Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë. 1 grua e vrarë dhe 4 të plagosur

June 11, 2018 18:26

Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë. 1 grua e vrarë dhe 4 të plagosur

Dy banda rivale shqiptare janë përfshirë mbrëmjen e së dielës në një sherr masiv në komunën Ans të Belgjikës dhe si pasojë, një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

“Në konflikt janë përdorur thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuri dhe sende të tjera të forta”, shkruajnë mediat belge.

Personi i vdekur është identifikuar si një grua 43-vjeçare, e cila teksa po përpiqej të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet me armë të ftohta, është përplasur nga një automjet.

Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

s.a/dita

June 11, 2018 18:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*