Shenjat që tregojnë se keni probleme me zemrën

May 15, 2017 12:40

Shenjat që tregojnë se keni probleme me zemrën

Perveç kontrollit tek mjeku, ju vetë duhet të shihni te vetja juaj ndryshime, dhimbje apo probleme që janë sinjalizuese për sëmundje të zemrës.

Ja disa simptoma:
Dhimbja e qafës – Problemet në qafë mund t’ju sinjalizojnë se zemra nuk është mirë. Nëse vini re se dhimbja nuk kalon, kërkojini mjekut që t’ju bëjë ekzaminime më të hollësishme. Nervat e dëmtuara në zemër mund t’ju çojnë mesazhe dhimbjesh në shtyllën kurrizore që reflektohet në qafë apo në shpatull.

Dhimbje veshësh dhe nofullash – Nëse nuk keni marrë të ftohtë dhe ndjeni se keni dhimbje të vazhdueshme veshësh që shtrihet deri te nofullat, atëherë ky mund të jetë një problem zemre.

Marramendje – Nëse koka ju vjen rrotull dhe mezi merrni frymë, ndoshta mund të jenë simptoma të një infarkti. Arteriet bllokohen dhe zemra merr më pak oksigjen.

Probleme seksuale – Nëse keni probleme edhe në dhomën e gjumit (sidomos meshkujt), ky mund të jetë një sinjal i rëndësishëm. Enët e gjakut, në raste të problemeve kardiake, bëhen më të vogla duke mos lejuar që të kalojë mjaftueshëm gjak dhe duke ndalur kështu ereksionin./Shije/

May 15, 2017 12:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*