71 vjeç, shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Shqipëri

March 26, 2020 00:08

Ka ndërruar jetë në spital një grua e infektuar nga koronavirusi COVID-19, duke e çuar në 6 numrin e viktimave.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Gruaja, e cila vuante nga hipertensioni gjendej e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

e.k. / dita

March 26, 2020 00:08
Komento

2 Komente

  1. Vladimir Dushniku,pensionist. March 26, 17:57

    Kryeministri Rama me te drejte na kerkon ne pensionisteve qe te mos dalim nga shtepia,por drejtuesit e UKT ne Tirane jo vetem qe i kundervihen porosive te tij,por edhe na kundervihen edhe ne pensionisteve duke na detyruar qe te dalim dhe te bredhim zyre me zyre te Bashkise Tirane dhe UKT ,sepse me telefon nuk te zgjidh njeri pune!
    Jo vetem mua,por edhe shume pensionisteve te tjere,qe ,ndonese kemi bere vet deklarimin e banesave prane zyrave te UKT me te gjitha dokumentet qe na jane kerkuar dhe qe me ligj jemi te perjashtuar nga pagesa e takses se baneses,prej disa muajsh nga UKT-ja me vjen fatura e ujit edhe me taksen e baneses!
    Kesaj i thone “I zoti e jep,tellalli nuk ta jep!
    Megjithese ishte krejtesisht e panevojshme qe edhe me ligj ne pensionistet te dorezonim disa dokumente ,sepse certifikaten e pronesise dhe certifikaten e gjenddjes civile i kane per cdo njerin nga ne arkiven e tyre prap na i kerkuan e megjithese ua dergova qe ne gusht 2019,prap UKT vazhdojne te me me faturojne taksen sikur nuk u kam derguar te gjitha dokumentet qe me kerkuan!
    Kam patur pervoje te hidhur me bashkine e Tiranes dhe UKT, ne vartesi te saj qe prej 3 vjetesh,sepse po keshtu ne menyre te pa ligjeshme i grabiten taksat vendore edhe djalit tim,qe u kishte kerkuar te mbyllej kontrata me UKT per arsye te largimit me banim dhe pune jashte vendit,keta burokrate te djallezuar bashke me kryebashkiakun Velliaj,qe asnjehere nuk reagoi ndonese i dergova disa email,vazhduan mbi 2 vjet te dergonin fatura per taksat vendore deri sa u detyruam te shisnim shtepine!
    Ne UKT ka pa aftesi dhe militantizem ,qe nuk zbatojne ligjet,por urdherat e “maliqit”!
    Keshtu sic vepruan me mua dhe djalin tim mund te kene vepruar edhe me mijra qytetare te Tiranes,duke u grabitur miliarda leke atyre!
    Kryebashkiaku Veliaj duhet te mos qendroje indiferent ndaj ketyre veprimeve te kunderligjeshme te punonjesve dhe drejtuesve te UKT,sidomos kur denoncohen nga qytetaret!
    E keqja me e madhe e administrates qendrore dhe sidomos asaj vendore qendron ne ate se ndonese kane zyra te shumta me emra bombastike si “Zyra e Ankesave”,”Drejtoria e Maredhenieve me publikun”,”Drejtoria e Komunikimin me qytetaret” etj dhe kane drejtori juridike me qindra punonjes,qe kane per detyre te mbrojne ligjet e shtetit dhe qytetaret nga shkelesit e tyre apo te korruptuar,jo vetem qe nuk e kryejne detyren e tyre,por vetem mbrojne padrejtesisht veprimet antiligjore te eproreve te tyre!
    Pra luajne rolin e seksereve e jo te gardianeve te ligjeve te shtetit!

    Reply to this comment
  2. Vladimir Dushniku,pensionist. March 26, 17:59

    Ujku,ujku (pra coronavirusi) therrasin,por cakalli (pra UKT) ben kerdine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank