Shërbëtori i së vërtetës, është ofiqi më i lartë!

January 7, 2019 13:02

Shërbëtori i së vërtetës, është ofiqi më i lartë!

Ndihem mirë me veten time,

për hirin e së vërtetës,

kur më vijnë çdo ditë urime,

për formatin e gazetës!.

 

Ky është rrugëtim i mbarë,

kur makijazh nuk i bën jetës,

kur je që ditën e parë,

shërbëtor i së vërtetës!.

 

Kemi thënë-yjet ndriçojnë,

më fort në mes errësirës,

të patundur ne qëndrojmë,

veç nga ana e së mirës!.

 

Kemi qëndruar si hekur,

që nga dita e fillimit,

një gazeté quhet e vdekur,

pa frymën e rebelimit!.

 

Hapësirat që kam sot,

këtu i quaj një fat,

se asgjë nuk qullos dot,

po s’pate dhe pak inat!.

 

Ne “Rilindjen” e mbështetëm,

jo si ca palo ushtarë,

se dhe pas Qershorit mbetëm,

burizanë e flamurtarë!.

 

Kur mbështet një vrull lirie,

kur të mirës i jep dorë,

nëse ajo rrugës bie,

ti nuk je aspak fajtor!.

 

Në labirinthet e jetës,

ndizen-fiken meteorë,

rëndësi qé të vërtetës,

prapë t’i jemi shërbëtorë!

 

Sa janë ndezur e janë fikur,

në kolltuqe qeverie,

po nga buza jonë s’ka ikur,

asnjë këngë me dritë lirie!.

 

Gjithmonë “Ditën” kemi patur,

gijotinë për maskarenjtë,

dhe gjithmonë e mbajmë hapur,

një derë për fukarenjtë!.

 

Një gazetë s’mund ta bëjë,

e vetme të gjithë ndryshimin,

po këtu kushdo do gjejë,

një shtëpi për rebelimin!.

 

Ju çdo ditë e shikoni,

që fjalët nuk i përtypim,

por ju themi:”Mos pranoni,

mos pranoni që t’ju shtypin!.”

 

Të jini kope e bindur,

asnjëherë s’ju kemi grishur,

pushteti që kur ka lindur,

burra më të mirë ka prishur!.

 

Kur engjëlli të del dreq,

dhe i miri maskara,

kur ti mbështet ca të keq,

je më i keq se ata!.

 

E kam thënë dhe tjetër herë,

dhe është pak ta them gjithë jetën:

“Njeriu s’ka asnjë vlerë,

po nuk mbrojti té vërtetën!.”

 

Dihet mirë që pas kësaj,

nuk do hash me lugë të artë,

po për vete unë e mbaj,

si ofiqin më të lartë!

A.DUKA

January 7, 2019 13:02
Komento

8 Komente

  1. Populli January 7, 15:03

    E VERTETA eshte atribut i Ed Rames azgan,
    kush ndryshe flet, eshte vec ‘media Kazan’,
    Rama thote se rrojme sot si s’ka me mire,
    kush kete s’pranon, thote genjeshter me brire,
    Rama flet per suksese plot ne keto 5 vjet,
    kush e kundershton, e bejne shpejt lanet,
    pra dhe Duka i mire qe i Rames i ka sherbyer,
    porsi Rama vete, te VERTETA na ka rrefyer,
    por ka ardhur koha, eshte trash zullumi komplet,
    e Ram-Rrenes mos i besojne as sherbetoret e vet.

    Reply to this comment
    • shqipe-pelivani January 7, 19:17

      O ti,mender M… i ketij populli!…

      Merr nje brisk,te jet veç halë!…
      T’i besh Rames nje te rruar…
      Se eshte ky i vetmi burr
      qe vendin e ka shpetuar.

      Nga hienat brenda shqupit,
      qe doni t’ju vijë prep!
      baba i 97-tës,
      me që ende s’u bë zap!…

      Ramën e kane votuar
      (Priti dhe zgjedhjet lokale)
      Se vendoret,o tym shuar
      Prap do i behen havale…

      ti s’je popull,por, je popla,
      Rrotull nëpër demostrate!
      ishit horra,mbetët horra
      prapa saliut lugat…

      Ndaj edhe e kane votuar
      kuptoje,o mendje shkrete
      shihe ne zgjedhjet,qe vijne,
      Vendoret i ka ne xhep.

      Plasni ju te saleh qenit,
      edhe gjithe ju pjell’e shqupit…
      ju qe kutërboni vendit
      me lulashin,m.. stërr, mutit…

      U shkoj jeta duke vjellur
      Ne favor te sali ferrit
      ç’kujtoni,ky mëndje pjerdhur
      do i dale zot frerit?

      Freri s’i vihet gomarit
      se per sua e ka kali
      gamori,ka veç kapisrën
      sales i shkon veç samari..

      kërcuri that’, ka “Çelur” syth

      Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic January 7, 17:09

    Ku ti gjeje rrenjet e tua, ty e vertet?. Je futur thelle shtatpash ne tok e Vertet. Edhe ata qe flasin per te verteten, veshtire se te kan pare gjekundi ty te vertet.!
    Shpresojem te te shofim ndonjeher ty te vertet, Te te shofim ende sa nuk kemi vdeke.!

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic January 7, 17:11

    Ku ti gjeje rrenjet e tua, ty e vertet?. Je futur thelle shtatpash ne tok ti Vertete. Edhe ata qe flasin per te verteten, veshtire se te kan pare gjekundi ty te vertet.!
    Shpresojem te te shofim ndonjeher ty te vertet, Te te shofim ende sa nuk kemi vdeke.!

    Reply to this comment
    • shvejku January 7, 19:08

      Po ti Ali efendem ku e ke takuar te verteten qe nuk je dakort se e verteta eshte ajo qe thote poeti?
      Te lutem mos ha mut shume se …!

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic January 8, 01:16

        O Zhvejku. Po une nuk e kam takuar pore besoi qe ti po.Qenke ngpput me te dhe kerkon t`me japesh edhe mua.Turp o Zhvejku.
        Une nuk jam efendi ase nuk thashe se nuk jam dakort me te verteten, po ku ta gjejem ate.Ajo nuk po gjentet.
        Ti mbase e ke gjetur te Lumte. Ha dhe po te teproi jepu edhe te tjerve.!
        Nuk thashe se nuk jam dakort me Popetin, pore thashe se veshtire ta ket takuar te verteten edhe vet poeti.!
        Le te shpresojme se nje dite do te gjente mbase do te dale mga” Edipti.”

        Reply to this comment
  4. Shahisti January 7, 22:32

    Epo, kaloi edhe nje bejte tjeter, si shume te tjera. A u pasurua ndonje fukara? Lesh. Po ne burg a hyri ndonje maskara? Lesh. Epo ç’i bie legenit kot or bejtexhi, akoma nuk e ke marre vesh qe nuk ndryshon dot gje? Nejse, masturbohu me urimet qe te vine per formatin e gazetes nga shoket e tu trapa.

    Reply to this comment
  5. Adih January 8, 16:51

    Mire qe e kuptove me ne fund ,por me shume vonese ,o Z Duka .
    Me mire vone se kurre ,thote i madhi popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim