SHËNIM: Tërhiqe këmbën zvarrë…

December 10, 2013 13:04

SHËNIM: Tërhiqe këmbën zvarrë…

Tërhiqe këmbën zvarrë… – shkruanin lexuesit e formumeve online dje pasdite pas përhapjes së lajmit që Arben Imami bëhet ish-ministri i parë i Berishës që dërgohet në Prokurori.

“Tërhiqe këmbën zvarrë” për ata që nuk e dinë, është një shprehje popullore që ka kuptimin “i ardhtë rradha shpejt atij që është pas teje”. Dhe thuajse të gjithë kanë në gojë të njëjtin emër: Sali Berisha.

Në një sondazh në Dita online pyetjes “A duhet të ketë një proces gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha?”, 77 përqind e votuesve i përgjigjen: “Po dhe sa më shpejt”, ndërkohë që 13 përqind thonë “Po, por jo tani”, ndërsa 10 % mendojnë se proces gjyqësor ndaj tij nuk duhet te ketë.

Imami është ndër ministrat më të akuzuar. Dosja për të cilën është paditur është vetëm një prej akuzave për të cilat duhet të përgjigjet ish-aktori i shndërruar në një nga politikanët më radikalë të vendit, me dy kulme të përdorjes e shpërdorjes së tij politike, marsi i 1997-s dhe  21 janari i 2011-s.

Veç akuzave që përmban kallzimi i djeshëm Imami duhet të shkojë para drejtësisë për akuza edhe më të rënda, vecanërisht ato që lidhen me kontrabandën  e armëve dhe përgjimin e opozitës politike, asaj mediatike dhe diplomatëve të huaj.

Një nga bashkëpunëtorët më cinikë e më arrogantë të kryearrogantit Berisha, është shfaqur edhe dje i tillë duke përmendur një farë “vije të kuqe”. Po për çfarë vije të kuqe e ka fjalën Imami? Ku e gjen guximin t’i caktojë pikërisht ky vijën e kuqe Shqipërisë? Padyshim, te mungesa e ndëshkimit.

Imami (dhe të tjerët e regjimit berishian në politikë dhe media) na kanë hipur në kurriz këto muajt e fundit pikërisht sepse nuk ndjejnë as turp e as frikë nga ajo që kanë bërë. Ende jo. Çojini në burg. Jepuni mundësinë të kuptojnë që ajo që kanë bërë nuk duhej bërë dhe nuk duhet të bëhet më kurrë. Jepuni pra, edhe atyre mundësinë e Rilindjes.

 

 

 

December 10, 2013 13:04
Komento

28 Komente

  1. fat man December 10, 01:52

    Perendimi dhe USA kane shitur Kadaf, Sadam, Mubarak,Asad etj qe dikur i kane furnizuar edhe me armatim Made in USA dhe i lane te udhehiqnin si DIKTATORE dhe tani dihet se ku jane. E jo me per Imam Ballajdi e per Sali, as qe do t’u behet vone kurketa do te jene pas hekurave, nuk mund te dalin kundr vullnetit te nje populli te tere, kane edhe ata hallin e tyre, se u shkelet ketyre te fundit vija e Kuqe dhe jo Imamit.

    Reply to this comment
    • Koco Belaja December 10, 11:57

      Sigurisht qe neqoftese vertetohet me fakte juridike, qe Imami apo kushdo tjeter ka abuzuar me detyren e tij, ai do te mare denimin e kjo jo nga deshira e Dites e nga militantet socialiste.
      Por me ben pershtypje se DITA e ka filluar denimin ne menyre politike.
      Pakej bere nje “sondazh” me lexuesit e saj te zellshem socialiste, se sa per qind te tyre deshirojne qe te fusin ne burg “Saliun”.
      Nje gazete qe nuk ka lidhje me “Diten” e socializmit, mund te beje nje sondazh tjeter, bazuar ne opinionin e pergjithshem per Edi Ramen si mister 20%, qe se pari e ka ai radhen per tu futur ne burg per korrupsion me nje akuze te mbeshtetur konkrete duke e pare me sy te lire betonizimin e Tiranes..
      Po pse ore te uruar, me sondazhe militantesh mendoni se mund te denohen njerezit ?.
      Po prisni ore te uruar se edhe ne drejtesi ka rradhe.
      Se pari duhet te denohet me vendim te gjykates se larte diktatori kriminel Enver Hoxha per krimet e bera ne 40 vjet te pushtetit te tij, mandej te hidhemi ne “krimet” e tranzicionit.
      Krim eshte edhe kur i del hapur ne mbrojtje nje krimineli si Enver Hoxha dhe ne juridiksion quhet bashkepunim me krimin.

      Reply to this comment
      • Hithri December 11, 10:40

        Ec or Koco, shko fshihu se edhe ty do te vije rradha. Ketu nuk flitet per socialiste apo demokrate mor ndyresire, Po ti me siguri qe je nje nga kylyshet e sal serbit dhe Imam qenit. Ju jeni hiena te ndyra qe e keni trajtuar Shqiperine si mall qe jua a la babaj ne testament. Jo Jam gabim, se mallin e babit do ta kishit trajtuar me mire. Pftu fare e keqe qe jeni! He se sa te denohet i pari nga zagaret e sale serbit ju sahanlepiresit e tyre do te ikni nga syte kembet neper greqi e itali ju kriminele te ndyre!

        Reply to this comment
  2. hrubesh December 10, 03:08

    Imami eshte pis po eshte edhe t…. Po ka ca te tjere qe jane thengjill i mbuluar si Bode apo batakcinj te sprovuar si Ruli, qe i ka mbijetuar te gjithave qe nga kontrabanda e drurit te arres.
    Drejtesia nuk duhet te ndalet para askujt deri tek Saliu. Ta lesh kete pune pergjysme eshte njesoj si tradhtia ndaj kombit. Ky komb duhet pastruar nga megahajdutet se te vegjlit shkojne vete te carku. Ke per t’u mbajtur mend Rama po e pastrove Shqiperine.

    Reply to this comment
  3. Beni bie vete December 10, 05:41

    Pse nuk e mirepret ti zoti Imami qeverine dhe prokurorine kur zbaton ligjin?
    Ti je i pafajshem, mireprite me koken lart. Po edhe sikur te jesh i fajshem te ndeshkohesh per kaq gje nuk eshte shume.
    Duam te dime cfare bisedime ke ti me Fazllicin dhe pse duhej thirur ai person ne kontrollin e sigurimit te shtetit?
    Ti duhet te jesh ne burg perjete per tradheti, jo per hajdutlleqe ordinere

    Reply to this comment
  4. Edi le December 10, 07:18

    Cojini ne burg, jepuni edhe atyre mundesine e rilindjes:cojini ne burg qe te kalben brenda do ishte me e sakte.,nuk ka rilindje per keta kriminelër.

    Reply to this comment
  5. Petro December 10, 08:26

    Ne burg dhe te trajtohen si te burgosur te zakonshem se kjo fjala vip na ka ardhur ne maje te hundes.

    Reply to this comment
  6. Lëvizje...Une jam,po ti ku je? December 10, 08:27

    Me ne fund nje lajm i mire nga Rilindja! I duhet kthyer besimi shqiptareve tek drejtësia dhe ligji!Sidoqofte, tepër ngadalë veprimet!… Kush ka abuzuar me pushtetin duhet ndeshkuar! Gijotina e ligjit duhet të jetë e pameshirshme me qeveritaret dhe politikanet abuzivë! Dicka po kerkon të ndeshkojë Rilindja,por teper pak!

    Reply to this comment
  7. Ilir December 10, 08:54

    Haram nje milion votat Edi Rames po qe se e mbyll kapitullin e qeverise se kaluar vetem tek maskarai Arben Imami.

    Reply to this comment
  8. As December 10, 09:16

    Jo vetem ne burg, por tu sekuestrohet gjithe pasuria e vene me vjedhje, t’u hiqen gjithe ofiqet dhe t’u jepet nje pension 100 euro sic merr cdo pensionist dhe pastaj te flas per vijen e kuqe, se vija e kuqe eshte vlera e pensionit minimal

    Reply to this comment
  9. Azemi December 10, 09:19

    Keshtu eshte te gjithe pushtetaret e Sali rrumpalles duhen futur ne burg paten uzurpuar te gjithe shtetin,populli i thjeshte nuk kishte dere se ku te trokiste,e gjithe klasa pdisste me tre a kater rroga,me pasuri marramendese me makina lluksoze,me femra,i paten mbushur institucionet me prostituta qe i populli i njeh dhe i din.Ah more Z.Rama ke shume pune per te bere nuk ka per te pasur burgje qe i merr keta hajdutshi.

    Reply to this comment
  10. nasruddin December 10, 09:34

    “VIJA E KUQE” E ARBEN IMAMIT KA NJE HISTORI TE LARGET.

    Ne vitet e largeta 1920 gangsteri amerikan Al Kapone kishte ndertuar Perandorine e tij te Mafies ne Cikago dhe po shtrinte tentakulat e tij ne tere SHBA-s me ane te korrupsionit qe nuk ishte pare deri atehere ne kete vend demokratik dhe te zhvilluar. Ky emigrant i varfer italian, prej Sicilie fillimisht kishte bere shume LEKA me pijet alkoolike gjate “Regjimit te Thate” te vendosur nga Presidenti dallkauk Hoover dhe duke blere dhe korruptuar totalisht policine, bashkine dhe gjykatat e Cikagos dhe po e zgjeronte veprimtarine e tij ne te gjithe SHBA-s. Nga ana tjeter qe te dukej popullor kishte hapur guzhina ku te varferve u jepej falas nje supe dhe pak ushqim per te cilen media shpesh e quante si nje Robin Hood amerikan. Por Al Kapone ndaj konkurences dhe kundershtareve te biznesit mafioz ishte gjakatar dhe i pameshirshem dhe njihet historikisht kahsapana diten e Shen Valentinit te vitit 1929 – Saint Valentine’s Day Massacre kur ky gangster dhe mafioz legjendar vrau nje fis te tere nga bandat kundrershtare dhe i rrethoi me nje VIJE TE KUQE trupat e tyre duke lene shenimin:

    PER ATA QE TENTOJNE TA KALOJNE KETE VIJE.

    Prandaj edhe ka mbetur legjenda e VIJES SE KUQE qe perdor Imami i Saliut per Edi Ramen sot, por qe e perdorin shume politikane te tjere ne bote ne forme figurative.

    Reply to this comment
  11. Re'i December 10, 10:15

    Kater jane ata qe pa tjeter duhet te rasen brenda . Qe te kater e meritojne.Me arrestimin e denimin e tyre permbushet edhe vullneti qe shqiptaret shprehen me 23 qershor.Une po e filloj nga fundi :Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe SALI RAM BERISHA

    Reply to this comment
  12. kasemi December 10, 10:25

    I Eksituar (si me ben te ndjehem lajmi)

    Reply to this comment
  13. Arben December 10, 10:30

    Ju lumte DITA.Keni thene me pak rreshta ate qe na e do zemra dhe na e bluan mendja per te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi ku jetojme.

    Reply to this comment
  14. arvanitasi December 10, 11:13

    Ne Burg e kane vendin Beni Ridvani dhe Sala

    Reply to this comment
  15. lejleku December 10, 11:42

    Ore, c’hyn Edi Rama ketu ? Imamin e njoftoi Kodhel!
    Pse personalizohen problemet!!??? Njeri ish minisetr, tjetri tani Kryeminister .Si guxon ky trim i cartur qe shan e kercenon nje perfaqesues te
    nje populli qe ne menyre plebishitare e zgjedh ne krye per nje jete me te mire . Vetem e drejta nuk humbet kurre ne kete bote prandaj dhe burrerine tende tregoje atje ku te kerkohet nga ata te auditit.

    Reply to this comment
  16. saimir December 10, 11:53

    Ne burg te gjitha heienat e klanit Berisha bashke me hienen alfa (Sali Berishen).

    Reply to this comment
  17. Vëzhguesi F. December 10, 12:45

    Dhe do te ishte gjeja me e mire per kete popull dhe kete vend “terheqja e kembes zvarre” nga nje personazh- klloun, qe asnjehere nuk e gjeti asgjekundi veten e tij.
    Ky aktor deshtak, shume here me amatoresk se amatoret e estradave te ish ndermarrjeve dhe kooperativave, ky “gjeneral” (i cilesuar nga frymezuesi dhe padroni i tij Berisha ne ’97-ten), nje lloj majmun ne imitimin e Zapates, ky politikan sharlatan dhe sumelepires i te dy kraheve politik, ky batakçi rrugesh dhe hajdut, po tregoka se paska vendosur “vije te kuqe”!!!
    Ky dallkauk, qe kujton se eshte akoma ne kolltukun e ministrit te mbrojtjes dhe ka ne gatishmeri per te mbrojtur menderen e tij gjithfare kopukesh te veshur me uniforme dhe me spaleta, kerkon te shese te fortin dhe gangsterin, duke i treguar “vijen e kuqe” kryeminsitrit te vendit?!
    A e di ky pleh se “vija e kuqe” e individeve si ai eshte nje lloj kercenimi kriminal i deklaruar publikisht, qe meriton jo vetem nje shtese ndeshkimi , por arrestim ne flagrance (per shkak te rrezikshmerise shoqerore te lenies ne gjendje te lire) dhe hetim ne gjendje arresti per krimet qe akuzohet?!
    Nese organi i akuzes nuk e izolon kete individ te papergjegjshem, atehere mund te thuhet pa kurrfare hezitimi se kjo drejtesi eshte kapur keq dh vazhdon te jete ne gjendje kome.

    Reply to this comment
  18. Pilo Lala December 10, 15:01

    Vetem keto komente te lexoje Llalla, dhe e ka nxjerre akt-akuzen per Imamin.
    Edhe vete ata qe u ka dhene prona te Min Mbrojtjes, duan ta shikojne ne burg kete kaposh pa pula.

    Reply to this comment
  19. Fllad December 10, 15:37

    Burg? Burgu eshte lluks. T’i sekuestrohet gjithe pasuria dhe ti vene te pastrojne halet e burgut per te fituar nje cope buke.

    Reply to this comment
  20. kosta December 10, 16:51

    Na u kthye 1945…keshtu benim edhe atehere kunder njeri tjetrit….urrejtje villnim……dhe gjakatari jetoi per 50 vjete….keshtu i dhame jete nga ditete tone….dhe themi qe ky popull jeton ne qender te Europes!!!!!!1

    Reply to this comment
  21. mitro December 10, 17:46

    O kosta ,nuk vidhen dhe shperdorohen pasurite dhe taksat e njerezve te thjeshte ne demokraci.
    Populli voton drejtuesit per t’i mireadministruar ato dhe per te rritur mireqenien e tij dhe jo per t’u bere pashallare me varferine e ketij populli.Ne boten perendimore ku ne enderojme te shkojme n.q.s. zyrtaret nuk e justifikojne pasurine e tyre me te ardhurat e ligjshme ajo sekuestrohet dhe ai do pergjigjet per burimin e kesaj pasurie.Ti ngateron pasurine e vene me djerse pra ate te ligjshme me ate te vjedhur ose te paligjshme.

    Reply to this comment
  22. enea December 10, 17:57

    Asgje nuk ka per te ndodhur, eshte thjesht nje show. Edhe kjo ceshtje do mbyllet. Ne Shqiperi cudia me e madhe 3 dite zgjat.

    Derisa te gjendet nje tjeter lajm, te behen ca thashetheme etj.

    Reply to this comment
  23. nastradini December 10, 20:02

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    si Arben Imami qe me nje arrogance te papare vodhi si i papare fonde publike per te bere servilin dhe te fortin e Sali Berishes.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    qe nuk pyeti as per gjykata dhe as per ligje, ne fund i tregoi gishtin e mesit edhe Presidentit sepse pas tij qendronte kryeedepsezi Sali Berisha.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    dhe Edi Rama mos te tutet fare nga ulerimat e kukumjackave te opozites mafioze te Sali Kusarit dhe Sali Vrastarit, por tí tregoje Botes se ne Shqypni ka dale nje BOS i ri qe eshte i vendosur te luftoje me korrupsionin dhe ta beje vendin tone me dinjitet ne rajon sic beri para do kohe Kroacia.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    dhe Edi Rama te mos degjoje fare median amatore dhe analistet debile si MESALLA ME DY FAQE qe deri dje e kritikonin se eshte i pavendosur per te RLINDUR Drejtesine dhe Ndeshkimin, sot i jane sulur ta shqyejne LIDERIN socialist ne vend qe ta perkrahin dhe ta inkurajojne per kete nisme te guximshme si kurre me pare ne historine postkomuniste te vendit tone.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    dhe Fatos Lubonja, Andi Bushati, Tur Zheji me miq e shoke nga pas te perkrahin nismen e Edi Rames per Ndeshkimin e Imamit te Saliut dhe te mos e vertisin bythen si kurvat ne bordello me frazeollogji boshe ne emisionet qesharake TV duke u bashkuar dhe duke u bere pjese kompromisi alla Fatos Nano me Henri Cilerat, Andi Bejtet dhe Artan Hoxhat qe dine te llomotisin vetem si banditet e Al Kapones kur mbronin BOSIN e tyre nga akuzat e Drejtesise ne SHBA ne vitet 1920-1930.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    dhe Edi Rama te vazhdoje akoma me tej deri tek koka e Mafies Sali Berisha, sepse pa Ndeshkim nuk ka Drejtesi, nuk ka Ekonomi, nuk ka zhvillim, nuk ka RILINDJE, por Korrupsion dhe Vdekje mengadale, ka grabitje te fondeve publike si ne rrugen Durres-Kukes dhe ka uzurpim te territorit dhe detit si tek Pallati i Bashes ne Vlore.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    qe te mos guxoje me kush te preke LEKAT e popullit sikur tí kishte te babes se vet. Le te mesojne shqyptaret nga SHBA e presidentit amerikan Franklin Ruzvelt kur pushoi gjithe administraten e korruptuar te Presidentit Hoover brenda tre ditesh dhe detyroi me forcen e vullnetit te tij Gjykaten Kushtetuese te miratoje urgjentisht amendamentet e tij shpetuese te krizes ekonomike te vitit 1929.

    TE NDESHKOHT KY EDEPSEZ ARROGANT!

    sepse ngado ku ta prekesh pikon hajduteri, kuseri dhe korrupsion.

    NDESHKOJE O EDI RAMA IMAMIN E SALIUT!

    dhe mos e rruj trapin pare!

    Reply to this comment
  24. nastradini December 10, 23:36

    SHQYPNIA DUHET TE MESOJE SHUME NGA KROACIA.

    Nje shkrim nga nastradini per ata qe mendojne me koken e tyre.

    Pse SHBA-s dhe Sekretari i shtetit John Kerry nuk guxojne tí propozojne Kroacise disllokimin dhe asgjesimin e LHL-ve te asadit ne territorin e tyre, por kane lene te hapur vetem variantin per asgjesimin e tyre ne det te hapur ne luftanije amerikane? Bile edhe per kete veprim kryeministri kroat Zoran Milanovic perpara se t’u pergjigjet amerikaneve kerkon mendimin e sovranit ne vendin e tij ne dallim nga kryeministri yne Edi Rama qe i kishte “qepur”gjerat ne terrin e nates me Avrizune per te bere servilin e John Kerry-it ne ambicien e tij per cmimin NOBEL per paqe. Ha pra pse nuk guxojne amerikanet tí propozojne Kroacise variantin shqyptar te LHL-ve si “karamele” bamiresie prej Aleati Strategjik me “higjenizime” mbarekombetare? Ha pra pse?
    Eshte shume e thjeshte dhe j’u a spjegon nastradini o milet i paditur:
    Sepse dallimi eshte mjaft thelbesor:

    Kroacia e kerkoi dhe e zbuloi ne brimen e miut ish kryeministrin e saj kusar Sanader dhe e denoi fet e fet dhe per kete akt te larte qytetarie te Ndeshkimit si pjese e pandare e Drejtesise, Bota dhe BE-ja e vleresuan Kroacine dhe e pranuan ne gjirin e vendeve te qyteteruara.

    Ne Shqypni ka 23 vjet pas renies se Murit te berlinit qe nuk njihet NDESHKIMI si pjese e pandare e DREJTESISE per pushtetin kusar por edhe vrastar. Ish kryeministri yne Sali Berisha qendron akoma si gjeli maje plehut ne PD dhe komandon ne hije opoziten megjithe vjedhjet makaber te fondeve publike dhe grabitjes se pasurive private, megjithe vrasjet e njerezve te pafajshem si ne asnje vend ish komunist te rajonit.

    Ne Shqypni Antikrishti gjakatar dhe sadist Enver Hoxha akoma mbahet me vendim te Kuvendit Popullor si HERO i popullit dhe HERO i punes socialiste dhe Edi Rama bile kerkon te rehabilitoje Piramiden Famekeqe te Kolanecit ne qender te Tiranes si nje ogur i keq per integrimin e vendit tone ne BE.

    Prandaj edhe amerikanet nuk na quajne si njerez me kulture qe duhen pyetur perpara se te sjellin Helmet e llahtarshme te Asadit ne Shqypni. Sic bejne me Kroacine pershembell. As nuk jane kujtuar per mundesite e shfrytezimit te hapesires detare te Shqypnise per qellimet e ketij asgjesimi, sic po bejne me Kroacine. Amerikanet thjesht e urdheruan BOSIN e shqyptareve Edi Rama sikur te ishte nje BOS i nje fisi prej Afrike ZULU.

    Reply to this comment
  25. PO PYES December 11, 16:29

    Kush do ti fusi ne burg i nderuar Mustafa? Dje shkruaja qe punet jane filluar nga qimet e bishtit te qenit,pa ditur se qeni kethen koken tek bishti i tij e te kafshon doren.Pa gjykata dhe gjykates te pa koruptuar Arbeni dhe te gjithe si Arbeni me Saliun ne krye jane te fituar.A ka gjykates dhe prokuror qe ti gjykoje? A jeni edhe sot me kete pyetje qe keni bere dhe ju?
    A ja vlen burgosja e tyre para milonave dhe miliardhave te vjedhura,ketij populli?
    A ka vlere me shume sigurimi i kesaj pasurie te grabitur,para disa vjet ta zeme burg per disa eksponente ish ministra hajdute,apo apararçike qe kane punuar dhe vjedhur bashke me ta?
    E cila do ishte vlera kur gjendja ekonomike eshte drejt katastrofes? A duhen me shume milionat e EUROVE,apo 1000 vjet ta zeme per 100,apo 1000 te koruptuar?

    Pergjigja ime;

    Burgu,pa konfiskuar dhe pa arketuar ne buxhetin e shtetit vlerat e grabitura,nuk do beje asnje efekt,mbasi fuqia ekonomike e krijuar ne keta 8 vjet nga pushtetaret e rezuar eshte aq e madhe sa,vetem me pak investime te tyre ata do te ringrihen ne pushtet.
    Dhe vime tek fillimi; KUSH DO TI DENOJE? A KA KY VEND IDEALISTE TE TILLE SOT?
    MJERISHT JAM ME ATE QE ARBEN IMAMI KA TE DREJTE QE CAKTON VIJEN E KUQE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim