Shërbimi Social: Fëmijët të zhvendosen nga institucioni

May 19, 2016 16:59

Shërbimi Social: Fëmijët të zhvendosen nga institucioni

Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar në lidhje me skandalin në Jetimoren e Shkodrës ku disa fëmijë u dhunuan fizikisht dhe seksualisht. SHSSH i kërkon bashkisë Shkodër që të ngrihet mënjeherë një grup punë pas kësaj ngjarje të rëndë.

“Të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve të abuzuar dhe ky grup pune duhet të bëjë vlerësimin e thelluar të rasteve të abuzuara”, thuhet nder të tjera në kërkesën e Shërbimit Social Shtetëror.

Po ashtu SHSSH ka kërkuar që fëmijët të zhvendosen nga institucioni.

Një ditë më parë Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet në lidhje me këtë rast, pas shqetësimeve të avokatit të popullit. Në lidhje me këtë ngjarje u ndaluan edhe 5 punonjëse të Qendrës së Fëmijëve në Shkodër.

May 19, 2016 16:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim