Shenjtërimi i Nënë Terezës, cilat janë dy mrekullitë e saj?

September 3, 2016 17:48

Shenjtërimi i Nënë Terezës, cilat janë dy mrekullitë e saj?

Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza do të shenjtërohet nesër (të dielën) nga Papa Françesku në Vatikan. Në ceremonitë e shenjtërimit pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz. Për arsye të rrënjëve të saj, Nënë Teresa bën krenarë shumë shqiptarë, të cilët pritet të marrin pjesë masive në ceremonitë e Vatikanit. Por cila ishte Nënë Tereza dhe përse bota po i kushton asaj kaq shumë vemendje?

Monika Besra nëna e 5 fëmijëve është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares.

“Isha ulur në kishë dhe më pas nga fotoja e Nënës erdhi një dritë e madhe drejt meje. Më shtyu mbrapa. Po dridhesha. U ndjeva e rraskapitur. Më pas u thashë motrave të më çonin në shtratin tim” shprehet Besra.

Motrat më pas i dhanë asaj një medaljon të Nënës Terezë dhe e vendosën mbi stomakun e saj. E më pas kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë njohu zyrtarisht shërimin e Monica Besra si një mrekulli duke shënuar edhe mrekullinë e parë e cila do t’i hapte rrugën shenjtërimit të Nënës Terezë. Ndërsa në vitin 2015 Papa Françesku njohu edhe mrekullinë e dytë, ku një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

Por në Kalkutë shenjtërimi i Nënës Terezë është thjesht formalitet sepse siç shprehen banorët, ajo është tashmë një Shenjtore. Nënë Teresa u qëndroi pranë të sëmurëve dhe të varfërve duke i përkushtuar çdo moment të jetës së saj.Që nga koha e vdekjes në 5 shtator 1997 në Kalkuta më shumë se 4000 ndjekës kanë vijuar misionin e saj duke punuar në 610 fondacione në 123 vende të ndryshme.

U deshën vetëm dy vite nga ndarja e saj nga jeta që të niste procesi i kanonizimti pa pritur 5 vite siç ishte më parë si rregull. Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë shpalli Lumturimin e Nënës Terezë, ndërsa në vitin 2016 Papa Francesku e shpall të Shenjtë.

September 3, 2016 17:48
Komento

4 Komente

  1. artur September 3, 20:22

    Thuhet dy mrekulli dhe pastaj rreshtohet vetem nje.

    Reply to this comment
  2. geno September 4, 14:22

    jane 2 mrekulli nje ne 1998 dhe tjetra ne 2015 ,lexoje mire o artur

    Reply to this comment
  3. kallami September 5, 14:45

    Jemi ne shekullin ku budallalleqet merren seriozisht nga mashtruesit e hipokritet te tipit papa françesk e naivet e budallenjt u shkojnë pas. Mjerë bota e shoqëria njerzore për te ardhmen e “bukur” që i pret.

    Reply to this comment
  4. intelektuali September 5, 15:32

    MREKULLIA E TRETE E NENE TEREZES KA QENE KUR VURI LULE MBI VORRIN E ANTIKRISHTIT ENVER HOXHA

    prandaj:

    Kjo gje ka krijuar shume pyetje ne Boten e besimtareve te krishtere

    sepse:

    A MUND QE NJE SHENJTOR ENGJELL TE VENDOSE LULE TE VORRI I NJE DJALLI MIZOR?

    Mesa duket Papa Francesku nuk eshte informuar sa duhet per GJYNAHET e Gonxhe Bojaxhiut kur u mashtrua nga sherbetorja e DJALLIT Nexhmije Hoxha dhe nga VAMPIRET e Partise se Punes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*