Mbyllet këtu aventura europiane e Shqipërisë

June 22, 2016 19:10

Mbyllet këtu aventura europiane e Shqipërisë

Shqipëria u eliminua sot zyrtarisht nga Euro 2016, kompeticion në të cilin mori pjesë për herë të parë në historinë e saj.

Në dy ndeshjet e zhvilluara në orën 18:00, ato të grupit F, fati nuk buzëqeshi për kombëtaren shqiptare.

Kështu sfida Islandë-Austri përfundoi me një rezultat 2-1. Ndeshja tjetër, ajo që kishte shumë interes për ne, Hungaria me Portugalinë përfundoi në barazim 3-3.

Ishte një fushatë dramatike për kuqezinjtë, të cilët luajtën mjaft mirë dhe tërhoqën vëmendjen e mediave botërore, por që mungoi rezultati për të kaluar më tej.

Shqipëria gjeti në short Francën organizatore, Zvicrën me lojtarë me origjinë shqiptare dhe Rumaninë.

Edhe pse shihej si më pak favorite, Shqipëria arriti të merrte një 3 pikësh për të mos dalë e fundit në grup dhe për të mbajtur shpresat për një kualifikim mes të tretave më të mira.

 

June 22, 2016 19:10
Komento

2 Komente

  1. TLN June 22, 20:25

    Ah mor Gash cfare na ke bere.

    Reply to this comment
  2. Perpara June 23, 12:58

    Epo mire atehere. Mavraj le te filloje birren! tashi qe e dhjeu kampionatin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*