Sherr me kaçavida dhe mjete të forta mes dy punonjësve të OSHEE-së, njëri i plagosur rëndë

August 22, 2017 19:50

Sherr me kaçavida dhe mjete të forta mes dy punonjësve të OSHEE-së, njëri i plagosur rëndë

Një konflikt mes dy punonjësve të OSHEE-së për pak sa nuk ka degjeneruar në vrasje. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, rreth orës 13:50 në lagjen “29 Nëntori”.

Mësohet se dy punonjësit M.B. 54 vjeç dhe M.Q. 49 vjeç janë konfliktuar mes tyre me mjetet e punës. Për pasojë, shtetasi M.B. është plagosur dhe ka përfunduar në spital. Mësohet se konflikti ka qenë banal.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia ka parandaluar një konflikt i cili mund të përshkallëzohej më tepër! Më datë 22.08.2017, rreth orës 13:50 , Strukturat e Policisë Vlorë në lagjen ”29 Nëntori”, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis dy shtetasve të cilët kanë qëne duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.

Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar shtetasin M.B., 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, prej shtetasit M.Q., 49 vjeç, (të dy punonjës të OSHE-së). I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin M.Q., dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun e konfliktit, i cili ka qënë për motive të dobëta ka referuar materialet në Prokurori ndaj tij, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

August 22, 2017 19:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*