Sherr me grushte mes dy vajzave në Tiranë

March 16, 2018 15:59

Sherr me grushte mes dy vajzave në Tiranë

 

Dy vajza të reja janë konfliktuar me grushte mes tyre ditën e djeshme në Tiranë.

Policia bën me dije se më datë 15.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset me iniciale K. C. dhe M. A., 19 dhe 22 vjeçare.

Vajzat, banuese në Tiranë, janë takuar në rrugën “Don Bosko” dhe pas një sherri me fjalë, kanë goditur me grusht njëra tjetrën.

Kanë qenë kalimtarët që kanë tentuar t’i ndajnë, e më pas kanë lajmëruar edhe policinë.

Ato janë vënë në hetim në bazë të nenit 90 të Kodit Penal.

l.h/ dita

March 16, 2018 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim