Shenjat dalluese të infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor

September 8, 2018 15:55

Shenjat dalluese të infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor

Sipas ekspertëve të Institutit të shëndetit Publik, infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor në 80 për qind të rasteve nuk shoqërohet me shenja të dukshme, çka shpesh herë e bën të vështirë diagnostikimin e shpejtë të sëmundjes.

Sipas tyre, vetëm rreth 20 për qind e njerëzve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor zhvillojnë sëmundjen me shenja të dukshme klinike. Kur shfaqen shenjat ato përfshijnë: ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe fryrje të gjëndrave limfatike.

Ndërsa shenjat e sëmundjes së rëndë (si: encefaliti, meningiti ose poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhimbje koke, temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, mpirje, çorientim, gjendje kome, dridhje, konvulsione, dobësi muskulore dhe paralizë.

Forma të rënda të sëmundjes mund të shfaqen te njerëzit e çdo moshe, por personat mbi moshën 50 vjeç dhe personat me imunitet të ulët janë më të rrezikuar. Periudha e inkubacionit është zakonisht 3 ditë deri në 14 ditë.

Transmetimi i infeksionit

Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit.

Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës “të vdekur”, që do të thotë se, ndërsa ata infektohen, nuk e përhapin direkt infeksionin.

Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor, dhe nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor te punonjësit e kujdesit shëndetësor kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit.

Testet që duhet të kryeni

Virusi i Nilit Perëndimor mund të diagnostikohet me një sërë testesh duke analizuar lëngjet e trurit dhe të palcës së kurrizit, si dhe mostrat e serumit të marra nga pacientët e infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, në periudhën kur paraqesin shenja klinike.

Lidhur me trajtimin, bluzat e bardha thonë se “Nuk ka trajtim specifik për pacientët me sëmundjen që prek sistemin nervor, shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor. Trajtimi është vetëm mbështetës”. Sipas tyre mund të merren një sërë masash për parandalimin e këtij infeksioni.

Në mungesë të një vaksine, e vetmja mënyrë për të zvogëluar infektimin e njerëzve është rritja e ndërgjegjësimit mbi faktorët e rrezikut, dhe edukimi i njerëzve për masat që duhet të ndërmarrin për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit.Parandalimi efektiv i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu varet nga programet e kontrollit të integruar të mushkonjave në zonat ku ndeshet virusi.

Gjithashtu edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët që dyshohet ose që konfirmohet se kanë infeksion të virusit të Nilit Perëndimor, ose që trajtojnë mostra prej tyre, duhet të zbatojnë masat paraprake të kontrollit të infeksionit.

Parandalimi i transmetimit të virusit në kuaj

Meqenëse shpërthimet e virusit të Nilit Perëndimor në kafshë i paraprijnë infektimit të rasteve në njerëz, krijimi i një sistemi mbikëqyrës të shëndetit të kafshëve për zbulimin e rasteve të reja në zogj dhe kuaj, është thelbësor për paralajmërimin e hershëm të autoriteteve të shëndetit publik dhe veterinar.

Pranvera Kola- DITA

September 8, 2018 15:55
Komento

1 Koment

  1. Jo si mza ne qip ! Nuk i lexojne te gjithe mediet.prandak mos rrezikoni popplin shqiptare September 8, 20:17

    qisni mer tabela me sensibilizu popllin .

    [ Kujdes nga Pidhzat e Nilit se ju njosin virusin
    me ju pickue ]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*