SHËNIM: Të varen!

January 31, 2014 15:56

SHËNIM: Të varen!

Eshtë kjo ndër ato thirrje që gëlojnë ndër komente internautësh, pas ndonjë lajmi që ka të bëjë me kapjen e ndonjë vrasësi, të cilit i atribuohet ndonjë krim i tmerrshëm, i veçuar apo në seri. Eshtë si një lloj shkarkimi për gjithë atë mllef të mbledhur karshi të keqes, që vështirë ta frenosh me receta të argumentimit racional, që na është imponuar në legjislacionin tonë si një normë europiane. Eshtë pra ndër ato standarte të Perëndimit, që ha debat ndër shqiptarë, ku nuk ka shumë nevojë për ndonjë sondazh të specializuar, për të kuptuar se pjesës më dërmuese të shoqërisë u ka ardhur atje ku nuk mban më nga situata e krimit dhe e sigurisë në vend, dhe  jo e veçuar vetëm në këto muajt e fundit, por në gjithë këto vite. Ka një diferencë të dukshme e llahtarisht të madhe mes realitetit të prekshëm të gjërave dhe asaj çfarë është shkruar në letër, ku dënimi me vdekje është fshirë nga legjislacionin penal.

Sepse gati-gati jemi në kushte lufte, ku zhvlerësohen shumë kode të hartuara për kushte paqeje. Le të marrin rastin e freskët të një vrasjeje në Grabian të Lushnjës, ku një grua qëlloi me thikë dhe i morri jetën një bashkëfshatari, i cili tentoi ta përdhunonte, dhe kur pa, në 6 të mëngjesit. Paradoksi është se  gruaja mund të dënohet për vrasje, pra  do ta “blejë” me burg nderin e vet (hallin e vet pra), ndërkohë që po të ishte përdhunuar, përdhunuesi thjesht dhe ai do “blinte” me burg, por ama të kundërtën e hallit, qejfin e vet. Situata pra, ka mbërritur deri atje, sa po detyron njerëzit të aplikojnë, herë realisht e gjithnjë virtualisht, “legjislacionet” e tyre, që nisin me thirrjen që u del prej shpirti: Të varen! / E.H.

 

January 31, 2014 15:56
Komento

23 Komente

  1. Denim me Vdekje January 31, 16:09

    Eshte e vetmja rruge, e vetmja zgjidhje urgjente sepse situata ka degjeneruar, eshte rrezuar, eshte therrmuar. Nuk pyet me qeni te zone, nuk pyet shtetari per sovranin, po ha njeriu- njerine pa iu dredhur dora bashke me qerpike.

    Eshte domosdoshmeri, nuk eshte cmenduri apo lajthitje.

    Perpara se te deshirojme te shkojme ne ate te “uruar” Europe, duhet te deshirojme ate te “uruar” paqe shpirterisht dhe mbi te gjitha fizikisht, sepse si po ndodh, dale-ngadale kete te fundit po e merr porropia.

    Si nje qytetar i dashuruar pas atdheut tim dhe bashkekombasve te mi, deshiroj te rishikohet legjislacioni penal, qe te shoh te ardhmen me te sigurte ne vendin tim njehere, pastaj ne Europe!!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 31, 22:37

      Në një mendje me ju “horri i b…”? Jam shprehur disa herë ashtu si dhe ju për keté teme,ndaj nuk po e komentoj me? Ka raste kur shteti ne nje situaté te jashtezakonshme si kjo nxjer ligje te jashtezakonshme! Ju ka ardhur koha dhe duhet te nxiren!? Nderime horr!

      Reply to this comment
  2. beni January 31, 16:26

    Duhet rikthyer denimi me vdekje….me demet qe i ka bere krimineli Sali Berisha Shqiperise, ky vend nuk futet as per 30 vjet te tjera ne Europen e Bashkuar; kedhtu qe denimi me vdekje si kusht per ne Europe nuk eshte probkemi i ngecjes tone. Problemi eshte krimineli berisha dhe sistemi rrumpalle qe instaloi si me Shqiperi ku pervec krimeve monstruose e megsvjedhjeve d korrupsionit gjigand qe beri vete kur ishte ne pushtet…i la edhd dore te lire krimineleve te vazdonin te pashqetesuar vrasjet e vjedhjet dhe ja ku jeni tani. Duhet ti japim nje mesom te mire horrave e krimineleve….VARJEN NE LITAR

    Reply to this comment
  3. gardiani January 31, 16:30

    ME Varje!!!Ndoshta eshte menyra me efikase per tu ven rendi ne vend !

    sipas nje gojdhane ,djali i mbretit te Suedise ,kur mori mreterine te paren pune qe beri ,hapi burgjet !
    2-ndertoi 5 birruca ! pas kesaj kushdo qe kapej ,futej ne njeren prej ketyre birrucave ..,u mbushen te 5 .birrucat ……per te vendosur te gjashtin …varen te parin qe ishte kapur ….per te vendosur te shtatin ,varen te dytin ,,,dhe per te vendosur te tetin ,varen te tretin qe ishte kapur .Kaq i duhej suedise …vari vetem 3 veta ..dhe festoi 100 vjetorin e mos vjedhjeve …..Ja kaq thjesht …pa gjyq e pa avokat .Cdokush edinte vendin ,qe i takonte ,n.q.s do te bente kunder ligjit .

    Reply to this comment
  4. Gramoz January 31, 16:34

    KETO 22 VJET DEMOKRACI JANE BERE VRASJE NGA ME TE CUDITSHME DERI NE FAMILJE DUKE PRISHUR DISA VLERA TE SHQIPETAREVE,GJATE SISTEMIT KOMUNIST REGJIMI VRAU 4000 SHQIPETARE NDERSA PER 22 VJET DEMOKRACI KEMI RRETH 6500 VRASJE BILANS TEPER TRAGJIK ,PER DISA VRASJE TE RENDA DUHET TE VENDOSET LIGJI ME VDEKJE ASHTU SIC E KANE USA ,GJITHE KETO VRASJE QE JANE BERE NE SHQIPERI JANE REZULTAT I GJENDJES EKONOMIKE DHE SOCIALE TEPER E RENDE ,KRIJIMI I FAMILJEVE MAFIOZE DHE SPONCORIZIMI I MEDIES VIZIVE DHE TE SHKRUAR NGA KETO FAMILJE MAFIOZE ,POLITIKA EGER DHE E LIDHUR NE SHUMTEN E RASTEVE ME FAMILJET MAFIOZE..

    Reply to this comment
  5. .... January 31, 16:35

    ore ti me duket se je kushuriri i ndonjerit nga ata krimineleve se nuk ka mundesi te krahasoshe vrasjen e asaj gruaje per vetmbrotje me vrasjen e atit shijaksit qe e vrane para dy javesh ne antentat kur po kthehesh per ne burg,ai qe kishte vrare 5 persona ne nje dite,mos ngaterro ka..in me dollarin,se njeri quhet penis dhe sherben per te tjera gjera,dhe tjetra quhet monedh qe sherben per te tjera gjera,nuk mund te krahasosh nje vrasje aksidentalishte me killerin qe vriste per para sic ishte ky i fundit juljan sinani,shoku analist njerezit e kerkojne denimin me vdekje per ata qe vrasin per shume arsye,per para,per qefe,per skiconefri per arsye banale,nuk mund te justifikohen ata 4 kopilat qe qelluan autobuzin para nje jave dhe lan nje djale ne kulmin e rinese per vdekje sepse kishin pire hashash,te denohen qe cke me te,te qajne edhe nenat e atyre ashtu sic bene edhe ata nenat e tjera qe te qajne pa asnje arsye,ke nje kemngulje nga gjykata amerikane keto dite,qe ai djali 20 vjecar qe qelloi me bombe kur ishte nje feste se nuk po me kujtohet duke vrare tre persona po kerkon denimin maksimum me vdekje,perse nuk ja falin dhe ti thojne mos e perserit me,degjo ti analist i prapambetur dy fjale prej meje,krimineli ngel kriminel,nuk do shume per ta lexuar e ka ncjerre kuptimin e vet qekur ben krim,eshte si ai libri qe e ke lexuar nje here dhe ja di kuptimin,nuk eshte nevoja per ta lexuar perseri sepse nuk do ncjerresh ndonje kuptim tjeter,kapito o analist,te denohen se cke me te,me varje,ose me mire shko pyet familjaret e viktimave se do ta japin ata pergjigjen demokratike,edhe enver hoxha e kishte denimin me vdekje per krimet e renda por jo ato aksidentalishte,kuptohet burgut nuk i shpetoje,por jo dhe kriminelet z analist.TE VAREN DHE JU MOS I DILNI NE KRA ANALISTER.

    Reply to this comment
  6. Kanan January 31, 16:59

    Bashkojuni nismes 1 euro per drejtesi .. jane 1 milion votues behen 1 milon euro le ti marre ai qe do ekzekutoje kuqedren me emrin sali e familen e tije ,.. gjykatat e prekuroria nuk vendosin drejtesi… ndryshe kemi marre fund si

    Reply to this comment
  7. dauti January 31, 17:29

    TE MARIM SHEMBULL vENDIN E DEMOKRACISE AMERIKEN : TE EKZEKUTOHEN !!!!!!!

    Reply to this comment
  8. shqiptari January 31, 17:36

    nese bota do e bene demokracine e vertete ashtu sic beri komunizmine dhe me urdhrate qe jepte e zhdukte avashe avashe populline shqiptare po ajo bote kurve nuke do po bene pislliqete e saje ne kurize te popullite shqiptare

    Reply to this comment
  9. klodi January 31, 17:47

    duhet kthyer ligji i vdekjes.. i vetem ligj qe do ti beje keqbersit te mendohen mire kur kryejn krime .. 23 vjet kjo pseftodemokraci e shtyhu rinine me afer krimit.. duke i thene asaj se duhet te bej drog qe te pasurohet.. se duhet te vjedhi per te jetuar.. se duhet te koruptoj per te zen nje pune.. ose te zgjidhi nje problem.. se duhet te bej prostitucion per tu pasuruar.. se duhet te vrasi etetjera gjera qe u ben.. duhet te ndaloj kjo gje.. frika dhe respekti ndaj ligjit te ben njeri te respektuar.. amerika eshte superfuqia e botes dhe e ka kete ligj.. kur ka qen ky ligj njerezit i ishin kthyer punes e jo krimeve..

    Reply to this comment
  10. enea January 31, 18:38

    Mos u nxitoni njerez. Te varen del normalisht nga shpirti, por denimi me vdekje nuk do zgjidhte asgje. Dikush ketu thote te marrim shembull Ameriken qe ka denimin me vdekje.
    Ta dini, qe edhe pse Amerika ka denimin me vdekje, perseri numbi i vrasjeve kurre nuk eshte ulur.
    Nuk zgjidhet vdekja me vdekje, por me civilizim. Me mire denime me vuajtje sesa denim me vdekje.

    Reply to this comment
  11. ZODIAC January 31, 18:42

    Kjo gje behet politikisht. Partite kryesore ne vend nuk kane by… te bejne kete se kane presion nga BE. Dy jane rruget per te bere kete : Ose referendum popullor, ose force e re politike qe e garanton denimin me vdekje per vrasjen. Ne te dy rastet fjalen e ka votuesi. Te mos shkoje ne votime po nuk u garantua denimi e te rrezohet nga pushteti ai-ajo qe nuk e ben kete.

    Reply to this comment
  12. Horri i Bulevardit January 31, 19:07

    Te varen sjam kondra, por edhe me i rrjep si keca, prap besoj se te tjeret, do zejn men.

    Reply to this comment
  13. ili January 31, 20:35

    ç’eshte ky zoo shtazesh. Te gjithe te etur per gjak me keq se vete kriminelet, te verbuar nga nje sens drejtesie biblike te dhembit per dhemb. Po atehere kot qe perpiqemi te kemi nje shtet e rrjedhimisht edhe qytetare, le te zbatojme ligjin e xhungles “bjeri t’i bime” dhe do te kemi iluzionin se kemi sjelle “drejtesi”. Jo ore njerez, ju genjen mendja, do te kemi bere vetem nje hap mbrapa ne shkallen e evolucionit e asgje me shume. Forca e shtetit njihet pikerisht nga shkalla dhe aftesia e integrimit te qytetareve ne bashkesine dhe jeten shoqerore.

    Reply to this comment
    • Denim me vdekje January 31, 21:46

      Nuk eshte etje per gjak, eshte etje dhe uri bashke per te ndaluar gjakun.

      Sa per ligjin e xhungles, ne xhungel po jetojme ne keto momente, Po me sa duket jeton jashte territorit tone, zoo..

      Reply to this comment
  14. . January 31, 20:51

    …. Po me kriminelin Ali Bisha, qe i mesoi “droge, arme, korrupsion, percarje … ” Shqipetareve c’do behet ?

    Reply to this comment
  15. adi January 31, 21:16

    X sa i perket krimineleve te kapur diteve te fundit jam dakort plotesisht x denimin me vdekje d.m.th varje me litar!! Ne te ku ndert ne vlore do te plasi lufta e bandave , nuk e di sa sehir mund te bejne njerezit e sokol veizit tani qe njohin vrasesit e tij.

    Reply to this comment
  16. baba nga durrsi February 1, 02:31

    Duam evropen thame para 23 viteve dhe vazhdojme ta kerkojme akoma,por ajo na vuri disa kushte dhe njeri nga ato kushte ishte abolimi i denimit me vdekje!Bukur fort, dhe tani kemi burgimin e perjetshem qe ne nje fare menyre seshte gje tjeter vecse nje denim me vdekje i holluar(diluito)ne kohe! Nuk besoj qe rivendosja e atij denimi do zgjidhte plagen e kriminalitetit ne vend sepse celsi qendron ne ashpersimin e denimeve dhe mbi te gjitha ZBATIMIN RIGOROZ TE LIGJEVE DHE DENIMEVE nga gjykatat dhe istitucionet e vuajtjes se denimeve thene shqip burgjet! Sic kemi pare kohet e fundit neper qeli gjen gjithcka: celular, sende te ndaluara,frigo me arme e sharra hekuri etj etj. Ta fillojme nga ktu e pastaj vazhdojme me tej po nuk mjaftoi. Ne ITALI per krimet e renda mafioze egziston regjimi 41-BIS qe aplikohet vetem per ata te krimeve te renda jo per te gjith, dhe ndalon deri vizitat e te afermeve apo lejet shperblyese etj! Ta aplikojme dhe ne! Te gjitheve ju kujtohet deklarata e ILIR KUPES prapa hekurave per news-24: MOS ME EKSTRADONI NE GREQI!! Perse e thoshte nje gje te tille? As ata, as ne, nuk kemi denim me vdekje por pse i frikesohej burgjeve te tyre dhe burgjeve tona JO? Arsyeja kuptohet lehte qe atje te shtrojne ne hu,jo si ktu me privilegje,liri me kusht apo me leke nga gjyqtare kriminele e dallkauke! Edhe po ta kerkojme rivenien e denimit me vdekje Evropa kurve,dhe pedofilet e bruxellit duhet te na e pranojne per faktin e vetem dhe unikal ne bote dhe vecantine qe na karakterizon: FENOMENI GJAKMARRJA i cili eshte perhapur frikshem, saqe dhe ata vete tashme e njohin dhe ngelen duke leshuar LEJE QENDRIMI per azil kerkuesit shqiptar nryshe nga sa bejne per kombesite e tjera! Por para se te trokasim dyerve te tyre per ti marre leje dhe te bejme figuren e m….. si njerez me bisht,te provojme rruget e lartpermendura!

    Reply to this comment
  17. Sallakja February 1, 09:41

    Kush ti trgon keto barcaleta ?
    Denimi me vdekje i perket se kaluares.
    Ne Shqiptaret jemi nje shtet civil relativishte
    i zhvilluar e bejme shume mire qe dnimin me
    vdekje e kemi hequr me ligj, shenje kjo, qe tregon
    nje ecuri te madhe te popullit tone drejte konceptit
    te te mendurit ne aspektin moral e civil.
    Denimi me vdekje ehte fenomen i vendeve te pa
    zhvilluara nga ana moralo-civile ose me mire te
    them vende te prapambetura qe nuk e kane kuptuar
    akoma qe dnimi me vdekje nuk i zjidh problemet.

    Reply to this comment
  18. Mr. PERFECT February 1, 11:10

    Me nje REFERENDUM normal zgjidhet kollaj kjo gje e pastaj do shohin ” teoricienet ” anti-denim se sa pak jane.

    Reply to this comment
  19. Pëllumb zaimi February 1, 13:55

    Dënim me vdekje? Kini të drejtë. Keto mesazhet e mija të bëra nga celulari gjithnjë spostohen. Si duket ështe fuqia me e madhe kompjuterike ajo që ndikon te kati im. Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*