Sherr me grushte me avokatin, KLD shkarkon gjykatësin e Elbasanit

March 8, 2013 15:05

Sherr me grushte me avokatin, KLD shkarkon gjykatësin e Elbasanit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon gjyqtarin e Elbasanit, Xheladin Karkini. Vendimi është marrë për shkak të një konflikti që Karkini ka pasur në shtator të 2012-s me avokatin Bujar Dyrmishi, i cili e qëlloi me grusht Xheladin Karkinin për vonesën e këtij të fundit në caktimin e një seance gjyqësore ndaj një klienti. Konflikti bllokoi punën në Gjykatën e Elbasanit për rreth një orë e gjysmë, ndërsa pak ditë më pas Ministria e Drejtësisë nisi hetimet ndaj gjyqtarit të Elbasanit, ndërsa kërkoi edhe miratimin e masës ndëshkimore të shkarkimit të tij për shkak të vonesave me zbardhjen e një sërë vendimeve gjyqësore. Gjykatësi Karkini është akuzuar shpesh nga qytetarët, avokatët dhe prokurorët e rrethit të Elbasanit se nuk zbardh vendimet gjyqësore, kryesisht ato civile, zvarritje që shkonin deri edhe në 3 vjet.

 

March 8, 2013 15:05
Komento

1 Koment

  1. Amant March 8, 17:20

    Iku edhe nje zullap. Kishte kohe qe e kishte bere hak. Mjere drejtesia per gjyqtarer si Karkini. UFO. Po sa te tjere vegjetojune ne tribunat e togave te zeza?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*