Shenja e gishtit tek noteri, pajisen 20 zyrat e para noteriale

June 26, 2016 18:47

Shenja e gishtit tek noteri, pajisen 20 zyrat e para noteriale

Zyrat noteriale në të gjithë vendin duhet te pajisen brenda ketij viti me aparatin, i cili do të mundësojë çekimin e shenjës së gishtit në dokumentat noteriale .

Ky shërbim i ri ka nisur që në këtë muaj dhe deri tani mësohet se janë pajisur 20 zyrat e para ne Tiranë. Nënkryetari i Dhomës së Notereve Fatmir Lacaj thotë për Ora News se ky element sigurie do të jetë edhe një ndihmë për vetë noterët

Digitalizimi i veprimtarisë noteriale jep garanci absolute për dokumentacionin që kryhet në zyrat noteriale por dhe bën të mundur të mos ketë mashtrime“, tha Fatmir Lacaj.

Shqipëria është një nga vendet e rralla ne Europe që do të ofroje shërbimin e “gishtit digjital”. Kjo do te thotë qe kushdo qe do te kryeje shërbime tek noteri, per të vertetuar praninë e tij do te lere shenjat e gishtit.

Gjurma e gishtit do të qëndrojë e rezervuar në Aleat dhe për të gjithë kohën sa herë që mund të kërkohet do të bëhet verifikimi nëse personi ka qenë ditën e caktuar dhe ka nënshkruar.
Pajisja e cila do te sigurohet nga kompania Aleat, qe merret me prodhimin e pasaportave. Pajisja kushton rreth 20 mije leke, si do te do te ketë një kosto te përvitshme mirëmbajtjeje nderkohe që pas regjistrit dicital te notereve dhe regjistrit te testamenteve edhte nje tjetër shrbim qe u afrohet qytetareve për të qënë sa më të sigurit në zyrat noteriale “, shtoi Lacaj.

Sipas tij, qytetari nuk do të ketë asnjë kosto, pasi të gjitha kostot do përballohen nga zyrat noteriale.

June 26, 2016 18:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*