Shënohet rekordi, Nju Jork – Londër për 5 orë e 13 minuta

January 20, 2018 14:44

Shënohet rekordi, Nju Jork – Londër për 5 orë e 13 minuta

Në fillimin e muajit janar, kompania ‘Norwegian Airlines’ u vlerësua në media për fluturimin e saj ‘low cost’ më të gjatë në botë (Londër-Singapor, 10 885 km për 13 orë pa ndërprerje).

Këtë të hënë kompania skandinave vendosi një tjetër rekord: një avion Boeing 787-9 Dremaliner i kësaj kompanie, u nis nga aeroporti JFK i Nju Jorkut dhe mbërriti në Gatwick të Londrës për 5 orë e 13 minuta, duke arritur rekordin e fluturimit transantlantik.

Më të lumturit padyshim kanë qenë 284 pasagjerët e këtij fluturimi, që të nisur në orën 11.44 mbërritën në Londër në orën 21.57, 53 minuta më shpejt nga parashikimi. Erërat e forta të Oqeanit Atlantik e kanë shtyrë avionin të kapë shpejtësinë maksimale 776 milje në orë ose përafërsisht 1250 km/h. Rekordin e mëparshëm e mbante një Boeing 777 i British Airways në vitin 2015, që e kish përshkuar të njejtën distancë për 5 orë e 16 minuta.

Shumë entuiziast ka qenë piloti i këtij avioni, Harold van Dam: “Ishim në fluturim për pak më shumë se 5 orë dhe nëse nuk do ishin disa zona me turbulencë në kuotë të ulët do të mund të fitonim edhe më shumë kohë. Është kënaqësi të fluturosh me Boeing 787 Dreamliner dhe akoma më e madhe është kënaqësia që kemi arritur rekordin me këtë avion”, deklaroi piloti.

Një ditë më vonë, 2 avionët e të njëjtës linjë, mbajtën të njëjtën performancë, duke realizuar fluturimet e tyre Londër-Nju Jork për 5 orë e 20 minuta.

January 20, 2018 14:44
Komento

1 Koment

  1. Te ka Lala xhan te do Lala fort January 20, 17:08

    ……kujdes nga sforcimi mos digjni ndonje motor dhe do te arrini me “shpejt” sec do t’a mendoni ne oqean….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*