Shënohen dy viktima nga një sulm në Gjermani, një i arrestuar

October 9, 2019 14:46

Shënohen dy viktima nga një sulm në Gjermani, një i arrestuar

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani i dyshuar për sulmin me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona.

Përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është ende e qartë nëse ka pasur më shumë se një agresor.

Dëshmitarët pohojnë se sulmuesi që ka shtënë me armë zjarri ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.

Sipas mediave gjermane, agresori i paidentifikuar për opinionin publik ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit Halle.

Gjithashtu raportohet se pasi pasi sulmuesi ose sulmuesit kanë ikur nga skena e krimit, janë dëgjuar të shtëna edhe në një zonë tjetër të afërt.

Policia ka rrethuar zonën Paulus.

e.ll./dita

October 9, 2019 14:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*