Shënohet viktima e parë nga virusi i Nilit në Kosovë

August 15, 2018 15:11

Shënohet viktima e parë nga virusi i Nilit në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar tri raste të prekura nga virusi i Nilit, ndërsa pak ditë më parë një person ka ndërruar jetë si pasojë e tij.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se, një tjetër person është trajtuar në klinikën infektive me virusin e Nilit, por pas trajtimit është kthyer në shtëpi. Lajmin për praninë e këtij virusi e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Sidoqoftë, ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë në Kosovë, që nga fillimi i korrikut, në nivel qendror dhe periferik, janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes.

“Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes”, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Virusi i Nilit Perëndimor është një infeksion viral i përhapur në mënyrë tipike nga mushkonjat. Në rreth 75 për qind të infeksioneve, njerëzit kanë pak ose aspak simptoma.

Plot 17 të vdekur si pasojë e virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Europës. Kështu bën të ditur Qendra Europiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë.

Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë shënuar 9 të vdekur, 3 në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë. Në vitin 2010, në Greqinë fqinje, virusi i Nilit u shfaq në formë epidemie, duke prekur me qindra persona e duke u marrë jetën 35 vetëve, kryesisht mbi moshën 60 vjeç.

o.j/dita

August 15, 2018 15:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*