Sherr me të moshuarin, gruaja i hedh benzinë në trup për t’i vënë zjarrin

December 23, 2015 18:35

Sherr me të moshuarin, gruaja i hedh benzinë në trup për t’i vënë zjarrin

Një grua është arrestuar ditën e sotme në flagrancë në Tiranë nga forcat e Komisariatit nr. 6, pasi tentoi që t’i vinte flakën një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur në drekë, teksa e arrestuara Afërdita Kanto, 57 vjeçe banuese në Kombinat, pati një konflikt me të moshuarin M.H. 77 vjeç. Ajo kishte me vete edhe një shishe me lëndë djegëse benzinë dhe ia hodhi në trup të moshuarit në përpjekje që t’i vinte flakën.

Fatmirësisht, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke parandaluar ngjarjen e rëndë. Kanto është arrestuar dhe pritet të japë përgjigje për ngjarjen e rëndë.

Sipas Policisë, Kanto dhe i moshuari kishin një konflikt pronësie prej vitesh në zonën e Yzberishtit.

December 23, 2015 18:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*