Shenjtori i fundit i naftës / ‘Pasaporta’ e një specialisti të rrallë

Ing. Ahmet Çollaku March 3, 2016 10:44

Shenjtori i fundit i naftës / ‘Pasaporta’ e një specialisti të rrallë

Ka kohë që për naftën Shqiptare nuk shkruhen dy rreshta, ndërkohë që përbindsha vendas dhe të huaj nuk ngopen me naftën shqiptare. Vini re, asnjë qeveri dhe qeveritarë nuk kujtohet për ikonën e naftës shqiptare për të urtin Ramadan Perhati.

Ai banon në qytetin e Shkodrës dhe është më i gjallë se në. E mbaj mënd të ri, riosh. Në vitet ’70 të shekullit që shkoi, ai ishte meteor rënë nga qielli. Burrë me një trup mesatar, topolak, gjithnjë i ngacmuar nga puna, veshur me kostum të errët. Ky burrë serioz, nxitonte në dimër, në verë, herë për në zyrë, herë për në puse. E ndjera gruaja e tij Nezihaja, kur zgjohej mëngjeseve nga gjumi pa gjë të parë që bënte, ishte t’u hidhte sy vëngër çizmeve aty pranë derës, të cilat kishin lënë pak erë nafte…

Ramadani ishte drejtor i Drejtorisë për shpimet e puseve të naftës dhe gazit po edhe studiues, ai studionte teknologjinë e shpimeve të puseve dhe lëngjet larëse, parametrat që përcaktoheshin nga Institute Teknologjik i Patosit. Tani këtij institucioni nuk do t’i gjeni as muret. Lëngu larës i pusit është gjaku i puseve të naftës. Edhe puset preken nga Diabeti, prandaj janë në kontroll të rreptë. Njohja e veprimit të këtij solucioni (të parametrave fizik dhe kimik) në bashkëveprimin me ndërtimin litologjik të nëntokës, është e rëndësishme, pavarësisht se në ballë luftën e bënë dalta me diamant dhe hekuri. Fontanat dinake si përbindësha rrinë e përgjojnë poshtë, ndër kohë që censura komuniste bënë sofizma apo farsa në shesh të pusit me fjalët partia, klasa punëtore, naftëtarët të parët, nafta çan bllokadën, fletë-rrufe, teknokratë, sabotatorë…

 

Ramadani studionte natën dhe aplikonte ditën, kështu me punë hekurash dhe solucionesh gjeti metoda origjinale për të kapërcyer ndërlikimet gjeologjike. Ka shkenca që merren me llafe, llallalla dhe shkenca konkrete, ai ishte pjellë i shkencave konkrete. Problemet e nëntokës tek ne kanë specifika e veta, ndryshe nga bota, arsyeton Ramadan Perhati. Kjo meritë i takon këtij Profesori sepse ai pasuroi teknologjinë e shpimeve shqiptare. Edhe tani, pas shumë vitesh, ai lutet, “do të isha shumë i lumtur të më jepej mundësia që këto studime ti vija ne zbatim…”

Kërkoni tani në Shqipërinë tonë, po nuk keni për të gjetur kurrë një hero të tillë të gjallë, një hero të moshuar, të sëmurë, i cili akoma mendon për naftën, dhe mbajnë pranë derës çizmet e pusit?! Tani që i mungon edhe gjysma e vetes, bashkëshortja, ato çizme kanë zënë rrënjë. “Unë mendoj dhe ëndërroj për naftën, unë dëshiroj që kjo pasuri, të shërbejë për lumturinë e begatinë tonë, thotë ai”.

 

Në vitin 1975 partia e shkarkoi nga gjithë detyrat dhe e çoi për riedukim (!?), duke i hequr të drejtën e profesionit, titujt shkencor, atë të botimit, po nuk e divorcoi dot nga puna dhe nga gruaja e tij e shenjtë, Nezihaja!

 

Prof. Ramadani është një personalitet i kompletuar, simpatik dhe i dhembshur. Feniks. Ai nuk shtiret, sikurse bëjmë ne të gjithë. Sado që shteti hesht dhe nuk shkruan, ai më shumë shenjtohet si njeri, si specialist dhe si atdhetar… Ne jetuam bashkë mjaftë kohë në qytetin e Fierit dhe Patosit të cilët i ruajmë dhe i kujtojmë me dhembje, por ne u pamë shumë pak, kalimthi, si satelitët në qiell, jo më shumë se tre-katër herë. Unë në sizmik, ai në shpim. Duhet të jemi këmbyer në rrugë apo pranë dyerve të ndërmarrjeve. Prof. Ramadani ka zënë një vend dinjitoz në elitën e naftës shqiptare, ai është një ortek i madh i kompletuar në sajë të pasionit të tij vigan. Ai ka moral të lartë, prandaj kështu magjishëm u bë shenjtor i naftës shqiptare, shtyllë mermeri që zor se e rrëzon dikush. Ramadani pikoi nga një krahinë shqiptare e pastër që kërkon qëndresë, që ka uri për dije, jo për tym duhani, apo hashash rrugësh…

 

*******

Bisedë me Ramadan Perhatin

‘Pasaporta’ e një specialisti të rrallë

 Z.Ramadan, cili është motivi që ju jeni dënuar? Cilin akuzoni për persekutimin tuaj 17 vjeçar? Një person apo më shumë? Mund të thoni emra?

Ndoshta gjithkujt do t’i duket e pabesueshëm e deri “qesharak” motivi i dënimit tim. Në vrazhdën e shpartallimit të punës “armiqësore” në naftë, me motivacionin e dënimit tim dhe dërgimit në gjirin e klasës punëtore për t’u riedukuar kohë e cila zgjati për 17 vjet, mund të përmendim këto: Ke punuar natë e ditë me të gjitha energjitë për realizimin dhe tejkalimin e planit për shpim kërkime për naftë e gaz, ke vënë në jetë një sërë metodash të reja teknike e teknologjike për të shpuar puse me tregues tekniko-ekonomik të planifikuara. Gjatë shumë viteve si drejtues teknik dhe shkencor ke arritur të vësh në jetë rrugëzgjidhje origjinale që për mjedisin dhe literaturën disponuese nuk njiheshin sepse, të gjitha rrugët në ato vite për ne ishin të mbyllura. Lista e akuzave të kësaj natyre vazhdon, ndërsa në përfundim të këtij motivacioni konkludohej se:

E gjithë puna shumë vjeçare e Ramadan Perhatit i ka shërbyer punës armiqësore në naftë. Për këtë arsye të shkarkohet nga detyra Drejtori i Drejtorisë së Shpimeve dhe të dërgohet për “riedukim” në zonat më të thella e me ndërlikime gjeologo-teknike.

perhatiKy dënim nuk ishte frut i një analize të punës time, por ishte urdhër i partisë në pushtet. Ndërsa motivacioni i përgatitur nga një shef burokrat servil nuk u shtrua në asnjë lloj mbledhjeje, por qe urdhër i parevokueshëm. Përkundrazi motivacioni ishte vetëm si parathënie. Në kolektiv nga unë kërkohej që jo vetëm të pranoja dënimin, dëmet që i kisha shkaktuar naftës dhe atdheut, por të nxirrja më tej dëme të tjera. Në çdo takim argumentoja se këto punë dhe aktivitete për të cilat akuzohesha i kishin shërbyer përshpejtimit të zbulimit të naftës me kosto sa më të ulët. Është interesant fakti se para një viti isha ngritur në përgjegjësi me motivin “për punë të shquar”. Ndërsa tani dënohesha për punë armiqësore në naftë. Për këtë dënim nuk mund të cilësoj emra përveç partisë në pushtet.

 

Ju jeni një specialist i shkallës së parë, shumë aplikativ, me disa tituj shkencorë, dekorata dhe çmime, po shteti shqiptar i tanishëm ka bërë maksimalen për ju? Konkretisht çfarë ka bërë?

Që kur isha 13 vjeçar e mora pjesë në luftë për çlirimin kombëtar, e më pas kur me kolegë dhe me mijëra naftëtarë iu qepëm vendburimeve të vjetra dhe të reja, kur punuam dhe studiuam për të nënshtruar thellësitë e të panjohurave dhe të papriturave të nëntokës tonë jo vetëm me naftë, por dhe me shumëllojshmëri mineralesh, apo kur u përleshëm shpesh herë me zjarre dhe fontana duke rrezikuar edhe jetën e të tjera, kurrën e kurrës përveç atdhedashurisë nuk kam aluduar për gradime, dekorime apo shpërblime.

Dy herë kam refuzuar shpërblime suplementare të akorduara nga shteti. Ndër vite kohët ndryshuan për mirë dhe erdhi Qeveria demokratike. Ndërkohë mesa duket punët nuk shkuan mbarë. Konkretisht konsiderohem si konsumator i vjetëruar, barrë e ish-inxhinier i pavlerë për mëmëdheun. Megjithatë unë e dua demokracinë dhe pafundësisht lirinë që më ka munguar për t’i dhënë Atdheut më shumë. Ndaj atdheut i jemi gjithmonë borxhli.

 

Cili është punimi juaj më i mirë, pasaporta juaj si të them?

Megjithëse unë nuk jam artist por inxhinier, për njohje të lexuesve (se naftëtarët ato i dinë) mund të përmend: Shpimin e brimës së shtrembër në kushte të ndërlikuara gjeologjike, “Ura Artificiale” për devijimin e trungjeve të puseve si për formacionet e buta dhe të mesme dhe për ato karbonatike ndryshe ndaj metodave klasike, degazifikuesi hidromekanik për parandalimin e fontanave të gazit gjatë shpimit, çimentimi i njëkohshëm të kolonës brenda kolonës duke realizuar dhe frezimin e Urës së Çimentos. Ndër këto pasaporta si të veçantë do të përmend punën disavjeçare teorike, në laborator dhe në kushte kantieri që të mundësoja njëkohësisht çimentimin e kolonës së shfrytëzimit, hermetizimin e kolonës dhe frezimin e Urës së Çimentos ndryshe nga metodat klasike tek ne dhe kudo.

 

Keni kontribuar në shuarjen e fontanave të naftës dhe gazit. A keni dhënë ndihmesë për nënshtrimin e fontanës së Cakranit ku u dogjën më shumë se dhjetë miliardë dollarë, energjia e një populli të tërë?

Fontanat më të rrezikshme ku luftohej për jetën, për t’i nënshtruar ishin ato që shoqëroheshim me zjarre. Ndër to mund të përmendim fontanat me zjarre ne puset: Ma-575, Ma-544, Ba-91, Frakull-36. Për shuarjen e flakëve të zjarrit kemi përdorur shpërthimin e lëndëve eksplozive (tritol) pranë grykës së pusit. Procesi është përsëritur disa herë. Por nga të gjitha këto zjarre vlen për t’u përmendur Fontana e naftës në pusin e thellë Cakran që zgjati shumë. Kjo fontanë ndodhi krejtësisht për shkelje të rregullave minimale të punës. Është interesante se 2-3 ditë para se të ndodhte kjo fontanë e shoqëruar me zjarre kisha zhvilluar një bisedë teknike me punonjësit se si duhet të vepronin ata kur diktonin shenjat e fontanimit dhe çfarë masash duhet të merrnin. Për këtë fontanë, në Ballsh u bë një gjyq i madh popullor. Unë nuk mora pjesë se nuk isha i ftuar. Një punëtor i thjeshtë por i ndershëm që unë nuk i kujtoj emrin kishte deklaruar në gjyq se “Ing. Ramadan Perhati na ka mësuar për shenjat e fontanës dhe këto ia thashë përgjegjësit të turnit, po ai m’u përgjigj:- Ik e vazhdo punën se Ramadani nuk merr vesh”. Fontana në këtë pus qe shumë e vështirë dhe tepër e fuqishme. Për 4-5 minuta sonda e shpimit u shkri.

 

Në shkrimet dhe intervistat flisni me bindje për perspektivën e naftës shqiptare, ju nuk jeni gjeolog, nga e mbështesni perspektivën e saj?

Është e vërtetë se unë nuk jam gjeolog. Por gjate katër dekadave kam qenë bashkëpunues e bashkëprojektues i rregulloreve gjeologo-teknike të puseve strukturore kërkuese, kërkimi konturimi, të puseve për shfrytëzimin e naftës. Kam bindje se edhe në ato vite nuk i kemi vlerësuar të gjitha të dhënat e marra për naftë e gaz. Ende më mbeten peng disa zona në vendin tonë të papërfunduara duke filluar jo vetëm me zgjerimin e konturimeve në vendburimet e njohura por edhe në strukturat e tjera, edhe të cekëta, si në Pulaj, në Shkodër, Burizanë, Tiranë, Pekisht e të tjera. Pra Shqipëria është naftëmbajtëse.

 

Sipas jush si duhet të trajtohet nafta jonë, kjo pasuri e papërsëritshme?

Pyetja juaj është edhe përgjigje. Nafta jonë duhet të trajtohet si çdo pasuri e jonë kombëtare. Këtë pasuri që Zoti na i ka dhuruar duhet të jetë e pacenueshme për jetën e jetëve.

 

26_bigNë Shqipëri kanë punuar dhe punojnë disa kompani të huaja për kërkimin, zbulimin dhe shfrytëzimin e naftës tonë, si mendoni ju, përse shteti shqiptar nuk e rinovon këtë degë jetike të ekonomisë shqiptare, përkundrazi pranon që ato pasuri kombëtare të grabiten dhe shqiptarët të varfërohen?

Si naftëtar dhe qytetar i këtij vendi jam i interesuar që atdheu ynë të ecë përpara për të zënë vendin e merituar ndër shtetet e tjera të përparuara. Kjo veç të tjerave duke bashkëpunuar me kompani të tjera të huaja, por gjithmonë pa shkelur interesat e vendit. Dikur për zhvillimin e ekonomisë së vendit thuhej se e hartonte “masa” dhe vendoste partia, tani shkruan e vulos qeveria. Prandaj unë dhe shumë të tjerë si unë nuk dimë se me ç’kushte, kërkesa e të tjera raporte lehtësuese u ka vënë në dispozicion qeveria.

 

Ju jeni novator i klasit të parë, keni aplikuar disa metoda që kanë përsosur teknikën dhe teknologjinë e shpimeve të puseve të naftës, jeni autor i mirëfilltë i disa patentave, si p.sh, koka rrotulluese “Perhati”, që ka edhe emrin tuaj, përse nuk ia keni shitur ndonjë shoqërie të huaj?

Kanë kaluar shekuj që kur Theofani lajmëroi botën mbarë që nga nëntoka shqiptare, Frakulla e sotme rrjedh furishëm stuhi ari nga gryka e një kantieri të madh ajër (gaz metan) që digjet pafundësisht e pa mbarim. Ky zjarr nuk shuhej as nga shiu me stuhi dhe as nga era me tërbim. Kjo çudi e atyre viteve u përsërit po në Frakull në vitin 1979. Nënshtrimi dhe në veçanti rishpimi i një pusi të ri përbri këtij “përbindëshi” na u konsiderua një mrekulli e kohës. Pjesë kryesore e këtij qe dhe përdorimi për herë të parë në Shqipëri i kokës rrotulluese për çimentimin e kolonës së shfrytëzimit të markës tonë shqiptare. Si në legjendë thuhej se një kokë të tille rrotulluese e zotëron vetëm firma “Halliburton”.

 

Për cilët kolegë ruani kujtime të mira?

Kam pasur fatin që të jem ndër inxhinerët e parë që kanë ardhur në naftë. E kam shumë të vështirë, deri në të pamundur që t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Të gjithë kanë qenë specialistë të mirë dhe më të mirë se unë. Si mund të mos vlerësoj kontributet e Ing. Fatmirit, Bakriut, inxhinierëve dhe pedagogëve, B. Çela, S. Osmani që kanë përgatitur breza inxhineresh të rinj? Me shumë përzemërsi do të kujtoj shumë Ing. shpimi, prodhimi e gjeologë që me vite të tëra kanë drejtuar shpimet e puseve dhe janë gjendur gjithmonë gati dhe të parët janë ndeshur me ndërlikime avari e fontana. Nuk mund mos të vlerësoj kontributet e inxhinierëve mekanikë si Dh. Deda, P. Papa, e J. Karaj. Gjatë punës kam patur kontakte me shumë nga ata. Ndoshta për shkak të detyrës mund të jepnin më shumë.

 

Si e shpjegoni shkatërrimin e industrisë së naftës? Kush e shkatërroi dhe kujt i shërben kjo kasaphanë?

Pyetja juaj është tepër e thjeshtë për t’u përgjigjur. Çdo shkatërrim i çdo lloji pavarësisht se kush qe nismëtari apo ideologu është në dëm të atij që e kishte në pronësi këtë pasuri, që e kishte siguruar me mund dhe djersë për dekada apo edhe me shekuj siç është nafta shqiptare. Shkatërrimin e naftës unë e quaj si zanafillë që nga puna armiqësore e pa qenë e tillë që nga viti 1975. Shkatërrimi i naftës ka vazhduar dhe mendoj se nuk ka mbaruar. Për të gjetur nismëtarët e këtij shkatërrimi dhe dëmet që i ka sjellë ajo jo vetëm naftëtarëve por të gjithë popullit, do të dëshiroja të më vinit në dispozicion tre naftëtarë vullnetarë, një magazinë me lapsa të “zinj” që të shkruaj me ta një dramë apo dhe tragjedi, për një kohë gjashtë mujore. Për të shkruar nuk kam nevojë të di ku vanë parku i sondave të shpimit që në sasi ishin gati sa ato që kishte Franca. Nuk më duhen të di ku janë makineritë metalprerëse të uzinave, lëkundësat e puseve. Më mjaftojnë gërmadhat e bazamenteve, të uzinave që një turist i huaj mund t’i konsiderojë si zbulime historike apo dhe arkeologjike. Mbi bazat e këtyre të dhënave të shkruara në dramë, do të jetë e mjaftueshme për të ngritur një padi gjyqësore. Në qoftë se nuk do të ketë gjykatës për të gjykuar këtë dramë, le ta vlerësojnë pasardhësit e fëmijëve tanë.

 

Gjatë sistemit demokratik, a ju kanë kërkuar të jepni ndonjë mendim teknik apo organizativ për naftën?

Fillimet e sistemit demokratik i kam pritur me shumë dashuri si ëndrra e gjithë shqiptarëve. Që në fillimet e para të qeverisë demokratike, megjithëse sapo i dalë në pension por plot me energji, kam kërkuar zyrtarisht për të rikontribuuar për naftën pa kërkuar asnjë shpërblim e përgjegjësi. Përgjigja qe heshtje. Kuptohet, se nuk është e nevojshme kontributet që mund të jepja unë dhe shumë specialistë naftëtarë të aftë që i kanë shkelur strukturat dhe vendburimet e naftës nga jugu në veri. Ne mendojmë që krahas shtetarëve të rinj që dinë veç të bëjnë tregti, koncesione dhe kontrata me kompani, kontributi i naftëtarëve që kanë punuar me dhjetëra dekada për naftën shqiptare, do të ishte gjithmonë me leverdi për atdheun.

 

Si e mendoni të ardhmen e naftës shqiptare?

Kam shkruar një artikull, “E pafalshme të importojmë naftë”. Në këto kushte që po jeton e drejtohet ekonomia nuk shoh dritë jeshile për të rifilluar e për t’u rimëkëmbur nafta nga 2,7 milion në 1974 në disa qindra mijë ton në këto vite. Këto sasi dikur vlerësoheshin si rezerva në gropat e dekantimeve të naftës.

 

Si e shpjegoni faktin që armata e madhe e naftëtarëve, që përbëhej siç thoni edhe ju nga 34000 punonjës dhe 2500 specialiste të lartë është shuar?

Ndër pyetjet tuaja kjo është më e dhimbshmja. Këtë armatë që thoni ka qenë e përgatitur në shkolla e kurse kualifikimi për t’u përgjigjur kërkesave shumë specifike të fushave shkencore dhe praktikë që përmbledh nafta. Nuk e teproj të them dhe jam i sigurt që jo çdo specialist i fushave të tjera mund të punojë dhe të drejtojë teknikisht degë të ndryshme të naftës. Përse u shkatërrua kjo armatë që është mëkat? Përgjigjen duhet ta merreni tek ata që mbyllën puset e naftës e të tjera me radhë.

Punonjësit e naftës përveç shuarjes natyrale ato janë në Shqipëri, mjerisht të shpërndarë edhe nëpër botë. Unë në emër të kësaj armate tani të papunë deklaroj se ne jemi të gatshëm t’i përvishemi punës përsëri për të zbuluar vendburime të reja nafte dhe gazi, për të shpuar e përvetësuar puse të thella e shumë të thella me tregues ekonomik të niveleve kohore.

Ing. Ahmet Çollaku March 3, 2016 10:44
Komento

15 Komente

  1. fshatari pafshat March 3, 15:39

    Bukur mire perkujtimi mesiper shenuar.
    Po jam kurrioz te di nese Zoteria ne fjale do ta kishte merituar kete vlersim mediatik, te kujdo gazete qofte, po te mos ishte cuar per riedukim?
    Krahas Zoterise ka patur me mijera te tjere ndihmestare te lavderueshem ne nafte e ne te gjitha fushat e tjera te zhvillimit ekonomik socialist ne Shqiperi. Po per ata nuk thuhet asnje fjale !?. A jane ata tradhetare te popullit, Atdheut? Jam i sigurt se mes atyre mijrave jane edhe prinderit, kushurinjte, shoket, fqinjet, koleget e gazetareve dhe pronareve te massmedia. Kjo eshte, shkurt, nje prej shume aresyeve pse Ne nuk bejme perpara, po vetem mbrapa. Mohimi i te mires pjell te keqen e paprere … Shendet Lale. Se Shqiperia vate e shkoi. Mos harroni cadrat.

    Reply to this comment
  2. sabo March 3, 16:16

    Ahmet Collaku dhe Ramadan Perhati vertetojn dhe nji here se si e shkaterruan vendin ,pasurit kolosale dhe brezin intelektual mostrat qe uben miljoner,.Ne gjithe boten gjene intelektual shqiptare qe braktisen vendin te detyruar .Te dy keta patriot i pershendes dhe ju uroj shendet te mire .Gazetes Dita urime per kontributin e saj ne te mire te te vertetes

    Reply to this comment
  3. Guri March 3, 17:21

    Me Ramadanin kemi ndarë gjithçka kishim që në shkollën e mesme. Drejtimet e ndryshme të punëve na ndanë, por ndjenjat e dashurisë së thellë për të më kanë shoqëruar tërë jetën. Ramadani ka qenë nxënës dhe student i shkëlqyer në mësime dhe në sjellje midis shokësh. I kam ndjekur me kënaqësi sukseset e tij në punë dhe kam thënë se Ramadani mund të ishte vetëm i tillë: punëtor, kërkues në detyrë dhe shkencëtar i shquar, me një kujtesë fenomenale. E kam përjetuar me keqardhje të thellë dënimin absurd të tij, ashtu si edhe timin, por gjithmonë nuk e kam humbur shpresën se “kudo që ta hedhësh, ari shkëlqen” thotë populli. Dhe Ramadani shkëlqeu kudo ku e hodhën. Mëkat që njerëz të tillë, shumë të pakët, u dënuan nga diktatura, por po dënohen moralisht edhe nga “demokracia”, pasi po shikojnë se si po rrënohet gjithçka që ata ndërtuan me vetmohim të pashoq. I uroj shëndet mikut tim të vjetër, por të pa vjetëruar në mendësi dhe në pasion.

    Reply to this comment
  4. amerikani March 4, 06:18

    Zonja Neziha ka qene mesuesja ime e rusishtes per 2 vjet. Mbase jam gabim por mendoj se mbiemri i zotnise eshte Terihati. Megjithate respekt per kete familje dhe kontributin e saj ne Fier.

    Reply to this comment
  5. XUME PROTOPAPA March 4, 06:36

    RAMADANIT VIJA VIJA

    Intervistuesi, edhe ky inxhinjer nafte, te njejtat broçkulla i ka publikuar ne gazeten e gjeologut te munguar Mero Baze, TEMA, me 27.10.2014. Eshte interesante te lexohet mes rrjeshtave, per te kuptuar te verteten qe thuhet e nuk thuhet per keta protagoniste sabotatore, me dashje dhe pa dashje por neglizhente, te humbjes se miliona dollareve te pasurise kombetare.

    E pranon vete Ramadani (xhamadani vija vija..), se “..u denua nga partia..” (!), sepse nuk mund ti shmanget edhe sot pergjegjesise se tij ne demin kolosal te Cakranit. rreshqitmas, por jo dhe aq, e pranon se ne sektorin e naftes, kishte sabotim, kur permend ate puntorin e thjeshte dhe te ndershem, qe nuk i kujton emrin, te kete thene ne gjyq: “Ing. Ramadan Perhati na ka mësuar për shenjat e fontanës dhe këto ia thashë përgjegjësit të turnit, po ai m’u përgjigj:- Ik e vazhdo punën se Ramadani nuk merr vesh”.
    Por nuk tregon cili ishte roli i tij, apo me mire pse dhe si neglizhoi ne mbarevajten e shpimit te pusit te Cakranit.

    Ramadani, mbase edhe per “demencen senile” flet per “zbulimet” qe paska bere ne vendburime te reja si ne Shkoder, Pulaj etj. Pak ndershmeri, nuk i ben keqe te manifestoje, edhe tani qe ka kaluar te tetedhjetat (dtl.1934).

    Menjehere pas termetit te fuqishem te 78-tes (shpresoj te mos gabohem me daten), per te qene me i sakte ate ne te cilin Muho Asllani u be protagonist i rimekembjes ne gjashte muaj te te gjithe demeve te shkaktuara, vershoi ne Shkoder nje ekip inxhinjeresh e teknikesh te Institutit te Shpim-Kerkimeve te Naftes ne Fier, ne Velipoje, ne grykederdhjen e Bunes.

    Banoret e zones, ishin tmerruar ngaqe ne arat e tyre kishin shperthyer shatrivane nafte te perzier me ujera nentokesore. Natyrisht kjo histori u mbajt aq sekrete, saqe edhe vete protagonisteve te kerkimeve, ishte e veshtire tu nxirrje qofte edhe gjysme fjale per kete vizite te pa pritur dhe enigmatike.

    Njerit nga ata inxhinjeret, pjesemarres ne kerkimin e burimeve te naftes ne Velipoje, mu desh ti liroja krevatin tim, sepse denji me shume se nje muaj ne Shkeder, ne vijim te ketij ekspedicioni enigmatik. Arrita te mesoj vetem ate qe thuhej ne popull, per naften qe rridhte nga nentoka e Velipojes.

    Si duket kishin urdher ta mbanin ne “rezerve” kete vend burim te ri te arit te zi. Them me hamendje sot, duke ditur qe pikerisht ne kete zone, ne territorin e Malit te Zi, po kryhen kerkime per nafte nga shoqeri nderkombetare per llogari te malazezeve. Ti kete afruar ndonje te dhene sekrete Ramadani (vija vija) malazezeve per kete vend burim ?

    Andaj broçkullave te tilla, si “zbulimi” i vend burimeve te Shkodres, apo kur paturpesisht deklaron “ nuk dispononim literature nderkombetare”, duke permendur gjigantin Haliburton, per frezen qe i paskerka dhene emrin e tij, i duhet dhene pergjigja qe e meriton, i duhen vene pikat mbi “i”, sepse u sterngopem me hipokrizite e ketyre sharlataneve, qe aq dem i bene dje mireqenjes tone, e ne vazhde, peshkojne perseri ujrave te turbullta te kesaj shkerdhatokracie òerek shekullore.

    Reply to this comment
    • gogo March 4, 17:21

      Ti,Xume apo Sume,dukesh qe je vetem nje zhgaravites profesionist,qe shan dhe kerkon te denigrosh kedo dhe gjithcka.Me sa kuptohet nga ato qe brockullit,ti nuk i lexon fare shkrimet,por vetem vjell vrer ndaj te gjitheve,qe kane bere dicka te mire! Ku e ke ate lumin me nafte ne Velipoje,o lumezi,qe nuk e ke idene se si ndodhet nafta ne nentoke!Ti do te kesh qene ndonje nga ata qente e sigurimit,ndaj dhe tani leh si ata,nga qe nuk ke se ke te futesh ne burg sot,se lehjet te kane mbetur!Ti nuk ke goje te permendesh inxhinier Ramadanin dhe koleget e tij,se goja jote eshte vetem per ndyresira! Qe je injorant nga nafta,kjo nuk do ”kallauz”,por qe je nje shpirtzi,kjo vjen ere qe shume larg! U mbytsh me qelbesirllekun qe te karakterizon e qe te ka mbuluar koke e kembe!

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA March 5, 12:15

        PERSERI TI O BUKESHKALE ?

        Qe je i atij sojit me te preferuar te pronareve te bordelev, per kete nuk kam asnje dyshim. Po qe perzihesh “si muti neper t’lina”, siç thone mallakatriotet, kete arrij edhe ta lidh me gjendjen tuaj te degjeneruar fisnore, ku yt’ate shkerdhen tet’moter, ku jot’eme fle me kunatin per inat te vjehrres, ku shpenzimi kryesor per tere sorollopin tend eshte vetem vazelina dhe llampa e kuqe ne deren e shtepise-bordel.

        Flet edhe kuturu, me pare pyete te mbrojturin tend, apo dhe te tjere qe kane bere studime shpim-kerkimi ne Velipojen menjehere pas termetit, pastaj ha mendermethene sa te mundesh.

        Po idioteve si ti ora biologjike ju ka trokitur me kohe ne rradaken tuaj boshe. Qelbesire me soj e sorollop.

        Reply to this comment
  6. qytetari B March 4, 11:27

    Guri, sa per replike per kohen e sotme: thua se mekat qe njerez te tille , shume te paket per kohen, u denuan nga diktatura, por po denohen moralisht edhe nga demokracia! Kush eshte ai sistem qe nuk te denoka, dreqi e mori qe ta ndertojme? Edhe ata qe do vijne neser, do ankohen per te sotmen. Respekt.

    Reply to this comment
  7. Ramadani March 4, 11:58

    Po ti perkushtohemi perseri atedheu mund te ringrihet,me pune me djerse me sakrifica me pervojen e te mbeturve gjadhe akoma sa nuk eshte vone

    Reply to this comment
  8. elio March 4, 12:55

    Po ik ore, ju edhe nafta juaj…paurite e ketij apo atij..Traplleqe pa fund me teorite e Enverit…
    C’fare kane perfituar Banoret e marinzes nga Nafta….vec semundjeve vdekjeprurese e femijet e zhvilluar keq…C’fare ka perfituar shqipetari (qofte atehere qofte tani) nga Nafta..asgje, cmimet me te larta ne rrajon…Por kjo nuk ndodh vetem me ne..Ne cdo vend te botes burimi mineral i jepet nje kompanie e cila e shfrytezon dhe paguan taksat dhe rryshfetet…Edhe po te ishte shteterore nuk do ishte kushedi…Per vite Albpetroli ndoste token dhe ishte me humbje (para qe paguhen nga taksat tona)…Me mire pa nafte, nuk na duhet dhe nuk perben pasuri per qytetaret…
    E lerini keto teorira kot enveriste per pasurite e nentokes e budallalleqe te tjera…
    Ne Nafte fiton me shume shteti Shqipetar qe i ve taksa sesa Arabia Saudite qe e nxjerr dhe perpunon…Beni llogarite…

    Reply to this comment
  9. Agimi March 4, 20:13

    Z. Elio, lutem kerkoni ne Google: Farouk al Kasim dhe nafta e Norvegjise. Nafta shteterore e ka bere popullin norvegjez me mireqenien me te larte ne bote.

    Reply to this comment
  10. albpetroli i shndruar ne albjurist prej Rames March 5, 18:43

    Respektoj kontributin e ing.Ramadanit per zhvillimin e Sektorit te Naftes. Por nuk me vjen mire qe shpreh nje mendim te dyshimte per faktin se ku e kandisi “demokracia ” Naften Shqiptare, duke hezituar te vendose me vendosmeri dhe teper qarte piken mbi “i”: faktet, jo vetem per naften, por edhe per bakrin, tekstilet e tj. tregojne se Ekonomia Shqiptare u shkaterrua, ne vecanti Industria u rrafshua krejt.
    Ndaj, nuk mund te gezohesh dhe ndjesh kenaqsi per “fjalen e lire ” ndersa shikon se tatatepjeta apo rrokopuja e Sektorit te Naftes eshte duke u bere ne nje kend vdekje-prures per Te, per shumicen e naftetareve – te mireqenies te familjes se tyre.
    “Rilindja ” ka meriten qe vazhdon te perdhose personelin inxhinjero-teknik te krijuar dhe te perfeksionuar pergjate viteve, se bashku me Sektorin e Naftes, ashtu sic e deklaroni Juve, ing.Ramadani. Saliu i vuri tritolin Institutit te Naftes duke e shoqeruar me kafshimin e vendburimeve nepermjet te koncesioneve, Rama eshte ne te njejten rruge, duke vene si objektiv privatizimin e pjeses se mbetur te Albpetrolit.
    Juve dhe shume te tjereve qe keni pase mbi shpatullat pergjegjesi dhe projekte per zhvillim, ju ligeshtojne menyrat, realitetet se si u qeveris dhe po qeveriset Nafta Shqiptare keto 25 vitet e fundit. Mungesa e reagimit ndaj shkaktareve, ka qene dhe eshte inkurajuese per Ta, per te realizuar orekset e tyre per tu pasuruar .
    Ne mbyllje te komentit, nuk ngelet shprehje tjeter vec: te gezojme fjalen e lire ! , ing. Ramadani.

    Reply to this comment
  11. nafta March 6, 00:14

    Ky Xyme duhet te jete idiot noterik.
    Ing.Perhati eshte nje profesionist i shkelqyer.Kot te flasim per per te ,gjithcka eshte ne piedestal.Nuk e di mund te kene ngelur akoma gjalle Ing .te tille te kalibrit,ata jane nje vlere e madhe e brezave .
    Sot nafta si gjithcka, eshte shkaterruar plotesisht.Por eshe kjo do kaloje me jeten tone.
    Urimet me te mira Z.Perhati

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA March 7, 14:10

      TI NUK JE NAFTE

      ti je vetem nje nga mbeturinat e renda te saj, helmues, shpirtqen, i degjeneruar. E sigurisht nuk eshte e lodheshme te gjendet edhe nga vjen, prejardhjen e ke te njejte me tere rracen tende te ndyre, qe as edhe Guri i Merkadantit nuk mund t’a petoje trashesine e llumllekut tend.

      Reply to this comment
  12. Vedat Shehu August 15, 22:39

    Ishte organizimi dhe planifikimi burokratik i udheheqjes se Byrose Politike me tru te arferuar qe shpartalloi punen vetemohuese, eksperiencen dhe arritjet, gjersa leshoi edhe frenat e kuptimit dhe fuksionimit te shtetit, pavarsisht kalimit nga prone totale socialiste ne privatizim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*