Të gjithë jemi për te psikologu!

February 26, 2016 00:25

Të gjithë jemi për te psikologu!

I nderuar z.Thano

Ka disa kohë që, ai që do marrë patentë për drejtim automjeti, duhet të vizitohet dhe te psikologu e të marrë prej tij një vërtetim pra – thënë me një gjuhë më popullore – se i ka trutë në rregull për të drejtuar automjetin. Pra, për t`ju besuar timoni.

Timoni, drejtimi, aftësia për të ecur mirë dhe në drejtimin e duhur, kanë qenë gjithnjë metafora të duhura për të shpjeguar fenomene shoqërore.

Parë në një sens të drejtpëdrejtë, mënyra se si ecim ne me automjet, edukata e qarkullimit, na nxjerr vërtet si popull të hutuar. Por parë më gjerë, në mënyrën se si jemi sjellë me timonin e punëve, ne nuk meritojmë të patentohemi.

Shqipëria, “autobusi ynë”, është jo vetëm një rrangallë, e katandisur kështu prej aksidenteve të njëpasnjëshme, por dhe i spërkatur me gjak të sa e sa viktimave që ka shkaktuar. Në pikën ku kemi mbërritur, problemi ynë është më tepër psikologjik dhe, qasjet se pse arritëm deri këtu, duhet të jenë më tepër psikologjike.

Një figurë publike, i njohur për shpirtin kritik, thotë se ne jemi një populli i falimentuar. Por dhe kjo është deri diku e justifikueshme, pasi kush punon dhe gabon, e po gabove edhe mund të dështosh e po ashtu edhe mund të falimentosh.

Por e keqja jonë është gjetiu: ne jo thjesht gabojmë duke punuar, që më pas e përmirësojmë një gabim nga ajo që mësojmë nga pësimi; ne vijojmë të jemi së prapthi, jo në punë, por në mënyrën e të menduarit.

Si shembull mund të merret rasti i atij biznesmenit të arrestuar ca kohë më parë e tani të harruar, i cili kishte paguar 120 mijë euro për ta hequr qafë rivalin e tij. Me këtë sasi eurosh, ai shumë mirë mund të investonte diku që t`i shumëfishohej pasuria e mos ta kishte hiç dert rivalin, pa qenë nevoja t`i marrë jetën; por jo, ai ndoshta këndellej nga kënaqësia se tjetri nuk duhet të ekzistonte.

E pra, kjo është punë psikologësh e jo hetuesish apo gjykatësish! Ama, halli është se tek ne, edhe psikologët mund të kenë vetë probleme, derisa një Doktor, çdo ditë na thërret për ta vizituar, teksa lëshon gulçe pa pushim.  

 

Ermir Kasemaj                                             

 

February 26, 2016 00:25
Komento

10 Komente

  1. Sheshi Skënderbej February 3, 11:48

    Ermir, nuk është vetëm i Doktori, që çdo ditë na thërret për ta vizituar. Më duket se pa “dashje” ke harruar edhe atë që në vitin 2005 i ulërinte atij në Sheshin “Skënderbej”, duke gulçuar me të gjithë forcën e shpirtit, me një zë që dëgjohej deri në Laprakë: “O doooooooooktoooooooooor, o doooooooooktoooooooooor”!

    Reply to this comment
    • Talenti February 26, 02:43

      Po qe per psikologun ai duhet te jete si mjeku i familjes,por per politikanat e shtetit,te gjithe drejtuesit qe kane vartes sado pak ,duhet te vizitohen jo vetem tek PSIKIATRI,por edhe te votohen ne kolektivin ku do punesohen per te matur shkallen e cilesive te tij profesionale,por me shume ato MORALE,HUQET,VESET,QEJFET SEKSUALE,SHPIRTIN E HAKMARRJES,PIRJEN E ALKOLIT,AFTESITE MENAZHUESE,VLERESIMIN E DREJTE TE GJITHE PUNONJESVE dhe me KRYESORJA:
      -Sic ben vleresimet vjetore drejtuesi per punonjesit,drejtuesi te vleresohet ne dy shkalle te barabarta:
      -Nje vleresim nga kolektivi me zarfe te fshehur dhe nje vleresim nga eproret e tij me te larte!
      Mesatarja e dy vleresimeve me note,do jete edhe NOTA VJETORE E DREJTUESIT!
      Vetem keshtu do zbutet ARROGANCA,PREPOTENCA,PADREJTESITE etj te drejtuesve ne pune!!

      Reply to this comment
  2. Pali February 3, 12:38

    Eshte e verteta qe me se fundemi e ka pare ne sy !

    Reply to this comment
  3. Boenix February 3, 16:57

    Mos duhet të shkojnë tëk psikiatri, sepse kjo çështja e psikologut më duket për psikiatër në vetvete!
    Çfarë do të vizitojë një psikolog?!
    Nuk do të bënin keq sikur të shtonin në ligj se për të marrë lejen e drejtimit të mjetit, duhet të bëjeh një vizitë edhe të ndonjë fallxhor!

    Reply to this comment
  4. Kris February 3, 17:42

    eshte semundja e terbimit qe I ka rene bisnesmeneve dhe politikaneve ne shqiperi.Terbimi nga paraja qe ska psikolog qe e sheron.Ata jane bere si qente e antidroges qe ska zot qe I ndalon po ndjene eren e pares.
    Kjo ndodh kur kercen nga gomari ne sediljen e limuzines.

    Reply to this comment
  5. Elona, psikologe, specialiste arsimi February 3, 18:22

    Mua me vjen keq qe pozicionin apo funksionin e psikologut ne vendin tone e shohin si te rendomte. Mbase psikologet duhet te kishin punuar ndryshe, te ishin me te dobishem, e jo te rrinin vazhdimisht ne emisione e media duke folur per çdo gje.
    Tek psikiatri shkojne njerezit qe vuajne nga haluçinacionet, deluzionet, skizofrenia e qe ju nevojitet perveç psikoterapise edhe marrja e medikamenteve per te reduktuar simptomat e çrregullimeve.
    Tek psikologu shkon çdokush qe ka nje shqetesim psikologjik, nje shqetesim ne marredhenie, dikush qe nuk do menaxhon dot zemerimin, stresin, frustrimin, e rasti i fundit duhet te mesoje njehere te menaxhoje gjithe keto sjellje dhe emocione, e me pas t’i neneshtrohet provimit te patentes. Pra, nje psikolog profesionist dhe etik mund te certifikoje ose jo nese nje person eshte ne nje gjendje te drejtoje makinen, pa i bere keq kujt me dashje apo padashje.

    Reply to this comment
    • Boenix February 4, 00:36

      Po kur dikush kërkon një leje arme, pse duhet të kalojë te komisioni mjeko-ligjor dhe te vizita e psikiatrit?!
      A nuk janë kthyer mjetet e drejtimit në armë, ku gomerët-fuqi drejtojnë mjete me kuaj-fuqi?!
      Gjëra o duhen bërë mirë ose të shtrëngojmë rregullat që janë!
      Nëse dikë policia e ndalon dhe duke parë shkeljen e rëndë dhe sjelljen, mund t’i këshillojë edhe ndonjë terapi tek psikologu, nuk jam në kundërshtim!

      Reply to this comment
  6. çentrale February 3, 20:46

    Po pse nuk thoni ju qe tani se merr asnje shqiptar patenten ?!!

    Reply to this comment
  7. dajti February 3, 22:50

    N.q.s neper vendet ebotes mjeku familjar eshte pathollog ……ne shqiperi eshte edomozdoshme qe mjeku familjar te jete ….psiqiater .

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi February 4, 02:01

    Te psikologu dhe te psikiatri i dashur ermir? Jane dy profesione të ndara jo pak. Gjendja mendore dhe gjendja psikologjike kane lidhje por menyra si e trajton do te thote se duhet te vene te psikiatri. Une them se duhet te vene e te marin normalitetin te te dy. Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*