Sherr në një dasëm, plagosen 3 persona

August 17, 2016 18:36

Sherr në një dasëm, plagosen 3 persona

Një ceremoni dasme është kthyer në një “arenë” përleshjesh, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, në orën 17:20, në fshatin Radostinë, në lokalin e shtetasit D.F, ku po zhvillohej një ceremoni martese.

Të njëjtat burime pohojnë se A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S, 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N, 25 vjeç, të tre banues në Radostinë.

Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

August 17, 2016 18:36
Komento

2 Komente

  1. drejtesi August 18, 01:21

    popull psikopat qe per krenari ka sherret dhe vrasjet. Kryeministir Rama u vjen haku me gjoba dhe burg ketij populli te pa civilizuar!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi August 18, 12:01

    Nuk eshte me kot shprehja: Shqiptari zihet me shokun dhe duke ngrene buke!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim