Pasi dëgjova Gon Llakajn…

Ilir Metaj February 21, 2016 18:35

Pasi dëgjova Gon Llakajn…

Dëgjova dhe pashë Agron Llakajn me “Tiranës ç’i panë sytë”. Mund të them:

1-Agroni është silikonuar mjaft (jashtë dhe brenda) dhe ka fare pak ngjashmëri me Agronin e para ca viteve.

2-Agroni këndon mirë labçe. Kjo është ngjashmëria me atë të para ca viteve.

3-Spektatorët që po shihnin interpretimin e Agronit live, plasën në duartrokitje kënaqësie vetëm kur dëgjuan fjalët “dhjerë”, “bythë” “rrotë k…”.

Pika Tre është ajo që më bën të meditoj pak më gjerë, e për fat të keq, të ndihem pesimist për të gjithë ne. Dhe në fund mendoj, se titulli më i drejtë i një kënge për Tiranën dhe punën e deritanishme të Erionit do ishte: “Zhulit dhe pisllëkut të Tiranës ç’i panë sytë!”.

Ilir Metaj February 21, 2016 18:35
Komento

88 Komente

  1. cekani February 21, 18:39

    Me ke lexuar mendimet o Ilir Metaj. E mendoj fiks njesoj me ty.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati February 22, 01:55

      Problemi qe trajton Agroni eshte shume i drejte –Fjalori qe ai perdor esht shume i gabuar

      Po qe se do e kishte bere kete humor pa fjalet banale do kishte pasur shume sukses

      Reply to this comment
      • rrota e djathit February 22, 09:37

        edi ia plasi nga maja e parlamentit sales:je rrote kari.e harruat?

        Reply to this comment
      • tom February 22, 12:25

        Jam dakort me perkufizimin tend,raimond!
        Per te shtuar,se ne keto momente,Agron Llakaj eshte me i miri humorist perreth.
        Ne perendim “i masakrojne” politikanet me humor dhe shume prej nesh e dine dhe e kane pare.
        Agroni i pershtatet realitet dhe nivelit,ne ndryshim nga finesa qe perdorin kryesisht anglezet apo edhe amerikanet.Ne Shqiperi ai nivel eshte dhe nese nuk ua thua cope se kuptokjne.Efekti shihet.

        Reply to this comment
        • lona February 24, 07:16

          E kam pare nja 2 ose 3 here por vetem disa minuta, se nuk me besohet qe mund te bejne nje gje kaq banale se vetem humor nuk eshte. Nje show aq I dobet sa kur shoh ata njerezit ne salle habitem me cfare qeshin dhe per cfare duartrokasin.Mua me pelqen A.Llakaj por me ate show qe ben tani vleresimi im eshte zero.Me disa pseudohumoriste qe nuk kane lidhje fare as me aktrimin as me humorin.

          Reply to this comment
      • korçari February 23, 11:05

        Z.Llakaj megjithese ke vite qe banon ne qytet nga mentaliteti ke ngelur nje cope fshatar i trashe ,nje injorant i futur ne kostum te shtrenjte,nje vulgar i cili nxerr nga goja vetem m**,mos u merzit se se shpejti do ngelesh rrugeve.

        Reply to this comment
  2. Helidon February 21, 18:49

    Inteligjenca e njerezve duket nga niveli I humorit qe I ben per te qeshur. Keta jemi ne. Pra meritojme jo nje punetor si Erioni po nje banalitet si Agroni. Ke shume te drejte Ilir Metaj.

    Reply to this comment