Shërbimi sekret bullgar, në enigmën e eksplozivit të lidhur me vizitën e Ramës në Prishtinë?

January 3, 2015 22:21

Shërbimi sekret bullgar, në enigmën e eksplozivit të lidhur me vizitën e Ramës në Prishtinë?

Gazeta serbe BLIC ka botuar një artikull ku hidhet dritë mbi enigmën e makinës me 13 kilogramë eksploziv të kapura para Hotelit Grand në Prishtinë javën e kaluar.

I arrestuari që mbartte sasinë e ekplozivit në një automet tip Renault quhej Slobodan Gavriç.

U përfol madje se ngjarja mund të kishte të bënte me vizitën e Edi Ramës në Prishtinë. Kryeministri shqiptar do flinte pikërisht në Grand.

Sipas BLIC, një tjetër serb me emrin Zhelko Todoroviç (42 vjec) u arrestua në Beograd, si pjesë e hetimit për këtë rast.

Todoroviq është mik me të arrestuarin në Prishtinë, Gavriç.

Hetuesit i kanë pohuar BLIC-it se Todoroviç ua kishte dhënë informacionin për qëllimet e Gavriqit dy narkotrafikantëve, të cilët më pas kanë lajmëruar organet e Kosovës dhe këto kanë ndaluar Renault-in me eksploziv.

Po për çfarë do përdorej eksplozivi?

“Todoroviç fillimisht ka telefonuar një narko-trafikant nga Novi Pazari e pastaj vëllain e tij në Rozhajë. Të dyve ai ju tha se Gavriqi po shkon në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë. Ai u tha se Gavriqi synon të hedh në erë Hotelin Grand. Por Policia e Kosovës dyshon se donte të sulmonte Katedralen”, – shkruan BLIC.

Këtu ngjarja mbushet me të tjera pikëpyetje.

Sipas të përditshmes serbe, Todoroviç u ka pohuar të dy trafikantëve se informatën ia dha një person i quajtur Bugari.

Bugari dyshohet se është anëtar i shërbimit sekret bullgar.

Gjatë marrjes në pyetje Todoroviç ka thënë se nuk e di ku e ka marrë Gavriç eksplozivin.

Ai shton në këtë punë Gavriçi është futur pasi kishte shumë borxhe. / DITA

January 3, 2015 22:21
Komento

7 Komente

  1. treporti January 4, 04:57

    bravo Rama!Je bere si Franc Jozefi,edhe ty po te ndjekin Gavrilet!

    Reply to this comment
  2. Arben January 4, 07:32

    BASHKIMI SOVJETIK KA VDEKUR POR PUTINI NUK DO TA PRANOJE KETE.

    PER KETE ARSYE ESHTE NE TENTATIVE TE VAZHDUESHME TE KRIJOJE NJE BALLKAN TE NDEZUR, PER TE JUSTIFIKUAR ZULLUMLLEQET QE PO BEN ME POPUJT E ISH-BS.

    ESHTE E NJEJTA DORE QE URDHEROI VRASJET E 4 TE RINJVE MAQEDONAS NE DITEN E PASHKES DHE TANI CON PERPARA PROCESIN E MONTUAR “MONSTRA” NE MAQEDONI.

    KY TIPI, ESHTE TIPIKU I PERSONAVE QE REKRUTOHEN NGA SHERBIMET SEKRETE, NE PIKE TE HALLIT, NUK NGRE DYSHIME DHE ATA I PREMTOJNE TI ZGJIDHIN HALLET PERSONALE.

    Reply to this comment
  3. avrizuja January 4, 07:38

    EDHE ENVER HOXHA I SAJONTE ME TE BESUESHME LAJMET PER VRASJEN E TIJ.

    Per te eliminuar edhe ARMIKUN e tij te fundit Kadri Hazbiun, Enveri solli nga Australia Xhavdet Mustafen dhe flijoi me nje lufte imagjinare ne Divjake te Lushnjes do police fatkeq, te cilet me pas i quajti DESHMORE te popullit sic kishte bere gjithe jeten e tij prej ANTIKRISHTI qe ta besonte mileti per pucin makaber te pergatitur grupi i Mehmetit.

    I vetmi qe ka interes ne Bote per momentin te likuidoje Edi Ramen eshte Sali Berisha dhe qe e ka treguar me shume vepra (Remzi Hoxha, Kosta Trebicka etj) qe eshte i afte per sajime enveriste kur eshte fjala per mbajtjen e pushtetit sipas teorise se Makiavelit:

    QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN

    por me thene te drejten ky lajm ne DITA per vrasjen e Edi Rames ne Prishtine i kalon te gjitha parashikimet dhe sipas te gjitha gjasave ka frikesuar dhe depresionuar Kryeministrin tone RILINDAS aq shume sa te deklarojne ne urimet per Vitin e Ri per ABDIKIMIN e tij te parakohshem nga pushteti ne nje kohe qe sipas votave te miletit dhe pozites se tij si BOS ne Partine Socialiste duhet te ndjehej si KASHEI I PAVDEKSHEM.

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" January 4, 15:10

      O ekspert i Dulles, ketu nuk po shkruan Edi Rama, por jane vete serbet, qe te shfajsohen per vehte, duan tja ngjeshin bullgareve.
      Makina e mbushur me tritol, gati per te shperthyer u kap, ky eshte fakt.
      Sa per dijeni ti qe qenke ekspert, shif informacionet e CIA-s, sa here ka tentuar te eliminije diktatoret qe i kane prere rrugen, se ata qe ishin proamerikane, sprekeshin nga CIA, panvaresisht se prodhonin varreza masive.
      Leri teorite, se smund ta tregosh antikomunizmin me komente surrogate, kete e bejne vetem ata qe kane mizen nen kesule.

      Reply to this comment
      • antienverist January 4, 16:52

        Ti per ke u zemerove per Xhevdet Mustafen apo per ABDIKIMIN

        Reply to this comment
      • antienverist January 4, 16:58

        Ti per ke u zemerove per Xhevdet Mustafen apo per ABDIKIMIN e Edvinit vullnetarisht nga pushteti absolut qi i dhane shqyptaret me 23 dhjetor? Sepse sipas gjasave dhe pergjigjes tende pa llogjike duket qe nuk e ke kuptuar fare shkrimin per kete atentat eventual kunder Kryeministrit shqyptar, sepse ne fakt sic del qarte kane qene sherbimet e inteligjences bullgare qe kane paralajmeruar serbet per tritolin, ndersa nga e kane ditur bullgaret per pucin qe po pergatitet per Edi Ramen me te vertet mund ta dije vetem CIA dhe Saliu Yne.

        Reply to this comment
  4. I.Troplini January 4, 14:18

    Kjo loje me Gavrica qe sjellin vetveten si cjapi tek kasapi, ne duart e policise se Kosoves dhe ajo zhurma mediatike, me ato policet me maska te zeza, me “Gavricet bere pale nen sqetull”, jane per mua, perpjekjet amatoreske te grupeve te caktuara, per te terhequr vemendjen dhe shpallur “te rrezikuar”, objektin e tyre te mbrojtjes.
    Nuk sillen eksplozivet, me nje makine me targa Beogradi, me nje shofer Gavric,,,, kur vertete ke ndermend te besh dicka shqetesuese per kundershtarin. Serbia kontrollon Kosoven me rrjetin e saj agjenturor, shume me teper sec bejne autoritetet shteterore te Kosoves.
    Gavricet u derguan per tu arrestuar por kurrsesi per te bere dicka tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*