Shënimet e një kurdi për shqiptarët: Skënderbeu, ky gjeni ushtarak

September 26, 2017 21:02

Shënimet e një kurdi për shqiptarët: Skënderbeu, ky gjeni ushtarak

Referendumi i kurdëve në veri të Irakut ka joshur vëmendjen e mbarë botës për kauzën për mëvetësi të popullit më të madh në botë që ende nuk ka shtet të vetin.

Kurreshtja e opinionit botëror për kurdët është në zenithin e saj: historia e një populli rrënjës dhe rezistenca e tij shekullore kundër pushtuesëve është një kronikë vërtetë mbresëlënëse, shkruan Konica.al.

Të shumtë ishin ata që në shekullin nëntëmbëdhjetë bënin krahasime mes shqiptarëve dhe kurdëve, dy popuj autoktonë që jetonin në cepat më skajorë të Perandorisë Osmane.

Në shkrimet e rilindasve përmenden ndonjëherë edhe kurdët, veçanarisht në studimet metikuloze të Sami Frashërit.

Kësaj radhe për lexuesit e Konica.al kemi përzgjedhur shkrimin e një intelektuali kurd që u interesua veçanërisht për çështjen shqiptare në Perandorinë Osmane.

Fjala është për İshak Sükûti, një intelektual kurd që militonte në rrethet e xhonturqve në Komitetin Bashkim dhe Përparim.

Në artikullin e titulluar «Shqiptarët dhe kurdët» (Arnavudlar ve Kürdler), të botuar në gazetën Osmanli që dilte në Gjenevë, kurdi përpiqej të theksonte përbashkësitë e të dy popujve për kauzën e përbashkët (që sipas tij ishte konstitucionalizmi).

Sipas tij, të dy kombet (millet, siç i quan) ishin dy pika mbështetëse për perandorinë, njëri në lindje e tjetri në kufirin perëndimor.

Pena e Sükûti-t kridhet në historinë e moçme shqiptare, ku sipas fjalëve të tij, shqiptarët ishin një nga popujt më të vjetër të Evropës.

Ai e rendiste edhe Lekën e Madh në panteonin e shqiptarëve të famshëm.

Sipas fjalëve të tij, «midis popujve të pushtuar të Rumelisë» (Rumeli akvami maglubesi arasinda), shqiptarët ishin bashkuar me Skënderbeun, i shquar për «trimërinë e tij të natyrshme dhe aftësitë ushtarake».

Në vazhdim, intelektuali kurd pranon se shqiptarët kanë hequr të zitë e ullirit për shkak të «mungesës së shkollave nëpër fshatra, në kaza dhe madje në qytete».

Mungesa e arsimimit ka përftuar prapambeturinë e shoqërisë shqiptare.

Megjithatë, autori kurd nuk duket se simpatizonte idenë e pavarësisë, kjo për shkak të rreshtimit të saj si xhonturk.

Poende, ai bënte thirrje që shqiptarët t’i bashkonin forcat me Komitetin për Bashkim dhe Përparim për t’i bërë qëndresë serbëve, grekëve dhe italianëve.

 

 

/konica.al/

 

September 26, 2017 21:02
Komento

3 Komente

  1. ELIOT September 26, 21:34

    KA SHUME GJERA TE THENA INTERESANTE …REALITET … KURDET JANE TE COPTUAR SEPSE IRAKU SIRIA DHE TURQIT NUK DONIN .. PER INTERESAT E TYRE PERONALE …JENI QESHARAKE JU TE GAZETES … SPAS TIJE SHQIPTARET JANE NGA ME TE VJETERIT NE EUROPE ..THONTE AI ..PO SIPAS JUSH JEMI NGA ME TE RIJTE NE EUROPE … SIPASH JUSH …. APO JENI TURQ SERB GREKE ..NJE GAZETAR FRANCEZ SDO TI MERRTE KESHTU SI JU TE THENAT … POR ..DO TA BINDETE LEXUESIN SE AI KISHTE TE DREJTE … POR JO JU …DHE KA TE DREJTE SE TURQIA ….SIC BERI ME SHQIPTARET .EDHE KURDEVE SI LEJONTE FLASIN GJUHE E VET EDHE NE TURQI …I FUT NE BURG …DHE SIC BENE ME SHQIPTARET QE NA COPTUAN BEJNE ME KURDET … SIPAS TIJE …HA HA HA HA ..

    Reply to this comment
  2. demo September 27, 09:07

    Kurdet jane popullsi indo-europiane nga me te lashtat ne Bote.Besohet se jane pasardhes te HITITEVE te lashte,qe krijuan nje perandori te fuqishme ne vendet e Turqise,Sirise,Irakut dhe Iranit te sotem.Qene Hititet qe shpartalluan Faraonin Ramses te Egjiptit 1500 vjet para e.s.Kurdet jane AUTOKTONE ne trojet ku jetojne.Te detyruar nga pushtuesit Bizantine, arabe,Turq,jane detyruar te terhiqen ne malet ku jetojne.As atje nuk duan ti lejojne.Turqit qe pushtuan atdheun e Kurdeve 3 mije vjet pas perandorise Hitite,sot nuk pranojne as egzistencen e tyre.Jo vetem nuk i lejojne te kene shtetin e tyre,por i masakrojne here sikur jane terroriste,here si marxiste-leniniste,here si terroriste Islamike dhe bota hesht.Sadam Hyseini i helmoi me gaz kimik fshatrat Kurde,duke tmerruar boten me skenat e femijeve te ngurosur.Kurdet po luftojne heroikisht kunder Terrorizmit te ISIS,prapa te cilit fshihet Turqia.Eshte e pamundur per inteligjencen Amerikane,qe te mos kuptoje se te gjitha aksionet e aviacionit Turk kunder ISIS,ne fakt shperthejne kunder luftetareve Kurde.OKB duhet te denoje Turqine per keto sulme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim