Sherr i fortë mes vëllezërve, pse u shkatërrua marrëdhënia e princave William dhe Harry

January 14, 2020 11:58

Sherr i fortë mes vëllezërve, pse u shkatërrua marrëdhënia e princave William dhe Harry

Marrëdhëniet mes Princit William dhe Princit Harry janë më të tensionuara se kurrë më parë. Burime brenda Pallatit Mbretëror kanë bërë me dije për mediat e huaja se mes dy vëllezërve ka pasur një zënke të fortë, vetëm pak para nisjes së eventit të ‘Polo-s’ vitin e kaluar.

Raportohet se marrëdhënia e tyre është ftohur edhe pas lindjes së djalit të princit Harry, Archie. Ndërkohë, tensionet u shtuan edhe më tej, kur Princi William akuzoi vëllanë e tij për komunikim të vrazhdë me stafin dhe ndryshim të theksuar të personalitetit.

Nga ana tjetër, Mbretëresha britanike, Elizabeth II i ka dhënë bekimin nipit të tij, Princit Harry dhe gruas së tij Meghan për të jetuar në mënyrë më të pavarur në të ardhmen, pas krizës që ka përfshirë pjesën më të madhe të pjesëtarëve të lartë të familjes mbretërore.

“Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirave të Harryt dhe Meghanit për të krijuar një jetë të re si familje e re”, ka thënë mbretëresha 93-vjeçare përmes një deklarate.

 

o.j/dita

January 14, 2020 11:58
Komento

5 Komente

  1. asd January 14, 14:18

    Vellezerit shkonin shume mire me njeri tjetrin, por helmi eshte nisur nga kunata e madhe e cila ka vite qe pergatitet per te qene “grua e mbretit”, dhe Megan (me prejardhje ekzotike – sic shprehej ajo) i prishte dekorin e fotografise mbreterore. William duket genuin por e shoqja i luan fijet dhe ai ndjehet i pafuqishem per ta kundershtuar.
    Me siguri qe jane sjelle keq me Harrin duke trajtuar si inferiore Megan, e cila u largua ne Kanada qe te “mos ua shohe syte”. Familja pesoi goditje te forte; tani mbajne damken si raciste, dis-humane, cinike dhe te ftohte; Gjeja me e keqe qe mund tu ndodhte; Akuzat vijne nga brenda dhe eshte e pamundur ti smbrapsesh.
    Me sa duket eshte e veshtire te behesh e mbahesh mbret.

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi January 14, 17:23

      Te lutem, te rejat me te fundit silli serish ketu, se historia me pelqeu shume! Tashme, mezi po pres te marr vesh, c’intriga do te sjellin javet e ardhme! Oh, tamam si neper perralla me princer e mbreteresha!

      Reply to this comment
  2. Moooos January 14, 16:03

    Na plasi

    Reply to this comment
  3. bota, nje obys mpirje psiqike, pa pire asnje gram...hashash... January 14, 17:17

    more, kerkoj gjithandej dy te dhena historike, qe cuditerisht perfaqesojne jeten ne univers . monogamia, nje komunizem i kulluar, qe me mban ekuilibrin fizik e mendore dhe rregullat monarkiste (me harrer dhe uilliamer) . po si ka mundesi dhe kur e si dhe deri kur dhe pse, kjo idiotesi mendore dhe sociale vazhdon edhe sot, ne kete shekull, te jete prezente dhe shume SERIOZE ?…a nuk kthehet bota ne….komunizem, ose te pakten ne demokraci, ku kryetari i shtetit te jete i zgjedhur dhe mundesisht me ROTACION te detyruar????…..

    Reply to this comment
  4. Lili January 18, 10:40

    Bota etj ne e kemi pasur te njeten gje , hiç mos u merzit : liljana na ishte delja e zezez e familjes ´mbretnore komunisté sepse edhe ajo nuk ishte rritur brenda llojit edhe pra te pallarat e familjes nuk i kuptonte edhe nuk i admironte!!!
    Po ne nuk kishim shtyp per te na treguar keto perralla vetem thaetheme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim