SHËNIM: Të të zërë “gjaku” në politikë!

July 31, 2014 14:28

SHËNIM: Të të zërë “gjaku” në politikë!

Moria e lajmeve të këtoditshme, e ka mbajtur paksa në hije një gjetje të rrallë të lidershipit të PD-së, për të justifikuar bojkotin në parlament: shmangie e gjakderdhjes! Kjo, duke i dhënë një incidenti mes deputetëve Strazimiri e Ndoka, përmasën e një kacafytjeje të përgjakshmem mes tyre, ku sipas (a)logjikës së vënë në përdorim, viktima është nga opozita e dhunuesi nga mazhoranca, gjaku shkaktohet nga i dyti e rrjedh nga i pari; e kundërta nuk ka gjasë të ndodhë. Duhet kujtuar se i vetmi incident parlamentar i përgjakur në historinë e parlamentit të pas-`90, është plagosja e të ndjerit Azem Hajdari nga kolegu i tij socialist, i ndjeri tjetër Gafur Mazreku, ngjarje e ndodhur në shtator `97. Gafuri vetë, as nuk njihej si njeri i dhunshëm apo sherxhi, por ja që për një moment, tregoi “dobësinë” e malësorit për nder dhe e bëri zararin, për fat pa pasoja në jetë. Pas kësaj ngjarjeje, situata në parlament vërtet ishte e tendosur, por deri diku u ruajt një sens në akuza; nuk pati teprime si këto të tanishmet, ku nga hiçi sajohen tragjedi me skenarë surrealë.

E sot, e karakterizuar nga mungesa e limiteve morale, si dhe nga një liri pa kufij për ta bërë të bardhën të zezë e të zezën të bardhë pa asnjë droje, për lidershipin demokrat kjo është mëse normale në betejën e paprinciptë politike. Që çfarë ndodh në banjot e sallonet e parlamentit është e shëmtuar, nuk ka dyshim; se parlamenti ka prej çdo anë deputetë, me tepër me tipare prej të fortësh sesa të mençurish e të urtësh, kjo është tejet e dukshme; por t`i njollosësh me gjak(derdhje)  ato dy tre incidente, ku dhe për një të gërvishtur nuk bëhet fjalë, kjo do të thotë të të ketë zënë gjaku i budallallëkut, e nuk di ç`flet. / E.H.

 

 

July 31, 2014 14:28
Komento

2 Komente

  1. Naci July 31, 14:45

    Sikur te hane kokat e njeri tjetrit kjo do ishte bingo per fukarain.

    Reply to this comment
  2. info analitike July 31, 17:35

    E.H. dakord qe ti tashme je rreshtuar si ushtar politik por mos kalo edhe limitet e mirekuptimit njerezor duke u perpjekur, ku te intereson te besh qimen tra e aty ku nuk te intereson te besh traun qime:
    “Gafuri vetë, as nuk njihej si njeri i dhunshëm apo sherxhi, por ja që për një moment, tregoi “dobësinë” e malësorit për nder dhe e bëri zararin, për fat pa pasoja në jetë”

    Do te isha kurioz te lexoja pershkrimin tend nese Gafuri do te ishte nga radhet e PD-se!
    Nuk behet moral duke qene tifoz i njeres pale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*