SHËNIM: Të përndjekurit, për çfarë lloj ndihme kanë nevojë?!

December 31, 2013 17:45

SHËNIM: Të përndjekurit, për çfarë lloj ndihme kanë nevojë?!

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, është angazhuar së fundi dhë në shpërndarjen e ca ndihmave, kryesisht ushqimore, për familjet e ish-grevistëve të urisë në rradhët e të përndjekurve nga ish-regjimi komunist. Nuk dua ta paragjykoj ministrin, pasi as kam arsye e as kam nevojë; gjesti tij shërben vetëm si një ngacmues për një lloj qasjeje tjetërfare ndaj kësaj kategorie. Mundet të kenë dhe nevojë për ushqime; madje të jenë në kufijtë e mbijetesës, e për këtë duhen ndihmuar në çdo formë, por kursesi nuk duhet të shihen si nevojtarë të rëndomtë; ose të përfshihen në shtresat e margjinalizuara. Problemi i tyre është tejet kompleks.

Eshtë në të vërtetë një lëmsh që nuk i gjendet filli. Ishin të kompaktësuar në fillim, e shiheshin si një yllësi e shndritshme në qiellin e demokracisë shqiptare. Por të parët e nuhatën lojën që po bëhej me ta, për t`i lënë ashtu,  të varur nga kocka qeveritare pa shumë pretendime; për t`i përçarë e për t`i zhvlerësuar si faktorë politik. Ndaj dhe pas rebelimit studentor e grevës së tyre të urisë, të dytët pas tyre ishin ata, të përndjekurit, që u ngritën kundër Berishës në mandatin e parë, duke ngrënë dhe ca shkopinj të mirë gome kurrizit. Fati i tyre dihet: u bënë lëmsh mes shoqi-shoqit; u ndanë në disa lloj shoqatash; zëri i tyre nisi të mpakej, e kush eci para, eci o për shkathtësi të vet, ose për flirtim me politikën, në sensin e nënshtrimit e shërbimit total ndaj saj, pa asnjë skrupull.

Tek e fundit, ata janë pjesë e kësaj shoqërie, dhe deri diku kanë atë lloj fati që ka patur e gjithë shoqëria. Vështirë se mund të shihen si të veçuar, ndonëse bëjnë diferencën në vuajtje. Për këtë arsye, ata nuk do donin asgjë më tepër së një politikëbërje të drejtë, që më pas të jetonin në një shoqëri të drejtë, tek e cila të rigjenin të drejtën e humbur dhe ata. Pra, nuk është çështje ndihmash: një kg sheqer,  një grusht miell, dy shishe vaj, ca makarona; një kavanoz reçel; një palë tuta sportive, një xhup nike apo një palë këpucë me qafa; apo qoftë dhe një apartament a një bursë studimi. Eshtë çështje drejtësie! Ne nuk kemi mbërritur në pikën ku jemi, për shkak të qeverisjeve pa aksione humanitare; por prej qeverisjeve që nuk kanë ditur , ose më keq akoma, nuk kanë dashur që të qeverisin më drejtësi. E.Hoxha

December 31, 2013 17:45
Komento

16 Komente

  1. As December 31, 20:06

    Per 50 vjet degjuam sa na merziten termin “familje deshmori”, sot kemi 24 vjet qe degjojme sa na kane merzitur termin “familje e persekutuar”. Femijet e te persekutuarve te lindur pas vitit 1990 pa dyshim qe sot jane mbi 20 vjec , pra pak a shume te afte per pune, prandaj eshte absurde te pretendohet me ndaj shoqerise. Ata qe nuk kane mundur te integrohen ne shoqeri per 20 vjet, nuk kane per tu integruar me..
    Po per familjet e tjera shqiptare qe nuk futen ne “familje deshmori” apo “familje te persekutuara” pse duhet te zbatohet diskriminim.
    Per keto aresye dhe te tjera nuk duhet folur me per keto terma.

    Reply to this comment
    • tartufi January 1, 22:08

      As …. ne anglisht i thone { bythes} eshte me mire ta ndroshe emrin te pakten
      ne vrime,qe mos kuptohet bythe.Te gjithe popujt kane deshmoret e tyre ,si
      dhe ne kemi deshmoret tane,por ne kemi dhe te persekutuarit nga rregjimi
      shtipes i pederastit,qe duhen respektuar si viktima te pederastise se Enverit
      Ti o As{ byth} nuk ke pse te merzitesh,pse nderohen dhe ndihmohen keta
      me te drejte,se ju eshte bene nje e pa drejte,gjithashtu nderohen deshmoret
      se u vrane me pushke ne dore per te te cliruar ti me shoke o bythe?

      Reply to this comment
    • eh January 1, 22:55

      Sipas jush “as” per gjitha padrejtesite e te kaluares dhe te tashmes mjafton te mos flitet dhe te shohim perpara.
      Shoqeria ne shqiperi duhet te mesoje qe te jape drejtesi per te kaluaren, te mos beje padrejtesi ne te tashmen, dhe te punoje me ndershmeri per te ardhmen.

      Reply to this comment
  2. Mark uk December 31, 20:25

    Duhet te ishit felluar dicka me shume nje her per ata qe I persekutuan.Kurse ata qe zevendsuan persekutort per 8 vite pushtet nuk dhan as edhe nje qindark per 8 vite qeverisje.Te nxitur disa ish te persekutuar nga socialistet u futen ne greve urije.Bile ju kerkuan vetflimin dhe ja arriten.Tash nje pako nuk eshte asgja nga po ata qe I dogjen.

    Reply to this comment
  3. Udheheqesi December 31, 21:23

    Beni mire qe coni ndihma ,pasi i ndihmoni qe te humbasin mendjen femijet e vegjal,te cilet te mendojne se edhe ata po e festojne vitin e ri. Po prinerit e shkret u ngel ne gryke ajo darke e siguruar nga ndihmat,pasi sa her ut lugen ne goje ,mendja i shkon per te nesermen se c’do hane ,do gjej pune apo jo ……….. mjerimi i poshter ! Mjer te mjeruarit .! Puna ,minister ,puna eshte dhurata e ndihma me e shtrenjte. AJO TE BEN QE TE MENDOSH si ta festosh vitin e ri . Duam s’duam ne.i pelqen apo s’i pelqen dikujt , dikur ne ate sistemin socialist ,punonin te gjithe e festonin te gjithe ashtu thjesht ,po te gjithe festonin e te nesermen ku do qe punonin i thoshin njeri tjerit me ciltersi e besim ” GEZUAR E PERSHUME VJET VITIN E RI…..” e puna vazhdonte ,pa patur mendjen nga dera se do t;u vije ndonje pako per t’u ushqyer ………..

    Reply to this comment
  4. "BALASHI" January 1, 15:32

    Veliaj kap nje game te gjere punesh ne ministrine qe mbulon. Bravo Erjon…

    Reply to this comment
  5. ----------------------------- January 1, 15:49

    ndihmat me rreca per te perndjekurit eshte nje tallje e madhe. Kurseuani kete mos i beni budallenj. Sot e gjithe diten ushtrohet lufta e klasave sepse pushtetin e kane ata qe e kishin dhe te perndjekurit perndiqen njesij. Turp per kete popull qe nuk e ka ndjen, sepaku se per rehabilitime as qe nuk presim

    Reply to this comment
  6. illo January 1, 16:48

    Kategorite e shtresave te persekutuara vazhdojne te rriten me emra krejt te tjere . Vec familjeve te deshmorve , jane veteranet , te persekutuarit e Enverit , por kemi dhe te persekutuarit e Saliut . Tipiku ishte burgu I Fatos Nanos , qe buxheti e shperbleu , pa u thare boja e lirimit nga burgu .Mijra te tjere kane fituar te drejten nga gjykatat tona . Natyrisht ka te persekutuar , nga Qeverrija e Fatosit , qe pushoi ndonje partiak , pa argument . Vendimet e gjykates se Stratsburgut krijojne nje kategori tjeter ne ngarkese te buxhetit . A do te gjendet njeri ta marri ne dore kete pune dhe te qartesoi se cilat duhet te paguaj buxheti dhe cilat t’i paguajne urdherusit . T’i marresh te detajuara keto persekutime , dalin shume . dikush duhet t’i very ne vendin e duhur . I. Foto

    Reply to this comment
  7. Horri i Bulevardit January 1, 21:33

    Te perndjekurit duhet te shperblehen brenda 2 vjeteve, te gjithe.
    Por perpara shperblimit, duhet te hapen dosjet, se ka shume raste, ku nje i denuar politik, ka marre edhe nje ridenim te dyte e te trete dhe keto ridenime i ka nga spiune te burgjeve, qe jane edhe ata ish te burgosur politike, qe jane ne liste per tu demshperblyer.
    Dikush eshte denuar se vodhi lesh deveje ne kombinatin tekstil dhe u denua 5 vjet, pa mbaruar burgun, nje spiun e spiunoi se foli dicka dhe hajduti i leshit, u ridenua edhe 5 vjet dhe sot kerkon demshperblim per dhjete vjet burg politik.
    Hapja e dosjeve, te pakten per politikanet dhe te perndjekurit politike, do ta lehtesonte edhe politiken nga plehrat e sigurimit edhe te perndjekurit politike te vertete, duke hequr spiunet e sigurimit.

    Reply to this comment
    • tartufi January 1, 23:32

      Per horrin e bulevardit
      Une gjithmone ti te kam quajtur me te drejte{ hajvanin e bulevardit}
      Ti je nje cop hajvan me te drejte,se na ke bene dhe burg sic ke deklaruar vet.
      Po mire o hajvan???? bere dhe burg dhe nuk mesove te pakten dicka nga
      kjo ndyresi e historise se komunizmit shqiptar .me burgjet dhe qelite e tija.
      O hajvani i bulevardit na thua te hapen dosjet e spihuneve te burgjeve ,qe
      ju dilnin deshmitar shoket e tyre. Po mire o hajvan bulevardi….. te te qepesh
      Bircija i Progonatit te Tepelenes kapter ne biruca me hekura neper duar dhe
      kamzhikun per te te rahur deri sa te te dilte shpirti,duhesh te ishe mbinjerezor
      te duroje dhembjet.Te te qepesh kapteri KRIMINEL i Mirdites me hekur ne dore
      do te ti thiente te gjitha brinjet e trupit,per te te sakatuar deri ne vdekje.qe te
      duroje keto tortura dueshe te ishe mbinjerezor o hajvani i bulevardit.E keqija
      eshte tek kriminelet qe detironin te mjeret dhe jo tek te mjeret qe qene ne mes
      te torturave te pa para.Dosjet jane te hapura dhe i dine te gjithe shqiptaret e
      ndershem dhe te zgjuar,per hajvanet si ti pa tjetre qe ka dosje qe nuk tregojne
      as nje gje nga e kaluara kriminele komuniste.

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit January 2, 00:04

        Mos ke frik se hapen dosjet dhe do te duhet me kthy paret mbrapsh, qe i ke marr si i persekutum, ose edhe me keq, mos ke frik se viktimat do ta marrin vesh kush ja u nxiu jeten.?
        Se ky reagimi jot kaq i shpejte e ka nje shpjegim.

        Reply to this comment
        • tartufi January 2, 00:28

          Ore hajvan bulevardi une nuk flas per pune paresh se
          kam mere dhe kam frik se mi marin,se do te me hapet
          dosija.O hajvan une te kerkoi te me thuash sa duron
          nje njeri i zakonshem perpara kriminelit te degjeneruar.
          Dosija time eshte e hapur kudo ku kam qene ,per mir
          apo per keq,ne mendjen dhe syte e te zgjuareve shqiptar.
          Nderi i rembyer me vite te tera nga kriminelet nuk vendoset duke te te dhene para o hajvan bulevardi,kjo
          loje eshte bene nga me mashtrusat dhe kriminelat ,per
          gjoja te hapen dosjet,kurr ato jane te hapura per ta,por
          kuptojne se ne mes te kesaj meseleje ka shume si ti o
          idiot qe bejne lemshin e madh per kete problem,duke
          kerkuar te hapen dhe te viktimave.Lere o idiot fatin e te
          zinjeve dhe te vemi gjeket,tju nxjerim dhembet e ti detirojme kriminelet te na tregojne format e tyre te krymeve,ashtu hapen te gjitha dosjet o idiot dhe hajvan.

          Reply to this comment
          • Horri i Bulevardit January 2, 10:08

            Tartuf Tyrylyja, qenke i papam ne idjotesine tende, te paska gjetur ky vit i ri, plot ide rrumpalle, boj te fala vezhguesit, pije nji kafe te idhet se mos te vje mendja dhe shef realitetin.

  8. panajoti January 1, 21:33

    mire ben qe ndima te ju qoje kryetari tyre qe vetem i pesekutuar nuk ka qene.

    Reply to this comment
  9. qani January 2, 12:13

    Te perndjekurit i ka pshurre Salihi, prandaj te hypin ne brryl dhe te shohin stambollin.

    Reply to this comment
  10. "BALASHI" January 3, 01:46

    Te perndjekurit e Sales me te famshmin 24/1 jane me te shumte se ata te Enverit, sidomos te vrarit ne 1997, 1998, Gerdec, 21 janar…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*