“Sherr me grekun dhe tani me gegët, ndërsa….”, reagon i habitur Rama: Ç‘është ky sherr me gegët o Suzanë?!

September 17, 2017 19:27

“Sherr me grekun dhe tani me gegët, ndërsa….”, reagon i habitur Rama: Ç‘është ky sherr me gegët o Suzanë?!

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”, një ditë me parë ka reaguar lidhur me prishjen e kullës së Prek Calit ku shkruante: Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s’ka derman për ju vajmedet. ”

Por të shumtë kanë qenë qytetarët që i kanë komentuar, jo vetëm për situatën  në fjalë por edhe për çështje të tjera. Një ndër to i shkruan për prishjen e banesave në Shkozë, ndërsa një komentuese i shkruan për varfërinë. Nga ana e tij vetë kryeministri nuk ka nguruar pa u kthyer përgjigje.

Replikat

Komentuesja: Jo por shume keni prishur dhe asgje te hajrit, sherr me grekun dhe tani sherr me geget, ndersa trafikantet qarkullojne te lire….mos ja hidhni fajin BE-se, jepni rezultate konkrete……populli eshte ne varferi ekstreme po e tmerroni me ato spitale, gjykata dhe reforma bosh..

Rama:  Sherr me geget?!? C’eshte ky sherr me geget o Suzane?! Shko ne shkolle xhan shko ne shkolle, mos u merr me telefonin ne oren e mesimit

Pas urimit të Ramës plasin komentet: Na rropët! Natën edhe Lana duket bukur, po ditën…

Me pamjet fantastike nga Belshi i rilindur kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për një të dielë të qetë. “MIRËMËNGJES😀 dhe me këto pamje nga Belshi i rilindur, ju uroj një të dielë të qetë”- shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Pas urimit kane vershuar komentet e ndjekesve te tij ne Facebook. Jane te shumta urimet per punen e mire dhe kerkesat per te vijuar si me Belshin edhe ne zona te tjera qe kane nevoje, por nuk mbarojne edhe akuzat.

Ka komentues qe i kujtojne se duhet te punoje e te mos beje reklame, por te shohe brenda shtepive, pasi njerezit nuk kane buke te haje.

Kurse dikush tjeter i thote: “Lene mer belshin ti po hapni xhamine Ethem Beut ne Tirane se po tregoni qe jeni po ajo pjell e komunisteve”

komentet

September 17, 2017 19:27
Komento

2 Komente

  1. Arben September 17, 19:46

    TALLAVA

    Reply to this comment
  2. Cimi nga belshi September 18, 12:33

    Medemek belshin e ke bere ti?vajmedet per ty,or qen bir qeni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*