SHËNIM: Të mbrojmë “pavarësinë”…nga pshurrja!

January 12, 2015 12:21

SHËNIM: Të mbrojmë “pavarësinë”…nga pshurrja!

Gazetari Ben Andoni i ka kushtuar një reportazh fatit të pazakontë që ka pësuar Monumenti i Pavarësisë tek Parku Rinia, ku edhe pse jo me fjalët e tij, por me gojët e dikujt tjetër, është cilësuar një shurrtore, plus degradimit në forma të tjera.

Dhe mbititulli i reportazhit, është shumë sinjifikativ: Hiqeni më mirë!   Dhe me ç`po vete fati i atij monumenti, lënia e tij në atë gjendje, do na shndërrohet në turp kombëtar, përpos turpeve të tjera që na mundojnë. Një fat të ngjashëm pati për vite me radhë Muzeu Kombëtar.

Në epokën e kioskave, murret e saj pritën e përcollën sa e sa “vizitorë” që shfrynë fshikëzat e urinës gati për të plasur, që njëherësh duket sikur linin dhe një mesazh: T`pshurrsha historinë! Të paktën pavarësia nuk ka pse vuan kusuret e historisë. Eshtë ndër aktet më të qashtërta, më pa dritë-hije, e më të pakontestuara; një krenari e gjallë e jona.

Kështu që, le t`i bashkohemi ofshamës së Ben Andonit, siç e ka cilësuar ai thirrjen për ta hequr, ndoshta dhe duke shtuar: Të mbrojmë “pavarësinë”…nga pshurrja!/E.H

January 12, 2015 12:21
Komento

2 Komente

  1. roberto January 12, 14:19

    Me rehat se PSHURRET ne kete palo “monument” nuk behet as poshte urave te Lanes!!!
    Ky eshte vleresimi qe populli i dha barbarit Sali Berisha,qe me kete KARIKATURE donte te PERDHOSTE MONUMENTIN E VERTETE TE PAVARESISE NE VLORE!
    Por ………DOBICI-DOBIC mbetet sado emer te bukur t’i kete vene Berisha!!!

    Reply to this comment
  2. shqip hesapi January 13, 04:27

    Hiqeni nga aty dhe cojen tek busti i Zogut dhe Zogun silleni ketu.Keshtu shkruhet me mire historia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin