Sherr në çiftin Clinton për librin e Hillary-t? “Bill e hodhi në kosh”

October 12, 2017 12:41

Sherr në çiftin Clinton për librin e Hillary-t? “Bill e hodhi në kosh”

“Nuk mund ta titullosh librin tënd ‘What happened’, çfarë ka ndodhur. E di ti ç’ka ndodhur? Ke humbur! Ai titull është papjekuri dhe jo adapt për atë që donte të bëhej gruaja e parë lidere e botës së lirë”.

Kjo ka qenë fjalia vrasëse e Bill Clinton ndaj gruas së tij dy muaj më parë dhe prej atëherë bashkëshortët më të fuqishëm në botë nuk flasin me njëri-tjetrin.

Siç bën të ditur New York Post, sherri shpërtheu menjëherë sa doli libri.

Hillary-t, kritikat e të shoqit, jo vetëm nuk i kanë pëlqyer por e kanë nxjerrë jashtë vetes.

Gazeta amerikane citon si burim Edward Klein, autorin e biografive bestseller dedikuar dinastive të mëdha si ato Kennedy dhe Clinton.

Klein, që po publikon një libër të ri të titulluar “All out war: the plot to destroy Trump”, thotë që ka mësuar për sherrin nga miq intim të çiftit Clinton.

Mësohet se përplasja ka qenë e ashpër; Hillary refuzoi të lexonte shënimet që Bill kishte bërë në faqet e dorëshkrimit ddhe më pas ish-Presidenti e ka hedhur në kosh bocetën e librit të bashkëshortes.

Sipas burimeve që citon gazeta amerikane, prej dy muajsh Clinton-ët nuk flasin fare me njëri-tjetrin dhe Hillary po përdor turin e librit si një kohë reflektimi, duke sulmuar hakerët rusë, duke përsëritur se pa to ajo do të kishte fituar. Një pozicion që Bill nuk e ka përkrahur asnjëherë.

Që një muaj përpara fushatës elektorale ish-presidenti paralajmëroi të shoqen: “Do të humbësh nëse nuk shkon të bësh fushatë në Rust Belt (që është zona ndërmjet Ohio dhe Wisconcini-t, zonë industrial me papunësi të madhe që përgjithësisht ka votuar për demokratët por në fushatën e fundit ishte thelbësore për fitoren e Trump). Ajo nuk e dëgjoi të shoqin, duke evituar të hyjë në Amerikën e thellë.

Megjithatë zyrtarisht të dy bashkëshortët nuk e kanë pranuar zyrtarisht sherrin.

Një zëdhënës i Hillary-t tha se “Ed është vetëm një njeri i trishtuar që ka nevojë të sajojë realitetin”. Kurse nga stafi i Bill-it janë përgjigjur më ashpër: “Është vetëm një gënjeshtar patetik”.

Në fakt çifti Clinton që prej aferës me Monica Lewinsky janë në një marrëdhënie turbolente dhe asnjëherë të bashkuar si më parë.

October 12, 2017 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*