SHËNIM: “Viva Duçe!”

May 17, 2014 14:00 Updated

SHËNIM: “Viva Duçe!”

Në filmin ‘Në fillim të verës’ zhvillohet një dialog mes dy ushtarakëve të lartë italianë, ku njëri i thotë tjetrit:    

-S`është nevoja t`ju kujtojë fatin e Teraçinit. Ju e dini fundin e tij. Projekti i fundit i Teraçinit qe porti Viktor. Duçja erdhi vetë në inagurim me karrocatën Roma. Gjatë rrugës u shkuqëm së qeshuri me shakatë e kripura të Duçes. Mirëpo me të parë portin e ri, ai u mvrejt. Teraçini kishte ndërtuar një port të vogël.                  Të varet! – tha Duçja. Festa u kthye në mort, sepse atë çast Teraçinin e varën. Ashtu siç bëri Duçja me Teraçinin do të bëjë dhe unë me ju në rast dështimi.

Vështroni Shqipërinë me kujdes, në çdo sfere jetë, të dukshme e të padukshme, të prekshme e jo të prekshme.  Dhe më pas pyesni: a është ky vend një dështim total?!  Mjaft të merret si provë lloji i debatit të sotëm politik, mënyra se për çfarë dhe se si zhvillohet ai, për të dalë në përfundimin se 20 vitet e fundit të qeverisjes së këtij vendi, janë një dështim spektakolar i klasës politike. Pse ka ardhur kjo? Sepse Duçe nuk ka patur, trekëmbësha jo e jo, ndërsa “Terraçinët” vetëm sa janë shtuar si mizat e dheut, duke e marrë në qafë këtë vend  ku kanë shkelur e vënë dorë. Eshtë delikate të bësh paralelizma të tilla  e të hedhësh në tregun e debatit publik preçedentë të një regjimi si ai fashist, por thelbi nuk kompromentohet asesi nga këto detaje. Sepse nga ana tjeër, prej “Teraçinëve” shqiptarë, sidomos në prona e drejtësi, janë shkaktuar sa e sa viktima. Ka ardhur koha për të menduar jo për trekëmbësha, por si e si që “Teraçinëve” e këtij vendi t`u kallet pak data nga frika prej ligjit. E keqja jonë është aq e thellë, sa të vjen të thërrasësh me të madhe: Viva Duçe!   / E.H.                          

 

 

May 17, 2014 14:00 Updated
Komento

5 Komente

  1. Sokol Kolonja May 17, 19:23

    I nderuar artikullshkrues ! Je munduar shume qe ke shkuar deri te Ducja .Ashtu si thoni edhe vet Ducja ishte fashist dhe i varte Teracinet, pasi deshtonin ne projekte sidomos ne vendet qe kishte pushtuar. Teracinet vepruan edhe ne SHQIPERI PAS CLIRIMIT ,QE DONINTE PLOTESONIN DESHIREJ JO VETEM TE DUCES ,POR EDHE TE HITLERIT. E fakte ka plot. Po me te vertet qe Teracineve u pre koka,por sepse po punonin per te deshtuar projektet e vendit te vet. E keshtu i dashur artikullshkrues , Teracine kane dal ne cdo kohe , po kane deshtuar. Po duhet te pranojme se doli nje “Teracin, apo me mire nje Duce ,qe nuk preu koka per deshtim projekti, po preu djersen e te gjithe popullit per 46 vjet, u preu koken te gjitha projekteve qe u ndertuan ne kete vend
    e e nxori popullin te ngrohet ne diell. Ende ky DUCE ,BERRTET GJOJA PER TE GJETUR TERACINE,POR HALLIN E KA TE PERANDORLLEKU EDHE PSE PO SHKON DREJT DUCES SE VERTET per ta takuar ne ate boten tjeter……..

    Reply to this comment
  2. Doktor terapija May 17, 19:50

    Rroftë duçja dhe saliu dy gjenijté e shekullit te 21. Urra!

    Reply to this comment
  3. klodi May 18, 00:33

    oborri i madh 46 vjecar dhe porti i vogel 23 vjecar … nuk ka vend per koment urdheri i duces

    Reply to this comment
  4. fat man May 18, 05:07

    Z. Moderator mos beni seleksionime ne komente, besoj se jam brenda cdo norme te qytetarise, se po te krahasohem me Sali Zehere Berishen nga fjalori, shpifjet, njollosjet e perbaltjen, krimet e tij ndaj popullit shqiptar etj, jam akoma ne preschool. Ju faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*