Sherr në studio/ Felaj: Kukësi, Flamur! Noka: E lashë yll bote, ku kupton nga epoka ti, po pusho

February 5, 2018 22:24

Sherr në studio/ Felaj: Kukësi, Flamur! Noka: E lashë yll bote, ku kupton nga epoka ti, po pusho

Deputetja e PS Ermonela Felaj e ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, duke komentuar “stinën e arrestimeve”, qe ishte teme e emisionit, tha se është e rëndësishme që çdo shkelës ligji të vihet para drejtësisë.

Ajo ka kritikuar edhe reagimet e LSI pas arrestimeve te disa ish-drejtoreve te ARRSH.

“Më shumë se sa peshqit e mëdhenj, e rëndësishme që të korruptuarit të mund të goditen, që çdo shkelës ligji të vihet para gjykatës dhe kjo të jetë e lirë të kryejë punën e vet pa u intimiduar nga politika. Janë shkelje edhe të paralajmëruara. Në fushatë thamë mënyrën se si partia tjetër në opozitë e ka konsideruar pushtetin si një tepsi, u pa edhe nga kjo çështje, që për 4 vjet pushteti është parë i tillë. Shpërdorimet e ndodhura në rrugën Tiranë- Elbasan dhe Elbasan- Gjinar janë të mëdha, 5 miliardë lekë të shkuara dëm vetëm për aksin Elbasan- Gjinar.

Zhvillimet e fundit konfirmuan edhe ate qe shitet si opozita e bashkuar, se nuk ka pasur asnjë reagim nga PD, se ka kryetarin e partisë që në një kohë që ne ishim në opozitë, u akuzua dhe u mor edhe si i pandehur. E vërteta është kjo që Basha u akuzua nga një prokurori për vjedhje në Rrugën e Kombit”, tha Felaj.

DEBATI

Noka: Hallin dhe vëmendjen te tepsia e kishte,  e shqetësuar se dikush iu kishte hyrë në pjesë dhe të lumtur sot se do çojnë në burg ndonjërin që ishte afruar te tepsia.

Felaj: Vendimin që merrte të pandehur Bashën? Është çuar në gjykatë dhe është mbyllur çështja me procedura

Noka: Nuk të ndërhyra, mos ndërhy, flas unë. Po qe se flitet sot për peshq, dihet kush janë të mëdhenj, arrestimet e sotme janë arrestime cironkash. Bufonada që mund të kenë edhe prapavija politike. Ka 5 vjet që Andi Toma nuk është më drejtor, ku ishte kjo qeveri, pse nuk hetoi?

Felaj: Nuk heton qeveria, por prokuroria, për rastin konkret duhet ta kesh ndjekur edhe sagën e këtyre dosjeve, i janë marrë prokurores në fjale dhe kanë qenë të bllokuara.

Noka: Këto janë përralla, a mundet të më thotë kush, kush është kriminel i madh në Shqipëri, Balilaj apo Andi Toma?

Felaj: Nuk i peshojmë kriminelet.

Noka: A doni peshq të mëdhenj? Merrni e shikoni 5 buxhete në 5 vjet Rilindje, përveç ca bojërave dhe lale luleve

Felaj: 5 buxhete për të ndryshuar epokën…

Noka: Ku kupton nga epoka ti po rri tani, pusho se po flas unë

Eni Vasili: Në studion e një zonje nuk ofendohet një zonjë tjetër

Felaj: Kukësi Flamur, Kukësi

Noka: E lashë yll bote dhe e keni bërë si Kandahar, nuk i di ato ti. /e.k.dita/

February 5, 2018 22:24
Komento

2 Komente

  1. Kris February 5, 23:05

    Nuk ka sherr! Ka Noka gollobordasi spiun e sales dhe UDBS qe mediokria Eni Vasili e fton ne emision! Me vjen keq sinqerisht se te tjeret bejne para per vete dhe Zj. Vasili punon per News24!

    Reply to this comment
  2. alphade February 6, 02:27

    Shenim: Muli duhet te ishte prapa hekurave si agjent i
    deklaruar i UDB – s se Milloshevicit ….!!! Jo qe nuk
    eshte i prangosur por ben te fortin ne parlament dhe
    media. Kur te futet ne burg do te pshurret ne breke,za-
    gari besnik i vicidolasit ? Ptffuuuuuuu race e ndyre !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*