Zemërimi i Tomës

Bedri Islami February 27, 2015 15:50

Zemërimi i Tomës

Nuk është herë e parë që deputetë, në dy krahët e politikës, janë zemëruar ndaj liderëve të tyre kur ata janë në pushtet. Nuk e di pse ndodh kështu: Joshje nga pushteti, lodhje nga pritja, fillesë e zhgënjimit të njerëzve që kanë pranë, rënie e reitingut politik dhe një tundim i fuqishëm për të thënë atë që mendojnë se është e drejtë; pazare të panisura apo fjalë të pambajtura.

Që kur kanë nisur lojërat politike të 25 viteve të fundit, kemi pasur shpërthime të tilla. Në kampin shqupas kanë “shpërthyer” dhe janë ronitur më pas, njëri pas tjetrit, Ceka, Imami, Pashko, Zogaj, Demeti, Pollo, Ruli, Shehi, Kopliku, Meksi, Blerim Çela dhe të gjithë kanë thënë një mijë e një të zezat për shefin e tyre, sa që të mendosh se sot janë ende nën sqetullën e tij, (jo të gjithë), të bën çudi me karakterin e tyre dhe të duket sikur nuk kanë folur njerëzit me një mendim të konsoliduar, por zvarranikë politikë, të cilët, si djemtë plangprishës, janë rikthyer.

Tek socialistët, për shumë kohë ka qenë heshtje, por edhe ata kanë pasur krisjet e tyre, ndër të cilat, më e rënda dhe me pasoja ishte ajo që nuk mendohej se do të mund të ndodhte: Ndarja e Metës nga strukturat që e bënë kryeministër dhe fillesa e një lëvizje të re socialiste, që më shumë është e djathtë se e majtë. Në epokën “Rama”, kishte një fillesë, ajo që mund të cilësohej një rrugë ndryshe e Ben Blushit dhe një katërshe rreth e rreth tij, nga të cilët, më i “famshmi”, Kastriot Islami, si nuk i bëri dot ballë tundimit të anonimit, gjeti rrugën për të shkuar tek ata që dikur i kërcënonte se “do u çajmë kokat”.

Edhe kjo që ndodh tani, mëria e Tomë Doshit me kryeministrin Rama, nuk është një gjë e re, e paparë dhe e padëgjuar. Edhe akuzat e tij se “do të dridhen themelet kur të flas”, nuk janë një gjë e re. Akuzat që i kanë bërë Berishës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha strukturat ndërkombëtare, bile – bile edhe tek zonja Pack, kanë qenë shumë më të përbindshme, dhe po ashtu, nuk kanë tundur asnjë themel.

Nuk kanë tundur dhe nuk do të tundin për një shkak të vetëm: Politika jonë nuk ka themel. Ajo është një mish-mash i padëgjuar idesh, ku nuk ka vizione ose ka shumë pak të tilla, në të cilën nuk e dallon dot militantin e duhur nga allishverishi i njohur, në të cilën nuk gjen se ku fillon e ku mbaron e majta, dhe në të cilën trase ecën e djathta; ku të gjithë, sa janë në opozitë, janë si grusht graniti rreth partisë, dhe, sa bëhen pushtetarë, fillon e mendon secili për vete dhe ia lënë zotit të mendojë për të tjerët.

Të gjithë socialistët kanë besuar, e jo vetëm ata, se ndryshimi i qeverisjes do të thotë një rrymë e re e perceptimit të politikës, se ajo do të ishte më njerëzore, më ndëshkuese sidomos, dhe ndëshkimi në këtë rast është njerëzor; kanë besuar dhe shumë vazhdojnë të besojnë se përmes një vizioni të ri rilindës do të kishte më shumë hapësirë për të drejtën, saktësinë dhe ndershmërinë. Mirëpo ata shohin ende se si zgërdhihen me fatin e tyre ish bllokmenët shqupas, të cilët kanë krijuar tashmë “disa blloqe” parajse jetese dhe askush nuk merr mundimin të hetojë për këtë pasuri; ata shohin se si militantët e aftë për punë, të dëbuar dhunisht nga pushteti shqupas, janë ende të papunë, sepse edhe pushteti i ri i percepton si shumë të ndershëm; ata vërejnë se premtimet po kalojnë në kalendat greke, çka do të thotë se po anashkalohen disa, ashtu si po realizohen të tjerat; disa janë lodhur nga pritja e gjatë dhe duan ndryshim më të shpejtë; ashtu si ka edhe prej tyre që kanë pritur të përfitojnë nga votat për të qenë pjesë e klasës së të pasurve.

Qeveria e sotme, për të cilën kam dhënë mendimin se me ta mund të qeveriset lehtë, por jo gjatë, ka mjaft përparësi; por ka edhe një të metë të madhe: disa prej tyre nuk kanë qenë në elitën e militantëve, nuk e dinë se çfarë do të thotë të mbështetesh tek njerëzit aty poshtë, që të bësh së bashku me ta një njësi të përbashkët. Disa nga ata janë shtresë e burokracisë së partisë socialiste, të shkolluar, por pak të rrahur me atë që i jep jeta një njeriu të politikës. Ata, disa prej tyre, kanë mendimin se duke qenë aparatçikë të mirë dhe besnikë ndaj shefit, e kanë bërë detyrën, ndaj edhe nuk lodhen të hapin telefonin për kolegët e tyre deputetë, kanë harruar edhe zonën që i ka zgjedhur si deputetë dhe, mbi të gjitha njerëzit që janë përplasur me një falangë pëdëiste që ata të jenë sot ministra.

Nuk e kam takuar kurrë Tomë Doshin e as nuk kam folur asnjëherë me të. E njoh nga ekrani i TV dhe jam i bindur se nuk më njeh as për fytyrë. Kur, në fillimet e pluralizmit, si gazetar i pozitës, përpiqesha të jem i pranishëm, Toma nuk ishte aty, por kjo nuk do të thotë se është më pak i besueshëm. Përkundrazi, ai ka pasur sprova më të rënda se fillimet e viteve ‘90, kur ende mllefi dhe harami nuk ia kishte zënë sytë Berishës, që do e çonin deri në vrasje.

A ka të drejtë ai? Kjo nuk është e rëndësishme tani për tani. Disa gjëra, ashtu si i tha ai, më bëjnë të mendoj se qeveria e sotme ka një shpërfillje të lehtë ndaj qytetit të Shkodrës dhe viseve veriore, për të cilat mund të bëjë më shumë. Fakti që, për herë të parë, Shkodra nuk është më bastion i një partie të vetme, por luhatet mes dy rrugëve, ka të bëjë edhe me punën e Tomë Doshit. Mbi të gjitha me punën e tij. Nuk e di nëse ai ka kërkuar ndonjë shpërblim për atë që ka bërë dhe nëse e ka marrë apo jo, por që një deputet, deri dje i dorës së parë në krahun e shefit të qeverisë, të bëjë shpallje publike lufte me kryeministrin, ashtu si kishte bërë dikur një shpallje të tillë me Berishën, nuk është një shenjë që duhet kaluar vetëm me një paragjykim se “diku i është prishur qejfi Tomë Doshit”, apo se “Toma ka interesa vetjake”.

Njeriu zakonisht prishet e bie në mëri me miqtë e tij. Me të huajt nuk e lidh asgjë. Edhe Tomë Doshi është në mëri me një mik të tijin, mirëpo zemërimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me një njeri, qoftë dhe shefi i qeverisë. Nëse performanca qeverisëse është e dobët, ka ende vend për të qëndruar; nëse shefi i qeverisë ka filluar të harrojë fjalën e dhënë, ai është ende këtu; dhe mbi të gjitha, si e kam thënë disa muaj më parë, lëvizjet nga njëri krah në tjetrin nuk kanë ndodhur për herë të parë në këtë vend.

Megjithatë nuk duhet ngutur për të paragjykuar një deputet, vetëm sepse është mëritur me shefin e tij. Pas çdo mërie qëndron një kauzë ose një vjegëz për të tërhequr nga vetja. Zemërimi i Tomë Doshit ishte kauzë apo vjegëz: Këtë e dinë më mirë se të gjithë ata që aktualisht janë përballë njëri tjetrit, kur ishin deri dje në krah të njëri tjetrit.

Natyrisht Tomë Doshi nuk ka fuqinë e Ilir Metës për të bërë një parti të re, e cila të jetë forcë e katërt në parlamentin shqiptar. Mund të jetë i pasur sa Ilir Meta, por statura e të parit është e rritur prej shumë viteve, nga e njëjta forcë politike, përmes së cilës është rritur edhe statura politike e Tomë Doshit.

E natyrshme që opozita është e gëzuar. Shumë shpejt ata do kenë rastin të ngrenë staturën e një heroi tek ai që dikur kanë gjetur kundërshtarin, mafiozin e kërcënuesin. Vrapoi edhe shtërgu i vogël i Berishës për të bërë gjykatësin, duke harruar se ajo që është thënë për babanë e tij, nga miqtë e tij, është ku e ku më e përbindshme. Sidoqoftë, opozita që po bëhet gati për të ngrënë një mollë sherri, shumë shpejt mund të ketë dhëmbë të mpirë.

A është ky një zemërim i çastit? Nuk e besoj, disa gjëra kanë nisur edhe më herët, disa mund të bëhen më të qarta më vonë. Mes deputetëve dhe qeverisë është gjithnjë një hallkë lidhëse. Ata që mund ta shkëputin këtë hallkë janë qeveritarët, ata që mund të bëjnë sherrin janë deputetët. Si në rastin e tashëm.

A do të jetë një zemërim i gjatë? Nuk e besoj.

Bedri Islami February 27, 2015 15:50
Komento

24 Komente

  1. Jimi February 27, 13:00

    Si shum ja krehe bishtin Tom ko Doshit o Islam!?

    Reply to this comment
    • tani February 27, 13:14

      Pse gjykohet ndryshe Toma dhe ndryshe LSISTAT???????????
      Kur shantazhin e ben LSI te gjithe heshtni, kurse kur flet Toma apo ndonje tjeter e sulmoni. NQS eshte aleance pse ater nuk i jepet LSI aq pushtet sac morri vota dhe po ja falim votat qe i bleu me leket e vjedhura.
      Pa provojeni ti jepni LSIse aq pushtet sa morri vota dhe shifeni si do iki Meta me vrap tek Saliu. Por jo. PS po po i jep 3 fishin me shume sec i takon LSISE.
      Ky eshte shantazhi me i madh. QE Lsija qe po merr gjysmen e pushtetit se perndryshe kercenon te iki tek Saliu. Akoma nuk shkarkohet Visho Ajazi se perndryshe iken Lsija. Po behen 2 vjet dhe ska filluar reforma e drejtesise se perndryshe iken Lsija.
      Lsija po merr 30 perqind te bashkive se perndryshe rrezon qeverine.
      Ja pra ky eshte shantazhi i vertete. LSI nje parti e vogel qe bleu votat me leket e SHPK sic i thoshte Rama. Dhe tani i jepet pushtet pafund sepse ndryshe iken te Saliu. Ta provoj Rama ti kthej shpinen Ilir Metes sic ja ktheu Tom Doshit, dhe ta shifni si do e shaj Meta Ramen me fjalor rrugesh si ne 21 janar. Ky eshte pra shantazhi i vertete.
      Koalicioni PS LSI eshte koalicion mbi shantazhin. Prandaj mos i thoni Tomes qe po shantazhon. Rama i eshte nenshtruar shantazhit te Ilir Metes dhe po ja fut gjith te tjereve qe te plotesoj kushtet e Metes.
      Juve qe e shani sot rrinit neper kafe kur Toma sillte njerez nga shkodra per protestat kunder Saliut. Pse nuk shani biznesmenet e LSI qe po shtojne milionat??
      Tom Doshi ka shume te drejte per kritikat. Grupi i ojqistave duhet te largohet nga PS dhe nga qeveria. Boll me Beqe e me Cuci e femije kopshti.

      Reply to this comment
      • Epiriiii,,,,, February 27, 13:43

        Mbase Toma Nxitohet, eshte Gjaknxehte, por mesa po shohim nga PERFORMANCA e Qeverise dhe Kryeministrit Toma ka te Drejte. Burgu qenka vetem per te Varferin, per te Dobtin, per te PaPushtetshmin qe dikur me voten e tij e coi ne Pozite Opoziten. Kurse sot ne Emer te Ligjit Kercenohet me Burg e Vdekje per buken e Gojes, dhe Gjith kasta e Vjeter Vazhdon vjedh e Rjep sic ka bere me pare por tani Zgerdhijne edhe dhembet, tallen me masen e papushteteshme.

        Reply to this comment
      • nazim February 27, 19:01

        Analize e konkluzione te sakta o Tani!

        Ky eshte realiteti dhe e verteta:

        E keqja nuk eshte Tom Doshi, sado qe ne nuk na pelqen menyra se si ai po reagon, por skilja Lilo e LSI-se

        Reply to this comment
    • ali asllani February 27, 15:12

      Bedri ke fol ashtu si i ka hije nji shkodrani..E prisja qe do shkruaje dicka per kete ngjarje por te them te verteten nuk ma merte mendja te ishe kaq i drejte…Dy qytetet kryesore qe duhej te ishin ne krye te zhvillimeve demokratike te vendit per etike me shume, jane SHkodra dhe Vlora..por politika eshte tallur keq me kto dy qytete..edhe kete her qe SHkodra menjanoi nga PS,po me te fut ja pati..e cuditshme qe duhej te perballej me falangat e krimit te Berishes ,Toma e shumte tjere si Toma qe nuk jan deputet e ministra e drejtora,por njerez te thjeshte.e perse vall! qe te behen ministra ca cuca muca veltahirat ,lloj ,lloj kok kuqe ,ciribiska me shoret e toret per mbush rradhet e haremit..dhe na del ai vampiri Qeparos na ben moral se eshte kulture ballkanase kjo lloj gjaknxehtesie!!..mua nuk me intereson se cfar llokme i dha Koco vampiri per ti cfryer nervat Tomes,mua me intereson qe ato qe tha deputeti tregojn qe PS eshte nji kazan qe ka koh qe vlon,dallga e par qe me Doshin.te tjerat do vazhdojn sidomos pas zgjedhjeve lokale…

      Reply to this comment
  2. vera February 27, 13:09

    toma duhet te perjashtohet dhe pike.

    Reply to this comment
  3. vezhguesi February 27, 13:14

    Deshiroj te mos jete mendimi se macoku po kerkon te shkoi te shtepia ku ka jetuar me pare.pavarsishte se i zoti i shtepise edhe mund ta ket goditur ndonjehere.

    Reply to this comment
  4. roza February 27, 14:06

    Nje deputet tip mafjozi kercenon kryeministrin, nese shantazhohet kryeministri e mbyll gojen. Por nese nuk shantazhohet perjashtohet deputeti.Le te shohim ne populli sa e paster eshte kjo loje . Une personalish nuk jetoj ne Shqiperi dhe jam cuditur sesi nje deputet stil kamorra perfaqson popullin tim.

    Reply to this comment
  5. partizani February 27, 14:13

    po cfare zemerimi mor aman, kesaj i thone te ia fusesh kot

    Reply to this comment
  6. studenti i dhjet Arit February 27, 14:14

    GAZETAR ISLAMI,PO KTHEHESH NE ANONIMAT QE NUK THUA ASGJE PER SHQIPETARET E DEMOKRACINE.
    Po je gazetar i pa varur po mbi te gjitha intelektual na thuaj:Per ke do votoje po te ndiheshe socialist e ne zonen tende elektorale do kishe nje kandidat te LIS-Lidhja Integrim Skrapar te LIKE FLORIRIT??????

    Reply to this comment
  7. tironsi February 27, 15:03

    qerohu mer mafioz

    Reply to this comment
  8. kot fare February 27, 15:05

    PS ç’do kater vjet shkel mbi votuesit e saj per te majmur LSI.LSI po te jete e forte te konkurroje veçmas dhe te shohe sa vlen,perkundrazi rezultatet ne zonat e lena bakshish do te jene te diskutueshme,nemospo te neveriteshme.Me mire ta marre dreqi kete vend{ndoshta edhe e ka marre }se sa te luhet si kryqtare{kaq ti kaq une}..por shpresa vdes e fundit..

    Reply to this comment
  9. kot fare February 27, 15:53

    ..ose te shkrihet me PS-ne

    Reply to this comment
  10. . February 27, 16:27

    Shteti Shqiptar.

    Beni zap maloket,
    verini te punojne,
    se kurre nuk kane zene pune me dore,
    prandaj kane mbetur kaq shume mbrapa njerezimit.

    Sot te gjithe jane te “stukuar” me xhel dhe “arme” ne duar.

    Reply to this comment
  11. zemerimi February 27, 16:38

    zemerohet toma, iken toma, zemerohet rama iken prape toma; zemerohet elektorati toma rri prape aty, prandaj duhet te zemerohen o toma o rama
    🙂

    Reply to this comment
  12. erosi February 27, 17:32

    beni zap hajdutet thuaj s’ke pune me maloket ti more vesh apo jo !

    Reply to this comment
  13. beni February 27, 17:33

    Ti nuk e di Moza se Puke e Shkoder eshte njelloj.

    Reply to this comment
  14. Socialisti bythpambuk February 28, 05:30

    Analize teper e sakte nga Z . Islami .
    Performanca e kesaj Qeverie dhe vecanerisht e Kryeministrit eshte shume e dobet , prandaj Toma , icili ka bere shume per PS dhe ka rrezikuar me shume nga gjithe deputetet e PS , ka shume te drejte ne ato qe thote dhe kerkon .

    Reply to this comment
  15. QIMI February 28, 11:12

    Iritimi e shperthii i Tij ndaj kryeministrit i cili i eshte dedikuar librave qe hedhin emrin e tij ne ndonje faqe me shpresen se do te hyje ne histori ,eshte shume reali pavaresist i drejte po jo!E thene me ndryshe duke bere nje aritmetike te thjeshte 2 vjetori i te qenit ne pushtet i PS tregon se fituese e zgjedhjeve eshte PS dhe perfituese jane dy forcat kryesore respektivisht PD qe eshte ne opozite por qe ne fakt drejton institucionet me te rendesishme e kyçe per “puçe shteti”e te gjithe anetaret e saj i ka ne administraten shteterore e dyt eshte LSI (Partia e Likes qe mbledh te gjithe te pakenaqurit e dy partive PS+PD duke u dhene poste perfituese ne ekonomine e ketij kodosh vendi qe eshte kapur per fyti nga mafja e merr oksigjen sa per te mos dhene shpirt!Ndaj dhe merzitia e Tomes eshte legjitime kur bene analizen me te thjeshte :I dhashe Shkodren e mora Lodren!Te gjithe biznesmenet qe shine nen pushtetin e Sali kryerimit me 40 hajdute kane kaluar prane Partise se Likes ose strehes qe rruan bisneset e tyre mafioze!Nuk eshte e ndershme ,kur shikon qe te sakrifikosh per kete Parti e frytet e sakrifices tende te ti marre Likja e Saliu duke te quajtur te marr!Boll me me teorite kineze se :Po nuk i hype autobuzit ne kete stacion prite se do te vije pas ciklit “Unaze” e mund ti hypesh perseri!

    Reply to this comment
  16. ujku epirot enver ylli February 28, 12:29

    njerez si toma e nga vjen toma sjane as shqipetare e skane qen kurre ..per here te pare u ben pjese fiktive e shtetit shqipetar ne kohen e shtetit mbas luftes dyte boterore ..edhe atehere me dhune ..keta varen nga papa e nga serbia …kurre skane pasur lidhje me shqipetaret…

    Reply to this comment
  17. Kadriu February 28, 14:01

    Analia e Islamit nuk eshte e plote, duket qe mundohet t’i mbaje anen Rames, por edhe me Tom Doshin nuk do te prishte sepse jane nga Shkodra. Toma ka te drejte dhe jo Rama. Kete nuk guxon ta thote Bedri Islami. Nuk mundet ta shprehim definitivisht mendimin per te drejten apo gabimin e Tomes pa e degjuar se cfare ka ai per te thene qe te “trondis themelet e PS dhe te qeverise”. Mos u ngutni, apo doni zoti Bedri t’i beni presion Tomes qe te mos e coi me tej kundershtimin e tij ndaj Rames?

    Reply to this comment
  18. shqiptar sharri. February 28, 21:57

    Krejt,matrapazet dhe kapomafiet jan bere pseudopolitikan,nga krejt krahet,nuk dihet fare se cili eshte i majte dhe cili i djathte,eshte bere politika lesh arapi ne kto 25.vite dhe nuk e njef i zoti qenin e vete!Eshte bere shqipria dhe shqiptaret si laviret e st.paulit te hamburgit.Po,nuk muj pa thene dhe une mendimin tim,pasi nuk kam pun qeter.Kur,rzohet nji sistem qe ka qen 50,vite paqeter qe doti kete kto pasoja,per arsye se,te gjith politikanet dallaverexhi,dhe matrapaz mundohen te behen te pasur,se kete e tregoi koha,kur sali serbi ishte pa brek,ne vitin 1990,ne vitin 1991,u be milioner,jo vetem sali serbi,por gjith llumi i ish te burgosrve,qe ishin dhe hajdut,e kriminel e bihizxhi,pianic dhe vrases,u bene milioner duke marr e ndar mes vete pasurit e shtetit dhe popullit,dhe u bene klasa e par kapitaliste me far e fis,me bajrake dhe familje,si qe eshte bere familja e sali serbit,e jozefines,e lulzimit,e ilirit e fatosit,e imamit,e fatmirit e pollos,po ashtu e doshit,pra krejt kta vetem nji hall kan,luften mes vete per tu pasuruar dhe jo per popullin apo per zgjedhsit e tyre,jo ore jo,ato vetem si paravan e perdorin gjoja se po n rebelohen se,qeveria nuk jua plotsoi apo nuk ju ndejti fjalve te dhanuna nese fiton.Jo,kta krajt hallin e kan,tek thyrja e beses ndoshta per ndonji qok,qe nuk ju plotsohet nga rrethanat qe vet i dine.Po,cfar me bere me kta hajdut,kriminel,mafioz,vrases,shantazhus,te pa nder,joburra,jo njerez,cfar te bej ky popull?Ka mundsi ky popull me i cue dhe ne burg e ne varr,por ky popull ose nuk eshte mir,me ndergjegjen e vet,ose ky popull eshte nji frigacak i madhe,dhe mundet te jet qe thot sejcili nga populli fukara,le te han kokat e njeri tjetrit,kta hajdut le te vrasin njeri tjatrin kta hajdut,ose populli fukara thot,e gjetshin prej zotit dhe larg bythes time,ndoshta dhe kjo eshte???Po,sidoqofte vetem nji Enver po te ishte gjall,apo nji memet,vetem ata mundnin me e njer kete popull ne drite,dhe vetem ata te dyte,kishin qen ne gjenje me i rregullue kta hajdut,e kriminel ordiner dhe terorista e vrases,vetem ata te dyte e kishin shpetue kete popull fukara,dhe shqiprin,dhe i kishin rras ne spac e burel,dhe jua kishin marr pasurit qe kta i bene duke vjedh popullin dhe shtetin,por nuk jan ata dy,qe vet jetuan dhe luftuan dhe nuk u pasuruan.

    Reply to this comment
  19. latif February 28, 22:37

    Doshi me siguri nuk ka pritur te dalin cupat nga pubi dhe te behen ministre,nuk e ka pritur qe Sali Berisha me ceten e tij ne pushtetr ishte,ne pushtet eshte,nuk e ka pritur qe Likja te dredhe humorin e Rames me nje te rene te ziles,qe te perfitoje pushtetin e socialistave dhe nuk ka pritur ndeshkimin e popullit qe votoi socialistat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*