SHËNIM: Tri pamjet e 12 marsit

Bedri Islami March 13, 2015 14:06

SHËNIM: Tri pamjet e 12 marsit

Më në fund, demonstrata e paramenduar disa muaj më parë nga opozita si një shkundje tërmeti u bë, dhe ashtu si ishte menduar, e gjithë retorika ishte për rrëzimin e qeverisë dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme. Nuk kishte asgjë të pazakontë, me përjashtim të pakësimit të pjesëmarrësve, të cilët, edhe pse u duk se do të kishin një vërshim të pamenduar, në të vërtetë ishin shumë më të paktë nga sa kishin pritur edhe vetë shefat e Shqupit politik. Megjithëse u bë ftesë për të gjithë Shqipërinë dhe nga i gjithë vendi u nisën autobuzët, përsëri sheshi i madh nuk mund të fshihte atë që kishte ndodhur: Rrudhja po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, do të mund të vijë një kohë kur në demonstratë të dalin vetëm një tufëz mitingashësh, të cilët edhe më parë kanë qenë të pranishëm.

Sidoqoftë 12 marsi afroi tri pamje, të cilat, duke qenë pamje politike, edhe pse nuk kanë ndonjë risi të pazakontë si të tilla, kanë vendin e tyre.

Pamja e parë: Loja me shifrat. PD-ja, menjëherë pas mbaroi gjysmë demonstrata e gjysmë mitingu deklaroi atë që kishte bërë në mend që më përpara: Në shesh ishin 300 mijë vetë. Duhet guxim i madh për të shpallur të gjithë këtë, por, duke qenë e keqja më e vogël e gjithë asaj balte që është hedhur, por edhe lehtësisht e deshifrueshme, ishte edhe kumti i parë që erdhi nga liderët e opozitës.

Le të më lejohet të bëj një kthesë pas. Në dhjetorin e vitit 1990, Partia e Punës do të bënte mitingun e fundit të saj në qytetin e Shkodrës. Njerëzit kishin lënë punën dhe ishin mbledhur, folësit po i jepnin vetes, ndërkohë që asgjë e re nuk po vinte. Pas mitingut, të gjithë gazetarët u ftuam në një konferencë të vogël shtypi. Ai që drejtonte konferencën, ende pa u thënë asgjë, bëri thënien e parë: “Të biem një herë dakord me numrin. Unë them se ishin në shesh 50 mijë vetë”. Gazetarët nuk e pranuan si të tillë dhe filloi loja e vjetër, unë them kaq, jo nuk ishin kaq, pse kaq…”. Nuk u hodh asgjë tjetër. Secili shkoi në punën e tij, pas pak minutash sheshi kishte mbetur bosh dhe mua më mbeti në mend Bepini, një i njohur i vjetër këngëtar, që thoshte rrugës duke shkuar në miting, “më morën me zor, pse duhet të shkoj”.

Ky mentalitet është edhe sot. I njëjti, i rrjedhur direkt nga mentaliteti i numrit si shenjë force. Liderët shqupas nuk thanë asgjë të re, asnjë fjalë e tyre nuk kishte risi, një ide të padëgjuar, shfaqje të një vizioni të ri, të një mendimi ndryshe. Përmes gojës së Bashës, Ristanit apo Palokës dukeshin dhëmbët e Berishës dhe dilnin fjalët e tij, në një variant të çrregullt.

Liderët, të cilët shohin numrin dhe jo idenë, janë në fakt të dështuar. Liderët të cilët pëlqejnë t’i flasin turmës sipas dëshirës së saj dhe jo njerëzve sipas ideve që bartin, mund të jenë gjithçka, por vetëm liderë nuk janë. Nëse në shesh do të kishte pasur vërtet 300 mijë vetë, kjo do të kishte qenë fitorja e mendimit populist të një partie të djathtë dhe rënia nga froni i mendimit politik i një partie të majtë. Por, kur e djathta çirret në shesh me parulla populiste dhe vetë populli nuk e ndjek, kjo tregon se tani nuk kanë më kauzë dhe çfarë është më e keqja, nuk kanë asgjë për të afruar.

Për opozitën tonë, numri sundon mbi mendjen. Fatkeqësisht kështu është. Përndryshe, të gjithë ne do të kishim mbajtur në mend diçka të re që solli kjo demonstratë, e cila në fakt të kujton atë përrallën e vjetër të malit që u mbars dhe që polli një hiç.

Megjithëse prej herët kam qenë kundër kësaj opozite, përsëri do të kisha dashur përshfaqjen e një vizioni të ri prej saj. Numrat nuk janë vizion.

Pamja e dytë: Liderët e njohur politikë të pëdëistëve e filluan demonstratën e tyre në sallën e parlamentit dhe e vazhduan në rrugë. Nëse në parlament ata kishin bllokuar një foltore, në rrugë ndodhi e kundërta; njerëzit i bllokuan ata dhe i lanë në vetminë e tyre. Mes dy pamjeve, deputetëve që shtyheshin për të bllokuar në foltore dhe tjetrës, të njerëzve që i shtynin se duhej të kalonin “liderët” qëndron ajo që mund të quhet e vërteta lakuriqe e njerëzve të politikës në Shqipëri.

Nëse dy liderë politikë, mes njerëzve të tyre, duhet të kenë pas vetes më shumë se 15 shoqërues, kjo nuk është thjeshtë frikë ndaj turmës, kjo do të thotë se ata nuk e dinë ende se cilët kanë thirrur dhe se ajo që mbollën vetë, lojën e “të thashë se do të vras e më the se do të më vrasin”, filluan ta besojnë edhe vetë.

Në të vërtetë kjo ishte edhe kauza me të cilën menduan se do të kishin në shesh qindra mijëra vetë dhe se me forcën e kësaj turme mund të sillnin përmbysjen e kërkuar.

Në fakt kjo nuk kauza e tyre. Kjo mund të jetë kauza e një deputeti, i cili e kërkon ashtu si e sheh vetë të arsyeshme dhe, deri sa të ketë një përfundim ligjërisht të vërtetuar, është ende një çështje e tij; por kur kërkohet të ngresh një kauzë mbi të tjerët, kjo sjell edhe perceptimin e rrezikut edhe në mesin e shtëpisë.

Natyrisht, nuk jam që të mos bëhet kujdes me jetën e liderëve politikë, edhe atëherë kur ata as dreqit nuk i duhen më. Duhet të bëhet kujdes, ndaj kjo ishte edhe arsyeja pse shteti nxori përballë tyre, në më të shumtën e rasteve gra e vajza police, që në disa raste ishin të gatshme të përqafoheshin me demonstrueset vajza që kishin përballë.

Në dy kohë të ndryshme, jo shumë larg njëra tjetrës, opozita më 12 mars u përshfaq në dy forma; në të parën si dhunuese e jetës parlamentare, dhe, në të dytën, si shprehëse e dhunës në rrugëtimin politik, qoftë edhe duke çarë me bërryla mes njerëzve të tyre. Opozita e zgjedh vetë rrugën e saj. Por , kur kërkon me zor të bëhet e pranishme, qoftë edhe përmes bllokimit, atëherë është futur në një rrugë qorre.

Shumë vetë mund të mos e besojnë, por më vjen keq që kemi një opozitë të futur qorrazi në një betejë, e cila i ngjan luftës me mullinjtë e erës. Më vjen keq sepse kështu do të mund të krijojmë një kult të panevojshëm të qeverisë.

Pamja e tretë: Ndërsa njerëzit ishin në protestë, ata që ishin; të tjerë në punët e tyre, ata që kishin punë, prokuroria vazhdon të thërrasë dëshmitarë për një ngjarje e cila, duam apo nuk duam, është bërë kryefjalë e ditës.

Deri tani kanë dalë aq shumë dëshmitarë, të cilët prej muajve kanë pasur dijeni se po përgatitet një “vrasje e dyfishtë”, sa që gjithçka të kujton “Kronikën e një vrasje të paralajmëruar”.

Përse kaq të heshtur deri tani këto njerëz? Nëse organet qeveritare, sipas dëshmisë të përgjegjshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, kanë bërë verifikimet e tyre dhe ata janë mbajtur brenda strukturës së tyre, po të tjerët, ku ishin? Vetëm brenda opozitës del tani se paska pasur një tabor të madh që e kanë pritur vrasjen e dy shokëve të tyre kolegë dhe të gjithë këta dalin në shesh dhe bërtasin se po fshihet krimi. Eshtë pak të thuash se gjithçka është ironike. E vetmja gjë që mendoj është: I shkreti Tomë, kush ka kërkuar të mbrojë akuzën e tij. Një taraf që e paskan pritur se kur do të vritet për të bërë një protestë!

 

Bedri Islami March 13, 2015 14:06
Komento

8 Komente

  1. Lm March 13, 14:24

    Mire e thua z Bedri, ku ishin deri tani pse nuk folen kur e dinin . Por nuk oermend ose nuk do te permendesh qe kryetari i parlamentit ka fshehur permbajtjen e disa vidiove dhe shantazhon tani. Ai shantazhon me video qe i quajti te montuara . Respekt kam per shkrimet e tua por kam mendimin se dhe ti po behesh i njeanshem

    Reply to this comment
    • Elpiniqi March 13, 14:43

      O Laj m…!
      Mos u merr me vidiot e Brahos,ne se te intereson e verteta!
      Pse nuk je shqetesuar ndopak per dhjetra dosje KRIMINALE qe mban ne sirtare kryeprokurori Llalla e qe jane shume te rrezikeshme per popullin???
      Ato vidiot qe thua ti jane e keqja e nje njeriu ndersa dosjet e KRIMIT jane e keqja e popullit!!!

      Reply to this comment
  2. kubani March 13, 14:46

    Te hapen dosjet,te tjerat me vone !

    Reply to this comment
  3. komunisti March 13, 14:56

    Une do them vetem dy fjale………nuk ja majti sali lulkes te bejne trazira……kujtoni filmin shqiptare me batura te spiuneve……
    oh ..po kjo ishte loja……..
    Adriatik Llalla zgjohu se po vjen dita te arrestohesh sepse flene mbi dosjet e krimit,vrasjeve,hajnise e korrupsionit….turp o antishqiptare …o puno o jep doreheqjes se ke mbuluar fetyren me kepucen e saliut….
    Pse nuk protestoj Sali Luli per fullhajnin qe vodhi banken e shtetit…….por kerkojne te akuzojne padrejtesisht qeverine…..shpejt populli pas kokes i ka sepse ka 25 vjet kete rrefren kenge ndigjon..me dy gishta lart e sali luli me ushtrine fashiste cdo dite po vret,vjedh e shkaterron si popullin e vendin…..oh sa ka….

    Reply to this comment
  4. LOVE March 13, 15:14

    Partiak dhe populist .Duken gjithmone e me shume si shkrime te paguara nga Edvini
    qe me te majten nuk ka asnje lidhje .
    1]Lojen e shifrave e filluat ju ,me ca pamje kur njerzit po mblidheshin .Ne rrjetet sociale qarkullojne pamje amatore dhe shifrat e bazave flasin per 30 mije njerez .
    Flasim per shifra reale te atyre qe e kane koken te ftohte dhe intelektin te kuptojne qe genjeshtra nuk con asgjekundi ,pervecse te ben qesharak .Sidoqofte ta zeme dhe 3 mij ,mjaftueshem jane nqs nisen me idene e djegies se pallamentit [gjynaf qe se beren ]
    Rol te rendesishem ne kete shifer ,luajti armata e sigurimsave ,Ata ish 80 lekeshit qe tani punoni fare pa lek, thjesht per forecen e zakonit ,ku ka rreth nje jave
    qysh kur u lajmerua protesta
    qe “do behej nami ,tropojanet do vijne me arme ,dugagjinasit me tritol ,ja kane marre hua Metes …dhe Skraprari do e pij gjithe kazanin e rakise dhe pastaj do na …rrrrruaje …Ilirin ”
    Por kjo do jete nje demagogji qe do ju kthehet kunder ,ne lajmerimin e nje proteste te dyte
    Do jete ky shkaku qe do dalin me shume dhe me te berishosur apo inatosur
    2] Ketu thjesht shpreh inatin mavi , me lloj lloj ngjyrimesh ,por ama mavi te del perseri
    Ikja nga pallamenti si minjte e nje anije qe po mbytet duhet qe medoemos ti faturohet dikujt
    dhe ja justifikimi ,shoqeruesit e liderave .Po ,po ,turma do i vinte flaken pallamentit ,do futej ne kryeministri si dikur ,dhe lideri do shpetohej nga shoqeruesit .Me pak qesharak !
    Anashkalon ti dhe nuk e di pse te gjithe ju te pa varurit e shtypit ,nuk lexova qofte dhe nga 1 analist mavi ,2 rreshta per ata qyqaret rreth e rrotull selise LISIS .
    Per cfare ishin atje ? Kur opozita lajmeron proteste ,per nje arsye me shume se tragjike
    mafiozo kriminale ,per cfare kr i kurVendit ,ben 10 min seance dhe struket ne zyrat e tij
    me ca kokepalare qe genetikisht jane kopilat e Sulo Gradecit ,dhe sot e kesaj dite mitingashe e qyrrashe ,sahanlepires e legene partishe kane ngelur ???
    Perse ishin atje ???? Policia cfare beri ??? A kontrolloi ndokend nga keta per dok identiteti, a ju tha qe nuk mund te rrinin atje ,ishte tubim pa leje …apo mendojne se e ka blere Ilir 700 mijshi Tiranen ?? Mendojne se duhet vene ende zjarri ketij vendi per nje feliqesire te jargosur qe leket tona po i ben tritol ????????????????
    Keqardhje e madhe qe Saliut i kane rene dhembet ,zjarri i duhet vene asaj selise atje
    jo parlamentit ,parlamenti eshte i shqiptareve ,ajo seli eshte QENDER TERRORRIZMI
    ne plote kuptimin e fjales
    3] Nuk do vlente fare debati . Keni eksperiencen e shkrimeve
    ku me sukses pershkruanit grupet armiqesore te asgjesuara nga partia ,ku filan kulak dhe fistek reaksionar penguan realizimin e pllanit .
    po te ndihmoj vetem pak me kete akuzen Metiste qe e ke degjuar ne pallament nga kurVendari :Si e paske ditur prej 3 muajsh dhe nuk e ke denoncuar ??
    Me ke e ngaterroni Sali Berishen juve zt Isami ??? me keta niprit e Kadri Azbiut ???
    Larg qofte sikur Berisha te shkonte ne prekurori ,Ju ,Ti ,gjithe konglomerati i analisteve ,banalisteve ,tv e radio do i shpelanit mendjen njerzve qe :Ja ,ai vete e ka sajuar ,shkoi dhe denoncoi nje krim qe e dinte dhe vete e ka sajuar ….me duhet te te kujtoj qe Saliu eshte nxenes i shkelqyer si ne shkolle dhe ne parti .Nuk ja hodhen dot asnjeher as ata me pare dhe jo me ca idiot te gjetur rrugeve nga pijaeci Nano ,ca pashkolle ,eunuk te krimit
    Kijeni parasysh gjithmone aftesine e kundeshtarit ,ju ndihmon ne korrigjimin e fajeve tuaja

    E megjithate me apo pa proteste ILIR META ESHTE KRIMINEL !!!!!!!

    Reply to this comment
    • SHQUPI nevojtorshem(i nevojshem) March 13, 17:18

      @Love plehra
      Prape po ndot blogun ti more i permjerre koke e kembe nga shurra e thartuar e Salushe Lulushes. Shko perhape semundjen tende ne RD apo te gazeta e Bahri Falliut dhe jo ketu ne Dita. Shko more sakat nga trute qe ju therret nen arme qoftelargu i Vicidolit dhe ju vershoni si fossile te “paleolitit-periudhes se gurit te palatuar”te beni pis blogjet. YYYTTT fare muti…….

      Reply to this comment
  5. Mark uk March 13, 20:40

    Po ju Bedri si fuksinar sa that se ishte numri ne Shkoder.Mos harro o komuniste se nuk kishte vetem 5 dite qe te organizohej kjo demostrat madheshtore.

    Reply to this comment
  6. kastriot March 14, 10:56

    Mos thuaj i shkreti Tome se nuk eshte i tille te pakten formalisht.Ai eshte ne mision .N.Q.S. ju besoni se misioni tij eshte i deshtuar atehere eja ta ngushellojme te tere.Pas Priftit.Imamit Tomes dini gje kush eshte ne rradhe?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*