Shërbimi Kombëtar i Punësimit: Si ndahet tregu i punës, ja kush kryeson

August 23, 2018 15:08

Shërbimi Kombëtar i Punësimit: Si ndahet tregu i punës, ja kush kryeson

42,495 subjekte janë regjistruar në Zyrat e Punësimit si biznese aktive, me një numër punonjësish prej 479.161.

Të dhënat mbi tregun e punës janë publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në Buletinin vjetor për vitin 2017.

98 për qind prej tyre e përbëjnë subjektet private dhe vetëm 2 për qind ato shtetërore, shkruan Scan.

Shifra e ndërmarrjeve aktive rezulton 11 për qind më e lartë se një vit më parë, dhe përbën vetëm 37 për qind të totalit të subjekteve të deklaruara në tatime.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë një analizë të tregut të punës, ku rezulton se në krye të listës qëndron riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me  36%, ndjekur nga aktivitetet e strehimit dhe shërbimi ushqimor me 10 për qind. Sa i takon numrit më të ulët të ndërmarrjeve, i përket aktiviteteve të shëndetit njerëzor dhe punëve sociale.

Subjektet private të regjistruar në zyrat e punës me pronësi të përbashkët apo të huaj, përbëjnë vetëm 7 për qind të totalit.

Bizneset e mëdha zhvillojnë aktivitetin në degët e industrisë përpunuese, ndërtim, shërbime administrative (call center) dhe aktivitete financiare, ndërsa bizneset e vogla janë të fokusuara pothuajse në të gjithë spektrin e aktiviteteve ekonomike.

s.a/dita

August 23, 2018 15:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim