Sherr në një lokal në Laprakë, 4 të plagosur

September 29, 2017 19:17

Sherr në një lokal në Laprakë, 4 të plagosur

Një sherr i nisur disa ditë më parë mes disa personave me origjinë nga Puka por me banim në Tiranë rrezikoi të përfundonte tragjikisht mbrëmjen e së premtes.

Arben Seferi, pronar i një lokali në Laprakë së bashku me vëllain e tij qëlluan me armë ndaj Erjon Lekës, me të cilin ishin konfliktuar disa ditë më parë për motive ende të paqarta.

Përveç 31-vjeçarit, të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë klientë ose të afërm të Lekajt dhe që në momentin e ngjarjes ndodheshin me të në lokalin në rrugën “Gjergji Legisi”.

Vetë drejtori i Policisë së Tiranës dha një sqarim sipërfaqësor mbi ngjarjen. “Morëm njoftim për të shtëna në orën 18 e 30. Katër të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ata janë konfliktuar disa ditë më parë. Kemi identifikuar 2 persona dhe policia është në ndjekje të tyre”, deklaroi Ardi Veliu.

Sipas policisë, personat e plagosur janë shtetasit e identifikuar me inicialet E.L 31 vjeç, M.B, 31 vjeç, B.K 33 vjeç dhe A.B 46 vjeç

Hetuesit dyshojnë se ngjarja e ka zanafillën në një konflikt më të hershëm, ndërkohë që deri në orët e vona të mbrëmjes autorët kanë arritur t’i shpëtojnë postolloqeve të policisë.

September 29, 2017 19:17
Komento

2 Komente

  1. ??? September 29, 19:44

    Turistet Polake rekomandojne te buzeqeshni.

    Reply to this comment
  2. floriri i Bençes September 30, 01:50

    Toke e zanun … qesh kamarier, qesh se eshte toke e zanun.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin