Shënim: Teoria shkel e shko për Jugosllavinë, e një amerikani prorus

February 28, 2016 19:13

Shënim: Teoria shkel e shko për Jugosllavinë, e një amerikani prorus

Para pak ditësh politologu amerikan Phil Butler, që shkruan në sajtin journal-neo.org ka dhënë një teori në lidhje me shpërbërjen e Jugosllavisë.

Butler thotë se Jugosllavia ishte e madhe dhe e fuqishme në sytë e vendeve perëndimore, për çka paraqiste kërcënim.

“Imagjinojeni Evropën sot, me Jugosllavinë si një nga lojtarët kyç!? Unë mundem. Jugosllavia ishte një nga eksperimentet më të mira kulturore dhe njerëzore në histori. E themeluar në territoret e konfliktit të Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Osmane, Jugosllavia ndërlidhi kulturat dhe asimiloi njerëzit në mënyra të papara që nga Aleksandri i Madh”, thotë ai. (kliko: KËTU).

Politologu gjithashtu pohon se shteti u shemb nën presionin e NATO-s dhe fuqive perëndimore që nuk kishin asnjë interes të kenë në afërsi një vend të tillë të madh dhe të pavarur.

Butler madje beson se në Jugosllavi në mes të viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar mbretëroi prosperiteti dhe zhvillimi që rezultoi në një sistem të mirë shëndetësor, arsim falas, punë dhe standard përgjithësisht të mirë të jetesës.

Ai pretendon se ishte prosperiteti ekonomik dhe pavarësia ideologjike arsyeja kryesore pse fuqitë perëndimore kanë vendosur t’i japin fund Jugosllavisë.

“Shtetit nuk i lejohej për të konkurruar me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për shkak se në Londër dhe Luksemburg bankierët, nuk mund të shtrydhnin miliardat nga regjimi socialist. Jugosllavia kishte për të vdekur, ndërsa Bushi, Reagani dhe Clintoni kanë ndihmuar që të ndodhte kjo”, thotë Butler, duke shtuar se një parim i ngjashëm përdoret në Libi dhe Irak.

Le të shtojmë se me një kërkim të shkurtër, Butler rezulton një analisti i thekur prorus, që shkrimet e të cilit botohen në Pravda, Sputnik News etj.

Por kjo nuk do kishte rëndësi, nëse analiza e tij do ishte e argumentuar. Fakti është që Butler, me analiza si kjo e mësipërme jep ca “byreqe të çastit” duke harruar të përmendë arsyet e vërteta që rrëzuan Jugosllavinë:

-Vdekja e Titos si njeriu që e mbante të ngjitur unionin duke balancuar e neutralizuar armiqësinë serbo-kroate;

-Rrënimi i natyrshëm i një sistemi që u krimb në borxhe tek Perëndimi, që sipas Butler do konkurronte Francën e Gjermaninë me makinat Yugo dhe frigoriferë.

-Nacionalizmi i shfrenuar i Millosheviçit që rizgjoi konfliktet ende të përgjakura të Luftës së Dytë.

-Shpërbërja do ishte tërësisht e kuptueshme edhe pa lindjen e dukurisë Millosheviç, pasi asnjë arsye nuk i mbante më bashkë kombe me interesa të ndryshme…

Për Butler, asgjë nga këto nuk kanë rëndësi. Madje sipas tij, prosperiteti ekonomik i Jugosllavisë (?!) xhelozoi Perëndimin.

February 28, 2016 19:13
Komento

7 Komente

  1. ganiu February 28, 15:57

    Si e ka emrin ky oponencë ishte mençur ishte atij klubit amerikan?
    Apo thjeshtë ka emrin me të cilin Odiseja ju prezantua cikllopit?

    Reply to this comment
  2. ismet February 28, 19:12

    Me duket se ky shenimi eshte shume kot.Ky amerikani ka te drejte.Sa per borxhet,tani jane me te medha se atehere,po ti marresh gjithe vendet e ish-Jugosllavise bashke.Eshte edhe dicka,Evropa te cante bythen per tu bashkuar (tani ka rene shume ky muhabet),per unifikim etc,si shpjegohet qe ishte gati per te ndare jugosllavine,Me mire do ishte qe Jugosllavia tu fuste komplet ne EU,opo si tani,qe ca jane ca nuk jane futur.Tani pak a shume te gjithe vendet jane cope-cope (Maqedonia,Serbia,Bosnja,Kosova),tani standari eshte lene mos e pyet,dhe me pare jeta ka qene me e mire.Gjithashtu edhe Slobo,i hodhi benzin zjarrit,se ashtu duhej nga ustallaret e perendimit.U vrane ne BH,qindra mijera,as nuk e rrujti njeri,dhe ne Evrope kjo gje.Ky amerikoni edhe mund te jete pro rus,por edhe ne jemi te infektume,pro amerikan,dhe c’thote amerika ne e besojm.

    Reply to this comment
  3. Naim Frasheri February 28, 22:01

    Njerezit Ordinere bejne Krajasimin me Makinat Jugo dhe Fregoriferet e athershem me Makinat e Perendimit te Sotem, edhe Shtetet me te Fuqishme ne Ate kohe nuk kishin Makina me te mira,Koha evulon po Idjotet bejne krahasimin athere me sot.Shkrimtari ka te drejte ,Perendimi i shkaterroj te gjitha Shtetet qe te shesi Mallrat e tij,po nje Dite e gjithe ajo Poshtersi do ju bjere ne Koke te tyre,keshtu ndodhi me Shqiperin e 1912 dhe Zoti ja dha Luften e Dyte boterore qe i shkerdheu keto Shtete te gjitha.dhe Poshtersia ketu e merr pergjigjjen nga Zoti.

    Reply to this comment
    • ganiu February 29, 07:47
      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 29, 10:23

      “Perendimi i shkaterroj te gjitha Shtetet qe te shesi Mallrat e tij”
      o frashër,që me naimin;atë rilindasin vizionar;nuk ke asnjë lidhje,por me frashërin si dru duhet të jesh i njëjetë!!
      thjeshtë kokdru!!
      dukesh që je nostalgjik jugosllavie,ndoshta ke bërë jetë të mirë në atë kohë!nuk i plas kujt e rëndësishme është ajo që thua!!
      shumë shumë e trashë!e njëjtë me atë të atij debil analisti,që me analizën nuk ka asnjë lidhje!!
      bile dhe ky i paemri,si thotë dhe ganiu,askushi,i afrohet ose më mirë të themi se përpiqet të hedhë poshtë teorinë idiote të karabushit amerikan”politolog amerikan Phil Butler”!të bazohesh në atë që ka thënë ky deridimen është si të shkosh në fahstin më të humbur dhe ti shpjegosh botën sipas përvojës së fshatareve!!dmth hapsirën që ata njohin,horizontin që shohin dhe kujtojnë se ajo është e gjithë bota!!
      jugosllavia lulëzoi si një shtet,që unë e quaj,”pykë”!!
      pykë në kuptimin e thjeshtë të pykës!!pyka shërben për të çarë!dru a shkëmb nuk ka rëndësi!!kjo pykë shërbeu gjatë lufës së ftohtë!!shërbeu si diversion për bllokun lindor ose atë komunist!
      kjo pykë u pomoua me para,jashtëzakonisht të shumta për të treguar se sa e mirë është mirqënja në një vënd social-kapitalist!ose më mirë socialist me tendencë kapitaliste!!
      20 miliardët që iu pompuan asaj në atë kohë,po të krahasohen me kursin e sotëm, do të ishin dyfishi i borxhit të gërkut!!ato para,borxhe,krijuan një mirqënje fallco!ato makina dhe ata frigoriferë,që nuk i krahasojmë me të sotmit,por me kohën,ishin tmerrësisht të dobët në krahasim me perëndimin!!
      por atë prodhim të qelbur që bënte jugosllavia,shumë i mirë për lindjen përfshi shqipërinë,ajo arinte ta shiste në europë dhe në amerikë!!shiteshin makina fiat e jugo në amerikë në një kohë kur amerika bllokonte mercedesin e tojotën!!shiteshin në perëndim thjeshtë për të pompuar “bumin jugosllav”!!pas viteve ’80 u pa qartë,sidomos pas ’85ës,se lindia po shkonte në PS!!kështu që pak nga pak filloi të humbte rëndësia strategjike e jugosllavisë!!nuk kishte më subvencione shtetërore për kreditë që i ishin dhënë!bankat filluan të kërkojnë paratë e dhëna!ekonomia e fallco jugosllave nuk mund ti paguante më kamatat!!sepse nuk kishte prodhim që të mund të çante tregjet perëndimore pa pasur subvensionet shtetrore!!
      shumë e argumentojnë shkatërrimin e jugosllavisë me vdekjen e titos!ose më mirë e quajnë atë si katalizatorin që i mbajti të lidhur!!deri në një përqindje të vogël është e vërtetë,por dhe ai nuk do të kishte mundësi ti mbante pa ju dhënë të hanin!!ekonomia mban një popull të bashkuar dhe asgjë tjetër!!
      po të kishte jetuar tito më vonë jugosllavia do të ishte shpërbërë njëlloj!!varfëria do të sillte urrejtjen ndër etnike,bile dhe atë brënda etnisë për pasojë dhe shkatërrimin e “mitit tito” dhe të jugoslllavisë me të bashkë!!
      politologu amerikan si i paditur,nuk është i vetmi,ka harruar se në atë “mirqënje”fantastike jugosllave kishte shumë e shumë dhunë!!dhunë të cilën jo vetëm perëndimorët bënë sikur nuk e panë,por shpesh e lejuan për interesin e tyre politik!!
      kështu o dru,frashëri,nostalgjik i atyre që të kanë shtypur,ose të atyre që ke ndihmuar të shtypin shqiptarët,jugosllavia ishte një një kështjellë prej letrash!një kështjellë e ngritur me rërë në buzë të detit!!rënja e saj varej vetëm nga dallga e radhës!!ajo nuk u ndërtua me një vizion,me strategji!!ajo u ndërtua për të shfrytëzuar momentin!!për të shijuar momentin,pa menduar se momenti mund të mbarojë!!politikanët jugosllavë u treguan miopë dhe prodhuan politikanë të verbër si milloshi!!
      20 milionshi jugosllav nuk përbënte asnjë rrezik për perëndimin, eaq më pak për naton!!perëndimi nuk kishte asnjë interes me shkatërrimin e jugosllavisë!!i vetmi interes ishte ai gjerman!!dhe ai zgjati deri në ’87,’88!më pas dhe ata nuk patën më interes!e panë se nuk kishin më nevojë për një precedent bashkimi kombëtar!!

      Reply to this comment
  4. [email protected] February 29, 12:46

    Kushtonte je ti pseudo gazetar qe I pergjigjesh nje politologu me fame botrore me argumenta pa themel?jugosllavia e vertet qe kishte shume borxhe por me pak se gjermani e viteve 80 perso I perket makines yugos te Gjithe shtetet e ish jugosllavia Jan krenare per yugon se e kane prolluar ne shtepine e tyre, ti gazetar (e) ty tka blej babi mercedes 4 fenerc jo yugo qe I krahason kshu . (Edhe diplomen ku e ke mare ke Kristen me leket e babit)

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 29, 14:37

      po mor lali po ti i paske këto punët e krenarisë kombëtare shumë të forta!!
      ka dy lloje borxhesh!!
      ato që janë për tu shpërdoruar_jugosllavi e greqia tashti dhe ato që janë për të prodhuar si gjermania e amerika e të tjerë!!
      ke borxhe por dhe kapital për ti mbuluar,këtu kemi të bëjmë me këto të fundit!dy të parat skanë brekë në bithë e jo më të mbulojnë borxhet!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*