Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Banka e Shqipërisë e përkujton me monedhën e veçantë

September 5, 2019 13:45

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Banka e Shqipërisë e përkujton me monedhën e veçantë

Banka e Shqipërisë ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj, duke risjellë edhe një herë monedhën e emetuar në vitin 2012 për nder të saj.

Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes, ngjyra e të cilit së bashku me atë të shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë.

Ndërsa në anën tjetër të monedhës është portreti i shenjtores, viti i lindjes dhe ai i vdekjes, si dhe viti i emetimit të monedhës.

Postimi i plotë

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Sot, përmes monedhës përkujtimore kushtuar “Nënë Terezës”, përkujtojmë shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje katolike. Në sajë të përkushtimit dhe dashurisë së pakufishme që ajo diti t’u dhurojë komuniteteve në nevojë, Nënë Tereza mbetet një nga gratë më të admiruara në botë.

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”, mbetet një nga shprehjet më frymëzuese të gruas, e cila në vitin 1979, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.

Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota. 5 shtatori shënon Ditën e Shenjtores shqiptare, Shën Tereza e Kalkutës.

Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës. Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.

Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.

 

 

o.j/ dita

September 5, 2019 13:45
Komento

3 Komente

  1. Tabela e Mendelejevit September 5, 14:51

    Monedhe Cu, Ag apo AU ?

    Reply to this comment
  2. Arben September 5, 14:57

    Pordhe me rigon

    Reply to this comment
  3. Mark .UK September 5, 16:53

    Ku je turku i flliqur he rac .uti.Shko ne turqi e te pastrohet vendi nga muturinat qe lan kur iken

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim