Shenjtërimi, Papa Francesku: Të marrim shembullin e Nënë Terezës

September 3, 2016 11:22

Shenjtërimi, Papa Francesku: Të marrim shembullin e Nënë Terezës

Në Vatikan kanë nisur aktivitetet me rastin e shënjetërimit të nënë Terezës.

Jubileu i mëshirës, aktiviteti që po drejtohet nga Papa Francesku sjell dëshmi të personave që kanë njohur e janë frymëzuar prej humanists shqiptare.

“Eshte nder të shpallim të shenjtë Nënë Terezën. Ta imitojmë për të dhënë gëzim e shpresë” Papa Francesku.

Masa të larta sigurie janë marrë në Vatikan për të garantuar zhvillimin sa më të mirë të ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës”, ka deklaruar gjatë konferencës së shtypit Drejtori i Zyrës së Shtypit në Vatikan, Greg Burke.

“Rruga e Pajtimit” që lidh qytetin e Romës me shtetin e Vatikanit është e mbyllur.

Prej ditës së djeshme në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Humanistes shqiptare e ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.

September 3, 2016 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim