Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me koronavirus

March 23, 2020 08:18

Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me koronavirus

Valdrin Mustafa duket se tashmë ka kaluar me sukses njërën nga sfidat më të vështira në jetë, atë me koronavirusin.

Futbollisti shqiptar, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës U-21, ishte i infektuar me virusin që po tmerron gjithë botën, por mosha e re dhe imuniteti i tij i fortë e ka ndihmuar ta kalojë atë

Sulmuesi i talentuar ka bërë testin e parë, i cili ka dalë negativ.

Për siguri maksimale, ai do të bëjë edhe një test të dytë.

 “Të dashur miq. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time.

Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.

j.l./ dita

March 23, 2020 08:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim