i linte vend asnjë tjetër mundësie(!) Duhet të kesh një lloj neverie patalogjike për vendin ku jetojmë, që nisur nga i ashtuquajturi ‘rasti Ndoka’ (deputeti lezhian, i rekrutuar në radhët e deputetëve të PS), të guxosh të shkruash se ky rast tregon, as më pak e as më shumë, por se “… vendi ku jetojmë, është bërë aq pis, sa çdokush e ka marrë me dashje ose pa dashje një njollë në trup, apo qoftë dhe disa stërpika! Të hasësh një njeri krejtësisht të panjollë në këtë vend, është më utopike sesa të thuhet një ditë se mali i Dajtit mban në barkun e saj një thesar gjigand prej floriri.”(!)
    Dëshiroj të jem gabim, por kam përshtypjen se ai që ka papërgjegjshmërinë të shprehet në këtë formë, është thjesht një lloj gazetari ‘eklektik’, që nuk merr parasysh se është fare kollaj të tallësh e përqeshësh çdo gjë, ndërkohë kur një qëndrim i tillë s’ka lidhje me gazetarin e aftë e serioz! Ndoshta, si më rezulton nga disa shkrime që i kam lexuar, kultura e tij social-politike dhe aftësia analizuese që e karakterizon, bazohet te filmat e dikurshëm shqiptarë (objekt denigrimi dhe këto!), me fabulat e të cilëve kërkon të ilustrojë realitetin e tanishëm, fare i kithtë me realitetin dhe psikologjinë e kohës kur janë prodhuar ato!
    Ndoshta s’do ia vlente që këtë ‘shfrim’ spontan që dërgoj, ta botonit në gazetë! Do kisha dashur të dija vetëm opinionin e gazetarit!
    Miqësisht,
    S.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*