Shënimet e një oficeri gjerman: Marrëveshja me Nikë Sokolin në Alpet shqiptare (PJ II)

January 10, 2018 09:39

Shënimet e një oficeri gjerman: Marrëveshja me Nikë Sokolin në Alpet shqiptare (PJ II)

Fred Brandt

(Vijon nga numri i kaluar)

Pas dy ditësh u shpërndamë. Majori Neel dhe Nikë Sokoli

u kthyen drejt perëndimit, për të takuar shqiptarët e gëzuar, për vendimet e marra. Unë vazhdova drejt veriut, për tek njerëzit e mi. Terreni ishte i huaj për ne dhe i kontrolluar nga luftëtarët. Një major anglez, i stacionuar aty, na dha shoqërues deri në veri të Bihaçit (Bytyçit). Kaluam nga Prizreni dhe Gjakova, për të arritur në Pejë, me qëllim që unë të informoja shefin e garnizonit të trupave gjermane, nga i cili varesha edhe unë, për vendimet e marra në takim. Ai ishte dakord me kontaktet dhe vendimet e mia dhe do t’ia bënte të ditura komandës superiore në Beograd. Edhe për përforcimin e pikëmbëshetjes, do të bisedonte me ata.

Pas një jave, në Pejë, erdhi një kolonel nga Beogradi. E informova për situatën. Ai u dakordësua me mendimet, qëndrimet dhe propozimet e mia. Ai më dha të drejtë vendimmarrje dhe 20 ushtarë taxhikistanas, për përforcimin e pikëmbështetjes në Nikaj. „Anglezët kanë plotësisht të drejtë“, tha ai. „Me gjashtë burra nuk mund të mbahet asnjë pikëmbështetje“. Fjala e tij e fundit ishte: „Vazhdoni kështu!“

Në fund të qershorit, tek majori Neel, erdhi një leitnant nga inteligjent servisi, i quajtur Hibberdine, i cili fliste mirë gjermanisht. Ai solli edhe një radiotransmetues, i cili ishte lidhur direkt me Barin.

Me dëshirën e anglezve dhe me miratimin e komandës time eprore, në fund të korrikut, u bashkuam me

anglezët, në një vendqëndrim të përbashkët. Afër nesh u vendos Nikë Sokoli, me disa luftëtarë të tij. Ata furnizoheshin me ushqime dhe mjete të tjera nga anglezët. Deri në atë kohë, unë isha furnizuar me ushqime dhe mjete të tjera nga garnizoni i Pejës, me shumë vështirësi, me kafshë transporti por, tani rruga ishte bllokuar nga partizanët. Ishte e pamundur. Që nga ai moment, edhe ne na furnizonin anglezët. Majori Neel më dha 3 mitralozë të rëndë, 2 granatëhedhës, 25 automatikë dhe një sasi të madhe mundicioni, duke na armatosur kështu, për luftime të gjata kundër bandave dhe partizanëve komunistë shqiptarë.

Gjatë gjithë gushtit qëndruam në atë venddislokimi. Pastaj majori Neel mori urdhër që të vendosej diku afër Skutarir (Shkodrës). I deklarova mbështetjen me ushtarët e mi, gjatë marshimit për në vendqëndrimin e ri. ”Kaq i sigurtë dhe i qetë, nuk jam ndjerë kurrë në Shqipëri, si tani, nën sigurinë e ushtarëve tuaj“, më tha ai. Për këtë, ai duhej ta pranonte kontrollin tim mbi veprimtarinë e tij dhe nuk guxonte të ndërmerrte veprime luftarake kundër trupave gjermane, për aq kohë sa ishim bashkë. Edhe Nikë Sokoli me njerëzit e tij, u bashkua në marshimin tonë.

Në fillim të shtatorit, e ngritëm bazën tonë, në lartësinë 1600 m. në malet e thepisura të Shillakut (Shllakut), në veri të Shkodrës. Disa kilometër më poshtë, shtrihej një

pllajë e cila shërbente shumë mirë si vendhedhje me parashutë. Në këtë kohë, majori Neel mori urdhër që të hidhte në erë një bazë karburanti të trupave gjermane dhe urën mbi lumin Drin. Këtë urdhër ai mund ta zbatonte vetëm me ndihmën e shqiptarëve. Por, unë ua kisha bërë të ditur anglezëve se, nëse ata nuk u qëndrojnë kushteve, për të cilat ne kishim rënë dakors, marrëdhëniet tona ndërpriteshin. Ata nuk mund të vendosnin për mua. Edhe taxhikët e mi, kundërshtonin veprimet luftarake kundër trupave gjermane megjithëse leitnanti Hibberdine mundohej me të gjitha mënyrat që t’i bindte për këtë.

Gjithnjë e më shumë, afër dislokimit tonë, në pllajën malore, ku ishte edhe një burim uji i mrekullueshëm, një gjë e rrallë kjo, shfaqeshin udhëheqës të partizanëve nacionalistë. Thuajse çdo ditë unë shkoja atje, jo më si mbështetës i Nikë Sokolit por, si komandant i bazës angleze, dhe si “Kolonel”, gradë të cilën ma kishin vënë vetë anglezët. Trajtohesha si i barabartë midis të barabartëve. Shpejt u njoha me simpatizantët e një bajraktari, para të cilit, vetë Nikë Sokoli mburrej me mua, si mik i tij.

Për një gjë, të gjithë shqiptarët, ishin të një mendimi: Duhej të krijohej një ushtri nacionale veriore – kundër partizanëve komunistë të jugut. Por, nga do të vinin armët dhe materialet e tjera për këtë ushtri?

Për këtë vendosa të diskutoj me anglezët. Prej kohësh isha lidhur ngushtë me shqiptarët dhe e ndaja merakun tim me ata.

Në darkë, gjatë ngrënies në tavolinë, e hapa temën me majorin Neel dhe ia shpreha hapur mendimin tim: Pas largimit të trupave gjermane, në Shqipëri, të krijojmë dhe mbështesim një qeveri nacionaliste. Ai u mrekullua nga kjo ide dhe premtoi se, do të vihej menjiherë në kontakt me Barin, për të marrë miratimin e tyre.

Pas dy ditësh, erdhi përgjigjia nga Bari: Unanimitet i plotë.

Shqiptarët e veriut do të furnizoheshin me të gjitha materialet e nevojshme, edhe me armë dhe ne duhej të bënim kërkesat për gjërat që duheshin. Të nesërmen, në luginë, ua bëra të ditur shqiptarëve vendimin e marrë, nga ne dhe anglezët. Gëzimi ishte i madh.

Kur erdhi momenti që të diskutohej për udhëheqësin që do të drejtonte forcat, problemi ra mbi mua.Isha i paanshëm dhe dakord për të gjitha partitë. Për myslimanët unë isha një besimtar i Allahut dhe në të vërtetë unë isha një mik i anglezve, i komandantit të tyre, plus kësaj edhe një “Kolonel”.

Në ato ditë, shqiptarët më paralajmëruan për rrezikun: SD (shërbimi i sigurisë për drejtuesët ushtarakë të Abëehrit) kishte vënë një shumë të madhe për kokën tim, të gjallë ose të vdekur. Kjo nuk më çuditi fare. Çdo

ditë dëgjoja në radio, ndjekjen dhe arrestimin e oficerëve të Abëehrit gjerman. Nëse unë isha vetëm një drejtues i vogël, ku prej disa muajsh bashkëpunoja me anglezët, çfarë provash kisha unë në dorë se e gjitha ajo që bëja unë, ishte me urdhër nga komanda ime eprore? Asgjë nuk kisha. Dhe tani që shefi im ishte larguar nga Peja, as që mund ta mendoja se komandanti i Abëehrit në Beograd mund të dëshironte që të më kujtonte mua.

Për një javë, shqiptarët ishin pushtuar nga një gëzim i madh. Nga të gjitha krahinat e vendit erdhën përfaqësues të ndryshëm të cilët tregonin gadishmërinë për t’u bashkuar dhe luftuar me ne. U krijuan edhe njësitë luftarake. Nikë Sokoli, me trupat e tij, u vendos afër Shkodrës. Tani ishin 2000 trupa në anën tonë. Të gjithë prisnin furnizimin me materiale nga Anglia. Por, nuk erdhi asgjë me përjashtim të një radiogrami nga Bari, ku thuhej që: Majori Neel, bashkë me mua dhe udhëheqësit shqiptarë, të shkonim në Alessio (Lezhë) nga ku do të na transportonin me anije luftarake angleze për në Bari, për bisedime të rëndësishme. Ne na garantonin për siguri fizike. Ishim gjatë udhëtimit kur erdhi një radiogram tjetër: Ne duhej të ndryshonim kursin e lëvizjes, jo nga Lezha por, nga Mali i Zi, në zonën e Beranës, ku ishte një aeroport fushor anglez. Nga aty do të fluturonim për Itali. Të gjithë shqiptarët hezitonin të kalonin nga Mali i Zi, nga serbët, armiqtë e tyre të vjetër për vdekje. Kështu që marshuam, majori Neel, përkthyesi i tij italian dhe unë me tre taxhikistanasit e mi. Pas disa ditë marshimi, arritëm në Guci. Aeroporti në Beran ishte dorëzuar nga anglezët për arsye të tërheqjes  së trupave gjermane. Situata aty ishte aq e rrezikshme sa ne vëndosëm të kthehemi në Shkodër. Sipas radiogramit të radhës, na njoftuan se, të gjitha premtimet e dhëna për shqiptarët e veriut, tërhiqeshin. Qeveria angleze nuk do të dërgonte as armë dhe as materiale të tjera për ushtrinë nacionaliste shqiptare. Gjithçka mori fund. Majori Neel mori urdhër që, të largohej menjëherë nga Shkodra dhe të vendoset në brigjet e Adriatikut. Mua dhe taxhikistanasit e mi, na lejonin që ta shoqëronim. Nëse do ta bënim këtë, ne do të na sigurohej statusi i robërve të luftës. Ishte fillimi i tetorit 1944.

Për herë të fundit zbrita në fushë, për t’u takuar me miqtë e mi shqiptarë, me qëllim që t’i vija në dijeni për lajmet e fundit. Ishte një hap i vështirë për mua dhe një orë e vështirë lamtumire, ora në të cilën u thërmuan të gjitha shpresat tona. Një lamtumirë përgjithmonë. Mua nuk më mbeti gjë tjetër veçse të pranoja ofertën e anglezëve. Unë nuk mund të qëndroja vetëm, në këtë vend pa kokë, i cili do të tronditej shumë shpejt nga luftime të ashpra midis forcave të brendshme. Pas disa ditësh arritëm në bregdet, në derdhjen e Drinit, në një zonë kënetë dhe lagunë të pakalueshme.

Nga aty, na muarën dy anije të vogla lufte. Me ne erdhën edhe dy udhëheqës nacionalistë shqiptarë, me qëllim që të provonin dhe një herë që t’i bindnin anglezët për ndihma. Por, edhe misioni i tyre dështoi. Përfundimisht: Të gjithë anglezët e braktisën Shqipërinë dhe shqiptarët u muarën me vetveten. Dola në kuvertën e anijes dhe po shikoja alpet shqiptare, aty ku unë qëndrova për tetë muaj si ushtar gjerman, si „Brandenburgas“, me luftëtarët shqiptarë, ku përmbusha detyrën time, të ngarkuar nga shefi im.

Kush ishte Fred Brandt?

Dr. Fred Herman Brandt, u lind në Sankt Petersburg dhe u rrit në Letoni. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte pjesëtar i trupave gjermane Vermachtit. Si Entomolog, (studiues dhe kaoleksionues insektesh) në vitin 1937 – 1939 shkoi në Iran për të studiuar për fluturat. Në atë periudhë ai shkruajti disa punime shkencore.

Në vitin 1939, Brandt, u emërua komandant i batalionit të Brandenburgut. Shërbimin e tij të parë, në krye të batalionit, ai e kreu në Afganistan. Në fillim të vitit 1944, Brandt me taxhikistanasit e tij, nga garnizoni në Beograd, u komandua në Alpet e Shqipërisë, në Nikaj, për të ndërtuar një pikëmbështetje ushtarake. Atje, ai,

çuditërisht, ndërtoi marrëdhënie miqësore me oficerët e shërbimit të fshehtë anglez. Në fillimin e tetorit 1944, kur ai humbi kontaktin me shefin e tij në Pejë, kohë kjo në të cilën shpërtheu një fushatë arrestimesh të oficerëve gjermanë në radhët e ushtrisë, u dorëzua tek oficerët anglezë dhe u evakua në jug të Italisë, si rob lufte. Në vitin 1957, gazeta britanike „Sunday Pictorial“ bënte të ditur një lajm për Brandtin: I zgjuari, koloneli i fluturave, hiqej sikur merrej me flutura por, në të vërtetë ai ishte koloneli Brandt, një spiun mjeshtër, i cili mundohej që të ndërtonte rrjetin e vdekjes për agjentët anglezë.Ky i çmendur ishte një agjent i regjur i nazizmit, njëri ndër agjentët dhe tradhtarët më të rrezikshëm të kohës.

Në vitin 1973, Brandt, spiuni mjeshtër, e bëri të ditur këtë material, mbi qëndrimin dhe veprimtarinë e tij në Nikaj dhe Shqipëri.

Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes

 

 

 

 

 

 

 

 

 

January 10, 2018 09:39
Komento

9 Komente

  1. anticensurë25642654 January 10, 12:47

    “Me dëshirën e anglezve dhe me miratimin e komandës time eprore, në fund të korrikut, u bashkuam me anglezët, në një vendqëndrim të përbashkët.”
    “..por, tani rruga ishte bllokuar nga partizanët. Ishte e pamundur. Që nga ai moment, edhe ne na furnizonin anglezët.”
    ça mund të thuash?
    na ka gënjyer sa na ka shqepur enveri kur thoshte se anglezët e kishin me të futur??
    pak muaj më parë ishte dhe një shkrim tjetër i një gjenerali që thoshte të njëjtën gjë,anglezët kërkuan bashkpunim kundër partizanëve,por gjermanët nuk e morrën seriozisht!
    eh sa të mirë paskan qënë këta anglezët!!
    të besës sa sbëhen!!
    me të gjithë për interesat e tyre!!
    kundër të gjithëve,po për interesat e tyre!!

    Reply to this comment
  2. LILI January 10, 16:33

    anglezet ne veri kane forcuar nationalistet, e nje jug komunistet sepse keshtu kishin urdherat per copetimin e shqiperise,qofte duke perdorur vella vrasjen qe ata kane nxituar ..
    Kur e pane se serbet nuk do fitojne ne veri te shqiperise , ndryshuan plaken edhe nderpriten ndihmat per nationalisten, duke zgedh dorezimin e shqiperise tek komunistetet, qe ishin per shqiperine republike te shtate te yougoslavise….gje qe zgjati pak kohe deri sa Enveri e kuptoj se po duan me ia heq kryet yougoslavet bashke me anglezet.
    Qe Brandt ishte spiun ,kjo per anglezet ishte évidente, edhe pallavrat e sunday pictorial jane vetem me la mut me shurr per marreziat qe anglezet kane ba ne Shqiperi.
    Pritni edhe pak se havash havash dell krejt e verteta e “luftes”…po me doze homéopatike qe te kuptojme pa u tronditur si sillen miqte me ne;si dje si sot…

    Reply to this comment
    • cezari ballkanit January 10, 20:20

      zoti LILI pershendetje:
      .
      Edhe pse je treguar i vecante ne kete koment gabon ne dy drejtime:

      e para: fjalen “homeopatike”
      po e perdor ne vend te gabuar ne kohe te gabuar dhe per subjekt te gabuar” ka shume fjale shqip qe e shprehim shume me sakte ate qe ti do te thuash por ngaterron veten dhe lexuesin
      .
      e dyta:
      asnjehere ‘komunistat” shqiptare nuk u dorzuan te republika e shtate e jugoserbise..pati plane por deshtuan..dhe ju gjithmone barazonii fuqine e Enverit ne vitet 70-80 me ate te 1947-1948 kohe ne te cilen Enveri ishte pothuajse prapa Koxi xoxes dhe kete mbaje mend mire.

      .Te ze nje trishtim i madh kur lexon keto artikuj me te “futur nga mbrapa” nga miqte si dje. si sot dhe padiskutim dhe neser

      -Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin kurse Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      Enver Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës dhe duhej nje miqsi artificjale me jugosllavet per te mposhtur greket qe i kishte te dera.
      .Ne fakt “termi republike e shtate jugosllave” gjithmone interpretohet ne dem te Enverit por nuk eshte e vertete. Letrat tregojne se Tito ishte fryre si gjel dhe nuk donte vetem shqiperine por te fuste ne sqetull dhe Bullgarine ne nje konfederate ballkanike..Biles Tito luftoi rrezikshem me angloamerikanet duke kerkuar disa pjese te Italise biles qe gati te marshonte per te marre greqine ..por pikerisht ketu doli Stalini (josifi i madh) qe e ndaloi Josifin e vogel deri sa e perzuri nga aleanca .
      .
      Edhe pasi erdhi Kryshovi qe ra ne dashuri me Titon dhe Greket ne 1957-1960 Enveri luajti bukur pjesen me kinezet duke shpetuar veten.
      .
      Gjema qe shmangu Enverin nga 1948 duke ruajtur veten dhe kombin nga serbet dhe greket ne e pesuam ne 1992 ku sipas Izet Haxhise qe jep fakte te pabesueshme serbet i perzume nga dera ne 1948 dhe erdhen nga oxhaku ne 1992 per fatin tone te zi nga lobi serbo-amerikan ect

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 15, 12:29

        cezari ballkanit
        “e dyta:
        asnjehere ‘komunistat” shqiptare nuk u dorzuan te republika e shtate e jugoserbise..pati plane por deshtuan..”
        gjitnjë e kam thënë se historia shkruhet sipas dëshirës!!e kur tregohet dëshira influencon dhe më tepër!!
        ne për leverdinë tonë kemi thënë se ka qënë plani për ta bërë shqipërinë rrepublikë të shtatë,por po ta marrim për nga rrëndësia ekonomiko ushtarake ne do të ishim e nënta ose e dhejta!!
        sepse titua në projektin e tij të jugosllavisë të pas luftës kishte llogaritur dhe greqinë,bullgarinë e rumaninë!!pra do të kishim një shtet konfederativ ballkanik me emrin jugosllavi!i cili jo vetëm dështoi prej rivalitetit stalin tito,por bëri që stalini të bllokonte ndihmat për komunistët gerkë!!
        lili i bën llogaritë vetëm me ato që ajo njeh!dhe njohuria e saj është e vockël!ajo nuk ja ka idenë se marrveshja e të mëdhenjve e la shqipërinë në anë tjetër!në atë të stalinit,prandaj nuk pati mbështetje të mëtejshme për “nacionalistët” që thotë lili ose bashkpuntorët e nazifashizmit si kanë qënë në të vërtetë!!

        Reply to this comment
    • ELIOT January 13, 11:45

      LILI E PASKE INATIN E KOMUNISTAVE KUNDER ENGLEZEVE .///..POR CHURCHILLI SE KISHTE NE DORE FATIN E SHQIPERISE JO .ANGLIA E KISHTE MENDJEN TE CLIRONTE VENDIN E VET… EUROPEN KUNDER HITLERIT DHE JO TE BENTE PLANE KUNDER NJE VENDI TE VOGEL SI SHQIERIA .. NUK E DI SE SA HAPESIRE VEND QE I JEP SHQIPERISE NE L . E .2 BOTERORE ..PO BOTA AS QE E PERMEND ASNEHERE PER TRIMERI …DHE KY TRIMI TREGON PLANET E SHQIPTAREVE QE PO PREGATITESHIN PER NJE LUFTE TE MADHE CIVILE ….BRAKTISJA E FURNIZIMIT ME ARME NGA ANGLIA …. ESHTE SEPSE ANGLEZET VETE U FURNIZONIN ME ARME NGA AMERIKA ..KAQ GJE THE THESHTE SE KENI KUPTUAR ????? PASTAJ KUR MALESORET TANE I SHEBYEN GJERMANIN.. E BEN PER TE MOS U BERE ME BOLSHEVIKET KRIMINELA … SEPSE PO TE FITONTE KOMUNIZMI KOSOVA JONE QYTETET TONA DO TE BEHESHIN SLLAVE ..DHE KESHTU U BE ..EDHE KROATET BOSNJAKE LUFTUAN NE KRAH TE GJERMANEVE …PERSE ??????? SEPSE NUK DONIN TE KOMANDOHESHIN NGA SERBET RUSET ..//… POR KETE GJE KURRE SE KANE TREGUAR HISTORIANET SHQIPTARE NE KOHEN E ENVERIT …DO TJU TREGOJ DICKA QE SE KENI LEXUAR ASNJEHERE NE GAZETEN ZERI I PARTISE K …… ISHTE NJE GENERAL I MADH POLAK QE DREJTOI FORCAT ALEATE NE L E B … DHE KISHTE DIVIZON POLONEZ NE ANGLIE …. DHE PILOTAT POLONEZE ISHIN NGA ME TE MIRET GJATE LUFTES …. CHURCILLI ROUSVELDI I KISHIN PREMTUAR QE MBAS LUFTE ..POLONIA DO TE KISHTE VOTIME TE LIRA …. PARTI DEMOKRATE TE POPULLIT .. DHE JO VETEM NJE PARTI KOMUNISTE … POR …. DHE KY GENERALI I MADH POLAK VDIQ NE NJE AKSIDENT ME AVION ..PARA PAK DITESH SE LIBERATIONIT …LIRISE .. PERSE ?????? AKSIDENT ? ?? SEPSE CHURCHILLI E DINTE SE STALINI KURRE SDO TA LINTE POLONINE NE NJE VEND DEMOKRATIK NJE VEND MEGJITHESE LA SHUME TRIMA NE LUFTE DHE JU PREMTUA LUMTURIA DEMOKRACIA ..POR QE SE MBANIN DOT FJALEN … DHE ANGLEZET NUK DONI QE SHQIPERIA TE BEHEJ SAPNJA E 2 … E DINI PERSE U BE LUFTE NE SPANJE ..???? SEPSE STALINI COI KOMUNISTA PER TE MARRE FUQINEE? ME PRETEKS SE LUFONTE DIKTATORIN FRANCO ///..DHE NGA ANA TJETER .PO TE CONIN ARME NE SHQIPERI … STALINI I CONTE TANKET ENVERIT DHE BOLSHEVIKEVE LABE . DHE KESHTU DO TU BENTE PERSHESH … JA REALITETI ….KONKUZIONI … PO SE KUPTOVE TA BEJ ME VIZATIME LILI ////////

      Reply to this comment
  3. rreziku anglo-gjerman per shqiperine January 10, 17:59

    Jam befasuar pa mase nga ky artikull qe duket si ” ferre e vogel por qe fshihen disa lepuj te medhenj”
    .
    Ajo qe bie ne sy me teper eshte se gjermanet-anglezet dhe udheheqsit e tribuve (sic quhen gabimisht nacjonalista) u lidhen bashke kur luftes n-cl qe dihet se partizanet ishin ne perputhje 100% me tre te medhenjte ( usa-gb-bs).
    .
    Ishte fat i madh qe ne shqiperi nuk u be skenari grek qe pati pasoja miljona greke te zhdukur vrare te syrgjunosur apo te vdekur nga uria.
    .
    Hipokrizia qe tregohet sikur gjasme dy “armiq” te kthyer ne miq te benin ndonje gjasme beteje per tu dukur se behej lufte…Kete variant per fat te keq po e shohim dhe sot midis sali bashe kriminelit dhe edi rames qe po ben nje tradheti kriminale qe dihet se ka mbrapa dipllomate te huaj si gjermani apo anglezi ne kete artikull.
    .
    Ne keto rrjeshta duket hapur nje armiqsi permanente antishqiptare e perfaqsueseve angleze qe kane qene..jane dhe do jene antishqiptaret me te medhenj ne glob..dhe per kete kishte te drejte Enveri qe i poshtroi sa ishte gjalle..

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati January 11, 04:38

    Ky gjermani natyrisht qe ka qene spiun dhe i sherbente Gjermanise , jo anglezeve,se nuk ka gjerman qe te spiunoje vendin e tij

    Por me shqiptaret gjermani eshte sjelle me koerrektesi–
    Ka dashur me te vertete ti ndihmoje, por nuk kishte mundesi se Anglezet u terhoqen per arsye se Shqiperia ne Jalte u la ne kampin komunist dhe nga ana tjeter angleet e pane se partizanet shqiptare ishin shume luftarake, , nuk ishin si komunistet greke qe i shtypi Anglia
    Dhe nje perplasje midis partizaneve tane dhe anglezeve do te ishte nje lufte e pergjakeshme , ku do mund te nderhynte kampi komunist ….

    Ndaj dhe anglezet u terhoqen, porse ata do ktheheshin perseri ne 1949 , sepse politikae tyre e Jashteme ne Ballkan ishte pro Greqise qysh 100 vjet me pare dhe udhehqiej nga motua :
    Britania e Madhe , per Greqine me te madhe ..Great Britain , for Greater Greece.

    ….Mirpo ne ate kohe per fatin e keq te Britanikeve jetonte Enver djali dhe njerezit e tij te luftes , ishin njerez heroike qe nuk kishe c.u beje, sepse njerezit e Enverit jo vetem ishin heroike ne karakter,
    por koha tregoi se ata ishin dhe luftetare super klas qe e kalonin armikun e tyre

    Dokumentat amerikane te periudhes 1940-1960, tregojne se ne luften e vitit 1949 kunder Shqiperise ishte nje koalicion i madh qe perbehej nga Anglia,Greqia, Amerika dhe Italia e Jugosllavia .Kjo e fudnit rinte ne pritje qe kur Shqiperia te humbte luften jugosllavet te futeshin te mernin Veriun tone , por edhe Italia do futej te merte Bregdetin tone

    Amerikane kishin4 vjet qe nuk pranonin te futeshin ne lete lufte megjithe lutjet qe ju bente Britania
    Por ne qershor te 1949, Amerikanet me ne fund pranuan kerkesen e vazhdueshme te Britanikeve

    Ne dokumenta thuhet se Amerikanet u skandalizuan kur pane se aty ishte edhe Italia e cile kerkonte te merte bregdetin , dhe menduan se Shqiperia do merte fund dhe nuk mund te rezistonte dot…..

    Porse ja qe Shqiepria fitoi …d

    Nuk thote kot Noli yne ne poezite e tij lapidare :

    …Se i vogli shtrin viganin,
    dhe i shtypuri tiranin…

    Reply to this comment
  5. Lili January 11, 07:01

    E perdora fjalen homeopatike si metod kurim qe perdoret nga disa : pak helm sikur semundja ,po helm aq me dilution aq te madh sa as nuk e helmon njerin..
    pra edhe neve,te verteten duhet me na dhane me doza infinidecimale qe mos te helmohemi nga ajo…

    Reply to this comment
  6. ELIOT January 15, 11:31

    PO PO PO KE SHUME TE DREJTE SHOQJA LILI … ANGLEZET ISHIN ARMIQTE E VENDIT ..NDERSA RUSET ISHIN MIQTE E SHQIPTAREVE ….MEGJITHESE E PROVOKUAN LUFTEN E 1 .. B ..PER QE JUGOSLLAVIA TE MERRTE KOSOVEN KROACINE DHE BOSNJEN ……POR …JU FLAS PAK PER ANGLINE AMERIKEN …QE NUK E FURNIZUAN SHQIPERINE ME ARME … SEPSE NGA PERVOJA E MADHE E DINI SE DO TE KRIJONIN NJE LUFTE CIVILE DHE BALLKAN DO TE BEHEJ SPANJA .. VJETNAMI KU FORCAT KOMUNISTE DHE DEMOKRATE U PERLESHEN PER VITE DHE NE FUN SOLLI NDARJEN E POPUJVE ….. SEPSE STANI KURRE SE LEJONTE SHQIPERINE TE VENDOSTE QEVERI DEMOKRATIKE STALIN I CONTE TANKET DHE ANGLIA DO TE CONTE ARME ..PASTAJ DO TE BEHEJ SI NE SPANJE …. JU TREGOJ PAK PER LUFTENE SAPNJES … KUR POPULLI FITOI VOTAT PER NJE QEVERI DEMOKRATIKE TE POPULLIT ..POR DIKTATORI FRANCO I VURI USHTRINE DHE I SULMOI DEMOKRATET …POPULLIN…. PASTAJ STALINI COI FORCA OFICERE KOMUNISTA QE MORREN KOMANDEN DHE E KTHYEN NE LUFTE CIVILE ..POR POPULLI I SPANJES DONTE TE QERRONTE FRANCON DHE JO KOMUNIZEM ..PASTAJ SHUME KOMUNISTA NGA BOTA SHKUAN PER LUFTE .DHE PERFITUAN NGA DIKTATORI FRANCO … POR EDHE MIDIS KOMUNISTAVE NE SPANJE FILLOI LUFTA …SEPSE NUK ISHIN ME TE NJEJTAT IDE MENDIME ..PER KOMUNIZMIN ..DHE U BE PERSHESH …. DHE KUR LUFTA KOMUNISTAT NGA BOTA U TERHOQEN …POPULLI I PRITI FITUESIT ME LULE …… ME NDERIME … E KAM LEXUAR NE FRENGJISHTE ..DHE PARE SHUME EMISIONE QE NE SHQIPERI KURRE SI KANE TREGUAR … PRANDAJ MOS JA VEJ FAJIN ALEATEVE SPSE ENVERI ISHTE NJE I CMENDUR ..NJE DIKTATOR ..NUK ISHTE FAJI I CHURCHILLIT SE ENVERI NDEJTI 5 VJET NE FRANCE .. DHE SI MESOI DOT 3 FJALE LIBERTE EGALITE FRATERNITE …. MEGJTHESE JANE TE SHKRUAJTURA NE CDO RRUGE NE CDO KESHILL LAGJEJE ..NUK ISHTE FAJI I ANGLISE SE ENVERI THONTE BENI SIC THEM UNE DHE MOS BEN SIC BEJ UNE CHURCHILLI I BERI VOTAT E LIRA NE ANGLIE .PERSE ENVERI SKIZOFRENI SI BERI NE SHQIPERI PERSE I FUSTE NE BURG OPOZITEN … DEMOKRATET ????? APO JA KISHTE FRIKEN DEMOKRACISE ……DHE PER REPUBLIKEN E 7 TE JUGOSLAVISE ….JANE PROP KOMUNISTE … PO TE DONTE TITO E MERRTE ME LUFTE POR STALINI AS QE JA PREMTOI DHE SU BE FJALA KURRE …JUGOSLLAVET U KENAQEN ME KOSOVEN .. QE JA PREMTOI ENVERI GJATE LUFTES … DHE SKISHIN ME QELLIME PER SHQIPERINE ….. JANE RRENAT E KOMUNISTAVE …Q E RRENIN SA HERE QE MERRNIN FRYME …MERCI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*