“Shërbim në adresë”, drogë me dron në burgun e Shënkollit

July 7, 2019 12:33

“Shërbim në adresë”, drogë me dron në burgun e Shënkollit

Tre të rinj kanë tentuar të fusin drogë dhe celularë në burgun e Shënkollit, por janë arrestuar nga policia, që ka zbuluar në kohë planin e tyre.

Të rinjtë janë përpjekur ta fusin drogën në burg me një dron, të cilin e komandonin me telekomandë.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës. Ndërkohë, efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa për monitorimin e mjetit fluturues deri në uljen e tij jashtë territorit të burgut, pasi mbante një pako të dyshimtë.

Sipas burimeve, nga kontrolli që i është bërë pakos janë gjetur 3 celularë, 3 karta celularësh, 7 pako me lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

Njoftimi i Policisë ka zbardhur edhe detajet e ngjarjes.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër,

Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe,Shkodër

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”.

e.ll./dita

 

July 7, 2019 12:33
Komento

2 Komente

  1. "NAIVI" July 7, 18:31

    Shfaqjet e diteve te fundit ne burgjet e Peqinit , te Korces dhe te Fush-Krujes , nuk duhen pare si te rastit, por te koordinuara mire e te drejtuara nga nje dore e stervitur ne krye te tyre . A nuk dha ultimatumin para pak ditesh Sali Karaxhic Vicidoli per pershkallezim e mosbindje civile , deri ne rrezimin e qeverise ?! Kemi per te pare edhe shume te tjera , pjelle e fantazise se fantazmes serbe te Vicidolit !

    Reply to this comment
  2. Lexuesi July 7, 21:43

    Ashtu si nuk denohen organizatoret e protestave te dhuneshme, po denohen fukarenjte, edhe ne kete rast nuk duhet te denohen komanduesit e dronit, po vete droni. Droni ti jepet drejtesise dhe te denohet 1 deri 3 vjet burg. Te shikoni ju pastaj ben me lojna te tilla droni?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*