VEZA E PARË…

November 3, 2015 13:18

VEZA E PARË…

Disa studentë e pedagogë që protestojnë kundër kryeministrit për ligjin e ri të arsimit të lartë që qeveria e tij ka miratuar, nuk do të ishte ndonjë lajm i rrallë. Të organizuar në një grupim me emrin Lëvizja për Universitetin, ata kanë protestuar edhe herë të tjera.

Por gjesti, veza e hedhur në drejtim të Edi Ramës “vodhi” vëmendjen dhe hapësirat mediatike më shumë se çdo ngritje zëri.

Kjo, sepse ishte “veza e parë” (paçka se mund të kenë qenë disa) ndaj kreut të një qeverie që erdhi në pushtet me shumë premtime dhe po kaq pritshmëri të votuesve. Dhe ndaj është një gjest që bën diferencën, duke krijuar një kufi kalendarik në ngjarjet qeverisëse të kësaj mazhorance.

Menjëherë për këtë ngjarje, bashkëshoqëruar pasojave si çuarja e disa të rinjve në komisariat, akuzave për keqtrajtim, lirimi në mbrëmje etj, u shkrua gjerë e gjatë, dhe do të shkruhet përsëri. Arsyeja fshihet tek akti i “dhunës fizike” të lëshimit të vezës.

Shënon një moment që të paktën në hapësirën virtuale, është përshëndetur nga shumëkush, edhe pse jo të gjithë mund ta kenë të qartë kauzën e studentëve e pedagogëve protestues.

I vetmi element pështirosës i kësaj përshëndetjeje, është bashkimi i disa familjarëve opozitarë në këtë histori, pikërisht ata që i kanë vënë bombën e madhe arsimit të lartë shqiptar.

Por edhe pa e kuptuar ndoshta kauzën në fjalë, ajo që njerëzit kanë të qartë, është se disa reforma, sa të përshëndetura, aq dhe shtrënguese të qeverisë, të kombinuara me gjendjen aspak entuziaste ekonomike e financiare të vendit, mbivendosur këto abuzimeve apo dorës së rëndë të strukturave shtetërore mbi njerëz të zakonshëm dhe “kujdesit dhe taktit” mbi të fuqishmit; të gjitha këto kanë krijuar pakënaqësi që po akumulohet.

Deri aty sa vetë kryeministri dy ditët e fundit ka folur për mundësinë e këtyre “teprimeve” dhe për lehtësim taksash për biznesin e vogël dhe zanatçinjtë.

Dhe është pikërisht ky akumulim që shkoi e u çlirua tek veza studentore, e përshëndetur nga bota virtuale. Nga sot e tutje, do shohim si reagojnë edhe njerëzit realë jashtë internetit. Por me gjasë, kjo vezë është fillimi i padurimit të elektoratit. Kandili i mirëkuptimit për vështirësinë e reformave, Berishën që e pengon, gjyqësorin e shitur etj, po sos.

Nëse do të ketë vezë të tjera, dhe sa do të ketë, kjo është në dorë të kryeministrit. / Dita / 

November 3, 2015 13:18
Komento

13 Komente

  1. intelektuali November 3, 13:43

    PAS VEZEVE TE PRISHURA VIJNE DOMATET E KALBURA

    Revolta kunder reformes ne arsim eshte vetem SEBEPI i mllefit mbare popullor te qeverisjes Rama-Meta. Kete gje duhet ta kuptoje cdo njeri me dy gram tru ne koke dhe nuk ka nevoje per dacibao te gjata hulumtuese ne DITA. Por ketu ceshtja eshte:

    A E KUPTON KESHTU SITUATEN EDI RAMA?

    sepse gjithmone e me shume duket si ai i marri qe i dukej vetja koker misri qe do ta hante gjeli dhe kur psikologet e spitalit e binden me ne fund qe ishte njeri dhe jo koker misri ai ai pyeti doktoret:

    PO MIRE UNE E DI QE NUK JAM KOKER MISRI PO GJELI A E DI?

    Prandaj ka ardhur koha qe te pyesim Kryeministrin tone Edi Rama a e di valle qe:

    PAS VEZEVE TE PRISHURA VIJNE DOMATET E KALBURA?

    qe te mos fshihet me si i marri pas Komunave te Lagunave Sandrit, apo pas Drejtesise te kapur nga Saliu, apo pas parrullave enveriste “Per te bere Shtet”, sepse jo vetem studentet, por gjithe shqyptaret do te kujtojne se eshte kokra e misrit qe ka frike se do ta kollofise gjeli.

    Reply to this comment
    • andromeda November 3, 14:59

      Ky kryeministër i meriton ato vezë të hedhura e shumë më tepër se aq, por jo për këtë kauzë të sajuar, sepse është nga të vetmet kauza ku kryeministri dhe reforma kanë të drejtë. Nuk mundet që universiteti të kthehet në një surrogato ku kushdo mund të marrë diplomë e të vegjetojë në sektorë të rëndësishëm. Natyrisht kjo i takon vetëm studentëve elitarë dhe atyre që guxojnë të investohen në arsimimin e lartë.

      Reply to this comment
  2. Profeti November 3, 14:56

    Meqe DITA na eshte bere si nje shok i mire na jep nxitjen per te shfaqur mendime qe here here nuk jane te goditura por padiskutim teper te sinqerta.A mund te mos jesh i sinqerte me nje shok te mire!.Desha te them dy fjale per te famshmet veze.Lexoj aty ketu qe mos aprovimi i nje dickaje duke perdorur si arme vezen eshte krejt e zakoneshme.Meqe ra fjala shpresoj te mos jene te importuara Per te vazhduar them se veza po e hodhe mund te godase diku.Kjo eshte e thjeshte dhe mund ta beje kushdo.Problemi qendron,kur thote avokat Ngjela,se me c,fare ngarkese eshte mbushur kjo “arme”e prodhuar nga pula.Para viteve 90-te universiteti ishte pa leke.Une e kam perjetuar kete palekesi(pa paguar).dhe me pelqeu por ama nuk me pelqeu fare kur kam punuar ne barangat e pista te Fierzes per 5 Vjet qe s,kishin te mbaruar.Sot kemi nje sistem krejt tjeter.Sistemin e vlerave personale dhe mos detyrimin per tu paraqitur aty “ku ka nevoje atdheu”per te ushtruar profesionin tend.Nuk ma do mendja qe ka universitete publike pa pagese ne bote.Sa eshte pagesa?.Kjo mund te diskutohet.Nuk eshte i drejte kon epti ,edhe te ne prinderit,qe femija te mbaroje pa tjeter nje ,p.sh, fakultetin e inxhinjerise se ndertimit kur ky profesion eshte ne renje te punesimit.E zeme se arsimi i larte do te behet pa pagese.Po cilesia e mesimdhenjes,po diplomat e paguara me euro te fuqishme,po punesimi pas diplomimit.Per keto mund te “flasin”vezet.Per keto une do te prkrah studentet.Por fillimisht ato duhet te perkrahin vehten me nje baze te forte argumentuse.Ndryshe po ndoqem qarqe politike te caktuara ne protestat tona do te mbetemi prfundimisht te zhgenjyer.Insrumentalizimi ashtu si genjeshtra i ka kembet e shkurtra.Profeti.

    Reply to this comment
    • . November 3, 14:58

      Skenar qesharak e mjeran kjo puna e vezeve “shterpe”mbi makinen e kryeministrit.Sidomos e neveriteshme dalja e menjehereshme e Saliut dhe e manekinit pa personalitet ne konference shrypi.Normalisht per te dale para njerezve per nje zhvillim te “papritur”duhet te informohesh per ate cka ndodh.Me sa duket per ta nuk ishte kaq e papritur e mesa duket e per kete ve doren ne zjarr,e pergatitur prej tyre ne menyren me te keqe te mundeshme.Une jam qytetar si mijra e mijra te tjere perkrahem me gjithe zemer revolten stundentore ne ate vit te paharrueshem.Por sot eshte qesharake e Don Kishoteske qe po ne qytetaret e Tiranes te ndjekim nja farse alla berishjane qe ndjell gjak per hir te makuterise delirante per pushtet te nje shtrigani te pangopur.E sa per studentet e Kosoves mund te them vetem se ne jemi dy shtete.Shume mire ata mund te kryejne ate qe mendojne ne vendin e tyre.Nuk e di se me cfare cmimi jane blere si mercenare por duhet te turperohen qe lejojne te kthehen ne te tille.Shqiperia po ecen.Skenare te tille jo vetem qe nuk e cenojne por e bejne me te vendosur ne rrugen e ligjit e integrimit europjan.Sa per argument po i kujtoj z.Basha turneun e “madh e gju me gju me popullin”te para ca diteve.A e pate “suksesin”.Ai eshte populli z.Basha e kurre mos e kuptofsh!.Jo skenaret por vizjonet per te ardhmen te afrojne ty e shoket e tu me popullin.E ata fatkeqesisht ty te mungojne.Nuk flas per dogun shqiptar se tashme ai eshte ne dore te perendise.

      Reply to this comment
  3. Preng. Pjetri . Lezhe November 3, 14:57

    Fale teknologjise moderne qe ka afruar sote shkenca ne fushen e
    komunikimit. Cdo qytetar ka mundesi te njihet me lajmin dhe ndodhit e
    ndryeshme kudo rreth e qark botes ne kohe rreale. Edhe lajmi per
    irritimin e nje grupi te caktuar studentesh qe sulmuan krejt pa
    besisht kryeministri tone. Edi. Rama u njoftua ne nje kohe rekord. Si
    gjithnje te para informuan mendjat vizive dhe me pas ato te shkruara
    permes rrjeteve te ndryshme socjale. Nuk ndejne te pa depertueshem
    edhe indivite te ndryeshem qe permes statusit tyre fb. Shperndane dhe
    komentuane sipas preferences kete ndodhi. Personalisht nuk kame as me
    te voglen verejtje per kete nxitim te hapjes se ketij episodi. Mbase
    eshte e drejta e tyre te bejne paksa show politik te kesaj matyre. Por
    nuk mund te pertyp aq lehte intepertimet dhe keq informimin qe bejne
    nje pjese e madhe e ketyre paparaceve qe e ilustrojne me ngjyra aspak
    reale ngjarjen. Madje jane te shumta medja qe nxisin aq sa munden
    irritimin.per te mos then rrugaqerine. Te vetmen pyetje kame per keto
    studente . A jeni ju te ndergjegjeshem dhe te vetedishem ne veprimet
    qe kryeni?. Nuk eshte aspak akte qytetar as demokratik te sulmojshe
    qytetaret ne pa besi dhe tinezisht. Edi. Rama ne ate rruge apo shesh
    qe ju e sulmuat ishte thjesht nje qytetar qe po kryente ritualin e
    punes se tij te perditeshme. Edi. Rama nuk ishte nje i ftuari juaj
    qe te debatoni apo bashkebisedonlt me te, ndofta me te drejt edhe
    munde te merrnit nje nisem aq ekstrem. Edi. Rama u shfaq ne ate vend
    si cdo qytetar tjeter pa menduar se ju kishte ju aq «borgj»sa ju te
    mos kishit durim as te komunikonit me te. Prandaj e them me bindje se
    ju te dashur femij. Ju them femij pasi edhe une kame plot kater femij
    ne moshen tuaj dhe qe kane mbaruar arsinin e mesem me mesatare mbi 9
    te. Pore per arsye ekonomike sot fatekeqesisht nuk jane te rrallitur
    me ju dhe shoket dhe shoqet e tyre studente. Njeri nga nje here i
    lumturohet edhe dhimbjes,pra une si prind qe kame 4 plage ne zemer qe
    sju krijova femijeve te mij mundesine te ndjekin studimet e larta. Sot
    ndjehem me fat qe femijt e mij nuk ishin atje me ju!. Dhe duhet te me
    kuptoni nuk po ju fajsoj aspak per aktin qe kryet pasi dikush tjeter
    eshte rregjizori dhe skenaristi i ketij episodi. Ju te dashur student
    ishit thjeshte figurante te ketij mikro filmi. Une gjetiu po mendoj
    po large q6fte te ishte . Sali. Berisha dhe. Lul. Basha ne vend te
    qytetarit. Rama qe aktualisht eshte mandatuar nga njemilon votues si
    kryeminister. A munde ta imagjinoni ju te dashur student se
    c.kasapehane dote behej me ju dhe pa dyshim edhe me ne se zoti e ka
    dhene prindi le koken per femijt e tij. Ju siguroj se nese dote
    ndodhte me . Saliun dote na shtypte me tanks si . Kinezet. Me
    gjithese. Saliu levizte i mbuluar me bodigard snajpera dhe eskort
    tamam si druri i kalbur mbuluar nga insektet. Per ironi te fatit .
    Sala dhe. Luli qe akoma u vjene era e gjakut te viktimave te 21
    janarit qe i vrane plotesisht me paramendim dhe llogjik te ftohte sot
    po luajne rroli e avokatit. Kesaj une i theme te valleznsh me hasmim.

    Reply to this comment
  4. Albi_I November 3, 17:08

    Ne fakt protesta e opozites ndaj ligjit te arsimit te larte ka qene perhere e mefshte, per nje arsye kryesore: ligji eshte bere nga Henri Cili per te financuar ate dhe universitetet e tjera private.

    Dhe Henri Cili pervecse mik i Rames eshte dhe i Berishes.

    Pra vetem kete kauze nuk e ben dot per vete opozita, keshtuqe mbrojini pa frike ata protestues.

    Reply to this comment
  5. Vëzhguesi F. November 3, 17:19

    Me ju te “Dita”- s dua te jem i sinqerte ne çdo rrjesht qe hedh.
    Me falni por dua ta them troç. Po u kushtoni shume vemendje ne faqet gazetes nje lloj show qe eshte meteper nje kopje apo plagjature se sa nje veprim logjik.
    Çdo te thote ky fare titulli “sesnasional” Veza e Pare.?!
    Apo eshte sinkronizim i psalljes apo pellitjes publike te kryetarit dejure te PD-es, hajdutit te padenuar te rruges se kombit, hartuesit te dosjeve kunder UÇK-es, urdheruesit te kater vrasjeve ne bulevard dhe trafikanti te 354 km2 siperfaqe te detit shqiptar, Lulzim Bashes, i cili bene thirrje antikushtetuese per mosbindje civile?!
    I degjova pretendimet e atyre çupave studente sot ne mengjes tek emisioni i Eno Popit.
    As me shume dhe as me pak ato kerkonin tamam qiqra ne helle , pra universitet publik falas. Qe eshte publik nuk do te thote se eshte institucion i ndonje sistemi tjeter, ku studimet ishin falas.
    Ndaj them ky shkrim pa autor nuk thote asgje, ndonese rreket te informoje per “jehonen” e kesaj “ngjarje historike” ne rrjetet sociale ku secili tall menderen sipas deshires dhe oreksit te tij.
    Te kuptohemi. Ndaj Edi Rames, qeverisjes se tij dhe kesaj mazhorance dhe une kam pretendimet dhe pakenaqesite e mia si nje pjese e konsiderueshme e ketij populli.
    Dhe keto pretendime se pari lidhen me indiferencen dhe neglizhencen deri ne apatin te treguar ne mosmarrjen e masave dhe gjetjen e rrugeve ligjore kushtetuese, qofte ne sigurimin e pavarsise se institucioneve kushtetuese, radikalizimin e veprimeve duke filluar qe nga zgjedhja e kreut te shtetit qe ka ardhur ne ate karrike i emruar, kryeprokurorit te shtetit qe fle gjume mbi dosjet e krimit, mafies dhe korrupsionit, gjykates se larte dhe gjykatave ne rrethe ku militojne plepiste apo hamullor me kurse te cilet gjene qe dine me mire eshte kurorezimi i padrejtesive dhe mitmarrja, pastrimi i administrates publike nga dykembesha qe vetem vegjetojne dhe ngaterrojne dhe deri tek dergimi ne prokurori dhe gjykate per rifillim te ceshtjeve penale lidhur me krimet e Gerdecit, Rruges se Kombit, 21 Janarit, Faljes se Detit vrasjes se Remzi Hoxhes, deputeteve Xhindi, Olldashi dhe biznesmenit Trebicka.
    Edi Rama edhe pse ne gjysmen e mandatit eshte shume larg shenjave per mbajtjen e ketyre premtimeve qe do t’i hapte driten jeshile Shqiperise per tu antarsuar ne BE.
    Te tjerat jane lojra qe ne mos qofshin te inskenuara prej saj, jane ne sinkron me politiken futja kot te kesaj opozite qe vetem opozite demokratike nuk, eshte.

    Reply to this comment
  6. Mentari November 3, 18:02

    Me falni te dashur komentues, mund te me shpegoj dikush clidhje ka protesta e student eve per kauzen e mosdakortesise per reformed ne arsim me akuzat dhe flyer jet e perdorura nga vajzavezegjuajtese ne addressed te kryeministrit duke I theme “hajdut, kriminel, dhe palace”!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. teo November 3, 19:34

    Tani duhet me topa muti, veza e mbaroi misionin

    Reply to this comment
  8. fteri November 3, 20:20

    KETO KUÇKA DUHEN DEGUAR NE TORTUR .po te kishin ndodhur me policine e Saliut ,ato do ishin rrahur per vdekje ose vrare .Nuk e kishin para driten e diellit per nje muaj ,jo si Rama qe I nxori nga komisarjati per 30 minuta sikur te ishin duke pire kafe.

    Reply to this comment
  9. LABI November 4, 11:31

    Mbajeni fort Ramen,
    shume mos e gjykoni,
    shpejte po vrapon koha,
    e do ta kerkoni!!!

    Jane ca studente,
    te llastuar me huqe,
    po pas tyre fshihet,
    vetem kasta e kuqe!

    Vetem kasta e kuqe,
    spiune e bandite,
    serishe po shpresojne,
    ate na nxjerin syte!

    Te na nxjerin syte,
    si vite me pare,
    per mburoje kan vene,
    ca studente GOMARE!

    Ca student mjerane,
    qe prinder nuk kane,
    forte ti shkulin veshet,
    ti heqin me njeane!

    Ti heqin me njeane,
    nga llumi ku jane zhytur,
    si nuk e kuptojne….
    sa shpejte jane MBYTUR!!

    Pa filluar karieren,
    ne lule te rinise,
    vete jane shpallur,
    Tradhetare te Shqiperise!

    Me sllogane boshe,
    per “demokraci’
    ngrene doren qellojne,
    per mbi Qveri!!??

    Sot Edvin Rama,
    s’eshte vec qeveria,
    per ate votoi,
    e gjithe Shqiparia!

    Dhune ndaj Edvin Rames,
    eshte dhune ndaj shqipetareve,
    le te zbatojme ligjin,
    ndaj student barbareve!

    Ne boten e sotme,
    s’eshte Demokraci,
    kur dikush ngreh doren,
    per mbi Qeveri!

    Po si eshte e mundur,
    keta “stuente mjerane”
    pse me vend te librit,
    mbajne jatagane???

    E si mund tu thuash,
    se, kjo eshte rinia,
    me keta me krye,
    do ndryshoje Shqiparia??

    Keta s’jan gje tjeter,
    vec kope zagaresh,
    kavje laboratori,
    per eksperiment tinzaresh!

    Reply to this comment
  10. LABI November 5, 00:29

    Cfare kerkojne keta?
    Ne shkolle te vene?
    E Kush te paguaj,
    per kata legene?

    Te paguaj shtetei,
    me taksat e mija,
    qe rrugeve te argaliset,
    e gjithe rinia?

    A e dine keta,
    ketu ne perendim,
    sa dollar koston,
    nje vite arsimim???

    $15.000,
    dhe per cdo student,
    vetem per nje vit,
    E te rishe drejte….,

    Ta beshe pagesen,
    Nje muaj para fillimit,
    ndryshe humbe e drejta,
    e vite arsimimit!

    E ne se mungone,
    ne shkolle vec tere dite,
    perjashtohesh urgjente,
    vetem per nje vite!

    Ne se vitin tjeter,
    perseri mungone,
    perjashtohesh nga shkolla,
    Njehere e per gjithmone!

    E te mos shkoje mendja,
    ne rruge te rishe,
    e te gjuashe me veze,
    kunder qeverise!!!

    E s’ka rruge tjeter,
    ne gjykate do veshe,
    edhe per gjithe jeten,
    Record do ta keshe!

    Do ta mare veshe,
    pune kur te kerkoje,
    adventure e shkuar,
    gjate do ta bllokoje!

    E s’te mer ne pune,
    asnje kompani,
    mos endero kurr,
    per pune ne Qeveri!

    Ky eshte perendimi,
    dhe demokracia,
    ndaj ketu s’ka kohe,
    per veze rinia!

    Kur te veshe studente,
    te fillon tundimi,
    do paguar shkolla….
    nga do dale fitimi??

    Mesojne punojne,
    e terhiqen zvare,
    ndaje nuk ka studente,
    ne rruge e pazare!!

    E shpenzojne kohen,
    ne shkolle, bibloteke, pune,
    kthehen ne shtepi,
    ne mesnate per gjume!

    Studentet tuaj,
    sulmojne qeverine,
    ti paguaj shteti,
    te shijojne rinine!

    Kjo lloj aventure,
    eshte vetrere e rralle,
    ndaje bota ju hedhe,
    ne kandar me radhe!!!

    Pa qahen shqiptaret,
    si zogu bythe dale….
    Pse s’na do Europa,
    ne jemi te bardhe???

    Ne jemi te bardhe,
    po me shpirte te zi,
    ndaj te izoluar,
    jemi ne Shqiperi!

    Ne jemi te bardhe,
    po jemi dembele,
    intrigante te rregjur,
    hajdute me kartele!

    Ne rruge gjith andej,
    studentat jan shtruar,
    petagoget kane,
    per ti instruktuar!

    Me shume kerkojne,
    se sa kontribojne,
    “miqte” e huaj mire,
    ne po na testojene!

    Na kan vene ne prove,
    e na njohin mire,
    ne Europe te na fusin,
    Jo, nuk kan deshire!

    Edhe me te drejte,
    e me hak e kan,
    se do gjejne belane,
    me studentat tane!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim