Shënohen dy vrasje pasdite, një në Elbasan dhe një në Dibër

April 30, 2014 17:58

Shënohen dy vrasje pasdite, një në Elbasan dhe një në Dibër

Dy vrasje u shënuan pasditen e së mërkurës, një në Dibër dhe një në Elbasan.

Vrasja e parë u shënua në fshatin Lurë të Dibrës.

Policia bën me dije se viktima është Shpendi Skana, 34 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Ndriçim Çuku 33 vjeç. Ky i fundit rrezikon jetën.

Nga hetimet paraprake ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit, ku autori i ngjarjes mendohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Ndriçim Çuku ka ndërhyre për të ndarë autorin me viktimën, por ka mbetur i plagosur. Ndërkohë policia e Dibrës ka identifikuar si autor të vrasjes dhe plagosjes shtetasin Ilir Rajta, i cili është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë në Elbasan është qëlluar për vdekje Arben Çeta, person me precedentë penalë.

Ai ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin ‘98.

Pak kohë më parë, Çeta ishte arrestuar sërish nga policia për vjedhje.

Por gjykata e kishte ndryshuar masën e sigurisë për 41- vjeçarin, duke e lënë me detyrim paraqitje.

Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar sërisht masën duke e rikthyer në burg dhe ai ishte shpallur në kërkim.

April 30, 2014 17:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*